Panorama (Albania)

Maskat grabisin 10 milionë lekë bizhuteri në argjendari

U larguan drejt Tiranës. Pronari: I pashë nga kamerat pasi ra alarmi

-

Katër persona të maskuar grabisin argjendari­në më të madhe në qendër të qytetit të Lushnjës.

Edhe pse argjendari­a ishte vendosur në hapësirën më të dukshme të qytetit, përballë bashkisë së qytetit, autorët nuk kanë hezituar të marrin parasysh riskun për të vjedhur sende me vlerë, që kapin shumën prej gati 100 milionë lekësh të vjetër. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04: 45 minuta të mëngjesit të së dielës. Sipas Policisë, nga të dhënat e marra prej pronarit të dyqanit, ky i fundit ka treguar se ka arritur që të dëgjojë zhurmën e shkallmimi­t të dyqanit, por pa mundur të bëjë asgjë më tepër. Argjendari­a ndodhej një kat më poshtë banesës së pronarit, çka duket se e ndihmoi pronarin që të zgjohej sapo dëgjoi alarmin. "Sapo ka rënë alarmi zbrita poshtë dhe arrita të shoh katër hajdutët të veshur me kapuç në kokë dhe me kostum sportiv. Një i pestë i priste në makinë", është shprehur pronari i argjendari­së së grabitur. Ndërkohë, Policia e lajmëruar përmes alarmit ka mbërritur disa minuta më pas në vendin e ngjarjes.

TEKNIKA Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e grabitjes ka sekuestrua­r pamjet filmike nga kamera e sigurisë nga një dyqan, që ndodhet përballë argjendari­së së grabitur. Kjo, pasi kamerat e sigurisë së argjendari­së janë marrë nga autorët bashkë me bizhuterit­ë. Sipas hetuesve, katër autorët kanë qenë precizë në kryerjen e grabitjes. Ata duket se e kanë studiuar mirë terrenin sepse vjedhjen e kanë kryer në vetëm dy apo tri minuta. Për të shmangur zhurmën dhe rënien e alarmit që në fillim, autorët kanë përdorur një teknikë të veçantë. Ata kanë vënë në përdorim një krik automjetes­h për të hapur qepenin, duke shmangur në këtë mënyrë dhe zhurmat. Pasi kanë arritur që të ngrenë qepenin, kanë thyer xhamin dhe kanë marrë gjithçka që ndodhej e ekspozuar në banakët e xhamit dhe vitrinat përreth dyqanit. Pronari i ka thënë Policisë së bëhet fjalë për bizhuteri të shtrenjta si ora, unaza, varëse byzylykë e gjithçka tjetër që ishte për shitje. Edhe pse ende nuk janë përllogari­tur dëmet e shkaktuara, vetë pronari ka deklaruar se shuma e mallit të vjedhur kap shifrën e rreth 100 milionë lekëve të vjetër.

AUTORËT Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, e cila shënon vjedhjen më të madhe të ndodhur vitet e fundit në qendër të qytetit të Lushnjës. E gjithë skema e vjedhjes është filmuar dhe ka ndodhur në momentin e ndërrimit të turnit të patrullave policore. Çdo natë një furgon policie qëndron i parkuar afër zonës ku ndodhi grabitja, por autorët kanë vepruar në momentin e ndër- rimit të turneve. Blutë thonë se autorët e vjedhjes kanë shfrytëzua­r momentin kur furgoni i Policisë që patrullon në qytet gjatë natës ka qenë në Komisariat, për shkak se ndërrohej turni i policëve. Disa informacio­ne operative i kanë treguar Policisë se autorët e dyshuar kanë dalë nga Lushnja dhe janë larguar për në drejtim të Tiranës. Ndërkohë, dyshohet se njëri nga autorët e grabitjes mund të ketë shkuar si klient disa ditë më parë në dyqan. Ai është vonuar për të pyetur për bizhuteri që i duheshin, por kjo mund të ketë ardhur për arsye se ka dashur të studiojë ambientet e brendshme të dyqanit, vendin e ndodhjes së mallit, hyrjen, masat e sigurisë etj..

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania