Panorama (Albania)

Hoxha, i dënuar edhe 2 herë për trafik droge në Turqi

-

Në kohën që Admir Hoxha, personi që kishte financuar ngritjen e laboratori­t, ka qenë nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në skenë ka dalë edhe Hekuran Hoxha. Në dosjen e Prokuroris­ë thuhet se biznesmeni Admir Hoxha ka komunikime të vazhdueshm­e me 48vjeçarin nga Xhafzotaj, që u arrestua të premten. Ata janë përgjuar teksa flasin për prodhimin e sasive të ndryshme të drogës dhe më pas trafikimin e saj. Në dosje sqarohet edhe fakti se Hekuran Hoxha flet më pas me shtetasin Saimir Gjepali, i arrestuar gjatë operacioni­t "Vol- Vo 4" në muajin tetor. Sipas Prokuroris­ë, ky i fundit bashkëpuno­n ngushtë me pjesën tjetër të grupit të Shijakut, ku qëllimi është trafikimi i drogës në vendet e Europës Perëndimor­e. Heroina që do të përpunohej në laboratori­n e Hasit, fillimisht do trafikohej drejt Kosovës e më pas drejt Belgjikës dhe vendeve të tjera të BE- së.

DOSJA Gjatë operacioni­t "Vol- Vo 4", gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale me 27 të arrestuar, u shpallën në kërkim edhe 17 persona, 4 prej të cilëve vetëm për laboratori­n e heroinës që u zbulua në Brenog të Hasit. Në dosjen e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda renditen të gjitha veprimet hetimore, përgjime telefonike e ambientale, gjatë të cilave dalin në skenë emrat e të gjithë personave të përfshirë në organizimi­n e laboratori­t të drogës. Sipas veprimeve hetimore, ideatori i ndërtimit të një objek- ti të tillë për përpunimin, jo vetëm të heroinës, por edhe të kokainës, është një biznesmen nga Tirana, pronar i një hoteli në afërsi të Aeroportit të Rinasit. Nga të dhënat e siguruara nga dosja e Prokuroris­ë, biznesmeni Admir Hoxha është njeriu që ka udhëhequr ngritjen e këtij laboratori në bashkëpuni­m me disa anëtarë të arrestuar të grupit kriminal nga Shijaku. Sipas Prokuroris­ë, Admir Hoxha ka mbajtur kontakte me shtetasit Hekuran Hoxha dhe Saimir Gjepali nga Shijaku, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

HETIMI Sipas dosjes së Prokuroris­ë, dy nga anëtarët e grupit të Shijakut, Saimir Gjepali dhe shtetasi Hekuran Hoxha, i cili ka qenë i dënuar më parë në Turqi si i akuzuar për trafik heroine, ka pasur komunikime me biznesmeni­n nga Tirana për laboratori­n e drogës në Has. Prokuroria ka dokumentua­r një takim mes Admir Hoxhës me dy shtetasit turq, Nedjet Cesuroglu allias Lavdërim Limani dhe Iskender Sale në hotelin e tij në Rinas, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokuroris­ë, kanë sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë.

Policia ekzekutoi të premten masën e sigurisë "Arrest me burg", dhënë në mungesë, nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Hekuran Hoxhën, në vijim të operacioni­t të koduar "Vol- Vo 4". Ai akuzohet për kryerjen e 6 veprave penale, "Prodhim dhe shitje e narkotikëv­e", "Trafikim i narkotikëv­e", "Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpuni­m në formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal", "Grup i strukturua­r kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal", "Pastrimi i produkteve të veprës penale". Hekuran Hoxha, u arrestua për herë të parë në vitin 2009, si kapoja i një grupi të strukturua­r kriminal që trafikoi 488 kg heroinë, pjesë e të cilit ishte edhe Alket Hatija. Organizata kriminale që kishte si specialite­t të sajin trafikimin e heroinës nga Shqipëria në Itali, u shkatërrua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Antimafia italiane. Grupi shqiptar që përbëhej nga 5 shtetas nga zona e Shijakut, kishte mundur që gjatë viteve 20032004 të dërgonte në brigjet italiane sasinë rekord të 488 kg heroinë, që e siguronin në Turqi. Pas një koordinimi të suksesshëm të informacio­n- it me palën italiane, Krimet e Rënda arritën të arrestojnë dhe të dërgojnë si të pandehur në gjykatë, shtetasit Hekuran Hoxha, Alket Hatija, Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu dhe Saimir Gjepali, që të gjithë nga Shijaku. Nga hetimet e kryera rezultoi se këta persona kishin marrë pjesë në 18 episode të trafikimit të lëndëve narkotike të dërguara nga Shqipëria dhe Greqia, për në drejtim të shtetit italian. Gjithashtu, Hekuran Hoxha është arrestuar edhe në vitin 2011 si pjesë e një grupi që trafikonte heroinë nga Turqia drejt Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania