Panorama (Albania)

Motra e Ziver Veizit: Drejtësia ende nuk ka shkuar në vend

“Në 8 vite s’kemi parë përpjekje për zbardhjen e së vërtetës”

- GJIROKASTE­R/

Kur kanë kaluar 8 vite nga ngjarja e “21 Janarit”, familjarët e Ziver Veizit thonë se drejtësia ende nuk është vënë në vend.

Ata shpresojnë në rihapjen e çështjes nga institucio­net e reja të krijuara nga Reforma në Drejtësi. Në familjen e Ziver Veizit në Gjirokastë­r po përgatiten të marrin pjesë në ceremoninë e përvitshme të organizuar në nderim të viktimave të 21 janarit 2011. Tradita e përvitshme tashmë e ndan familjen në dy pjesë. Ndërsa dy prej motrave e vëllezërve të Ziverit i bashkohen familjes së tij, bashkëshor­tes, djalit e vajzës në Tiranë, pjesa tjetër e familjes mirëpret miq, të afërm dhe pushtetarë që ndjekin ceremoninë që zhvillohet çdo vit në fshatin Zenelaj, në Gjirokastë­r, aty ku prehet Ziver Veizi. Por ende dhe sot, 8 vite më pas, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi. Për motrat e vëllezërit e Ziverit, drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa hetimet, sipas tyre, janë mbyllur duke e lënë ngjarjen në harresë. “Çdo vit që kalon presim një përgjigje për vrasësit e vëllait dhe çdo vit është njësoj”, thotë vëllai i Ziverit, Çaushi. “Dimë që nuk po bëhet asnjë hetim. Kemi folur edhe me familjarët e viktimave të tjera. Të njëjtën gjë na tha edhe e shoqja e Aleks Nikës, që hetimi është mbyllur”, shton ai. Për motrën e Ziverit, Trëndafile­n, Reforma në Drejtësi nuk do të mund të quhet e tillë nëse nuk zbardh ngjarjen e 21 janarit dhe vënien para drejtësisë të vrasësve të 4 personave. “Asnjë ndryshim nuk ka pasur në këto tetë vite dhe nuk po shohim asnjë përpjekje. Por ne kemi shpresa te drejtësia e re, te këto institucio­net e reja që u krijuan në drejtësi”, tregon Trëndafilj­a. Në fillim të nëntorit 2018, qeveria so- cialiste paraqiti në Kuvend një projektlig­j të ri “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut”, ku ndër të tjera përcaktohe­t se këtë status mund ta marrin të gjithë “shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimi­n e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990”. Ky përcaktim mundëson edhe statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për 4 të vrarët e

protestës së 21 janarit, të thirrur nga Partia Socialiste. Por, dhënia e këtij statusi është një informacio­n për të cilin familja ka dëgjuar vetëm nëpërmjet medias. Për të afërmit e Ziverit, ky është një vlerësim moral, por nuk është zgjidhje për drejtësinë e vrasjes. “Do të na lehtësonte dënimi i vrasësve më shumë sesa dhënia e statusit ‘ dëshmor’, që është një vlerësim moral, por jo drejtësi”, shprehen ata. Prej 8 vitesh tashmë, familjarët e të vrarëve në protestën e 21 janarit apelojnë për drejtësi. Socialistë­t kanë akuzuar ish– Kryeminist­rin Berisha dhe ish– ministrin e Brendshëm Basha, për vrasjet e asaj dite. Prej kohës kur ishin ende në opozitë dhe prej gati dy mandatesh në pushtet, socialistë­t dhe Edi Rama kanë premtuar çdo vit vënien e drejtësisë për ta. Por ende dhe sot nuk kanë mundur të mbajnë premtimin, ndërsa familjarët janë shpërblyer vetëm financiari­sht dhe shpërblimi i radhës duket se do të jetë dhënia e statusit të “Dëshmorit të Atdheut”. Në protestën e 21 janarit 2011 para Kryeminist­risë, përveç Ziver Veizit mbetën të vrarë dhe Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Veizi në atë kohë 43 vjeç, u qëllua me plumb, ndërkohë që qëndronte para hyrjes së Kryeminist­risë bashkë me shumë demonstrue­s të tjerë. Ndërkohë që fillimisht u dyshua për një plumb rikoshet, më pas ekspertiza doli në përfundimi­n se Ziver Veizi ishte qëlluar me plumb të drejtpërdr­ejtë. Veizi ishte viktima e parë që mbërriti në urgjencën e Spitalit Ushtarak.

 ??  ?? Portretet e katër viktimave të protestës së 21 janarit 2011
Portretet e katër viktimave të protestës së 21 janarit 2011
 ??  ?? Motra e Ziverit, Trëndafile Veizi
Motra e Ziverit, Trëndafile Veizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania