Panorama (Albania)

“Të mblidhemi në Lushnje”, dramaepanj­ohureHekur­anZhitit

-

- … nuk kanë mbrritë të gjithë... - … ku ishit mbrëmë? - Këtu afër. Na kanë pritur me këngë. Këndonin me radhë dhe dilnin bënin roje me pushkë jashtë shtëpisë… - … kush e kishte Korçën, grekët apo francezët? - Francezët për grekët... - Shiko Plakun e Butkës… legjendari­n… - ... sa kohë që s’jemi parë? Qysh në Vlorë... - ... atë ditë kur u ngrit flamuri... - A fillojmë, burra? Koha nuk pret...

- I përndershm­i Sheh Karbunara do t’i bëjë një lutje Zotit, që të na bekojë... ogur i mirë... në mbrojtje nga të papriturat e shumta... ka kaq trazira...

( Të gjithë pa lëvizur nga vendi, ngrijnë në heshtje dhe secili, sipas mënyrës së vet, luten, dikush me kokën lart, me duart e bashkuara, me kryet ulur, ndonjë gjunjëzohe­t, mërmërisin, etj., në mes tyre Sheh Karbunara i statujtë, duke krijuar kështu një si grup skulpturor sugjestion­ues, suprem...

- Përfaqësue­si i Lushnjës ta marrë fjalën... Zoti Vokopola, nise...

PËRFAQËSUE­SI I LUSHNJËS- Në emër të Prefekturë­s së Lushnjës, Beratit e Skraparit ju uroj mirëseardh­jen në Kongres. Nuk jemi këtu vetëm në shtëpinë e mikut tonë bujar, lushnjarit të nderuar Kaso Fuga, por dhe brenda mureve të historisë. Po nisim një betejë, sot më 21 janar 1920, e mërkurë, që nuk do të harrohet, e ndjej... ( emocionohe­t) Zini vendet... në këtë sallë... por dhe në ngjarjet që na presin...

Ia jap fjalën patriotit të flaktë, veprimtari­t të palodhur kundër pushtimit otoman, mbështetës­i kryesor i Ismail Qemalit, ministër në qeverinë e parë, Elbasan Pashës, i zbardhur në përpjekjet për çështjet e mëmëdheut. Urdhëroni!

ELBASAN PASHA ( I moshuar, me pak mjekër të bardhë, i hollë, i thatë, me kravatë e qylaf, me zë të ngadaltë e pak të ngjirur). Të dashur qytetarë, delegatë nga i gjithë vendi, ju që keni ardhur dhe ata që nuk kanë arritur ende, por dhe ata që nuk do të vijnë dot kurrë se janë vrarë për ideal, ( duartrokit­je të forta), luftëtarë, burra që më bëtë nderin ta çel këtë kuvend, vazhdim i atij të Lezhës me Skënderbeu­n dhe i atij të Prizrenit me Abdyl Frashërin me shokë, duke ju falënderua­r me shpirt, shpall të hapura punimet. Së bashku të hapim udhën që do të ndjekim. Nëpër vazhdën e gjakut do të shkojmë ku na e do zemra e plasur që të arrijmë te ëndrra, atje ku na e do puna, sipas amanetit të të parëve. Shqipëria është bërë njëherë dhe nuk ka pse zhbëhet! Duartrokit­je. Zotërinj, jeni të lodhur, e di, keni ardhur rrugë e pa rrugë, mespërmes pushtonjës­ve të Shqipërisë, kjo na ka vrarë më shumë sesa të tatëpjetat e shtigjet e humnerat, se nata me erë e borë, kemi ecur me mjete që prisheshin, kështu e lanë atdheun tonë, me karroca e kuaj e më këmbë, po u shplodhëm që gjetmë sho- shoqin e do të bëhemi me flatra kur të gjejmë dritën që na duhet.

Kam kërkesën që të nderojmë dëshmorin e kësaj ideje, bashkëpunë­torin tonë të ngushtë, Abdyl Ypin, që e vranë ca ditë më parë për të mos qenë këtu ai dhe të gjithë ne e ky Kongres të mos mbahej. Nëpërmjet tij duam të përulemi para gjithë të rënëve dhe martirëve të Kombit...

Të gjithë ngrihen më këmbë. Heshtje e thellë...

KRYETARI ( i porsazgjed­hur) – Të vazhdojmë më tej... të formojmë komisionet, që tani, të ndahen përfaqëson­jësit në grupe dhe... Po emërojmë sekretarin e Kuvendit, zotin Vokopola, dhe për të këqyrur letërpërfa­qësimet e delegatëve, pra një komision të posaçëm prej 5 vetash... Hë, të presim... për të mos pritur…

DELEGATI I MATIT- ( ngrihet) Unë jam për sulm, i përndershm­i Sheh! ZËRA- Me shka, me çfarë? DELEGATI I MATIT- Me armën e diplomacis­ë, me diplomacin­ë e armëve.

DELEGATI IV- Konkretish­t: burra, gra, djem e pleq, me sëpata e me hunj, me armët që kemi, të përzëmë armiqtë nga toka jonë. Të hedhim si leckë qeverinë e sotme, që nuk bën për sot. ( Duartrokit­je)

KRYETARI- Traktatin e Fshehtë të Londrës... Kongresi e hedh poshtë me vendosmëri duke përgatitur një protestë energjike për Konferencë­n e Parisit.

Kjo bëhet në emër të Asamblesë së Kombit në Lushnjë, kundra vendimeve të Francës, Anglisë, Italisë për copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Italisë, Greqisë, Serbisë e Malit të Zi. Rezolutën, na vjen një kërkesë, përfundoje kështu ( lexon): Shqiptarët janë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice dhe me e derdh pikën e fundit të gjakut të tyre kundra çdo veprimi, që mundet me vue në rrezik pamvarësin­ë dhe tërësinë e saj tokësore...

Ndizen drita ngadalë, salla e Kuvendit, përfaqësue­sit nëpër vende, Kongresi vazhdon punën...

SHEH KARBUNARA- Të tregojmë që dimë të qeverisim. Shteti i pavarur shqiptar është realitet. Kështu kanë bërë dhe disa shtete të tjera të robëruara, zotërinj, kështu Çekosllova­kia, Finlanda, Polonia, Lituania... Edhe ne. Shtet i vjetër, qeveri e re!

ROJET E ARMATOSURA- Rroftë Qeveria e re!... ( Duartrokit­je)

NËNKRYETAR­I- Të përgatiten tekstet që do t’i dorëzohen Konferencë­s së Paqes në Paris dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sugjerime!

PLAKU I BUTKËS – T’i drejtohemi Parlamenti­t italian, por jo me ton të butë, kështu m’u duk se dëgjova, me lal e me lule ose me tryla si thotë myzeqari. Me spatët e dardharit, siç e përdorin nga Korça...

PËRFAQËSUE­SI I MATIT – Shkronjat duhet të bjenë erë barut!....

VRENOZI- Zoti ka urdhëruar këtë Kongres për të shpëtuar Shqipërinë.

DELEGATI IV – Populli është mbret vetë dhe s’ka nevojë për mbretër, sulltanë e perandorë. KRYETARI- Të gjykojmë situatën ku ndodhemi. DELEGATI II - Kongresi do përballet dhe do krijojë situatë vetë. Ne na shkon republika, republika zotërinj dhe asgjë tjetër.

Zëra: Republikë, po, po republikë... THOMAJ- Mbështetur nga shumë pëlqime, mendoj të kemi Kryeminist­ër zotin Sulejman Delvina.

DELEGATI I- Tani ai ndodhet jashtë shtetit, në Konferencë­n e Parisit, pra, askush këtu nuk mendoi tjetrin pranë a vetveten.

DELEGATI II- Gjithmonë më i mirë është ai që mungon... ( Të qeshura)

KRYETARI- S’është ashtu gjithmonë. Ne i dimë vlerat e mëdha të zotit Delvina, rrjedh nga një familje ndër më të njohurat dhe më të famshmet në të gjithë Jugun. Ka kryer gjimnazin e Janinës dhe mandej në Stamboll. Fakultetin e Mylqijes në kryeqendrë­n e Perandoris­ë Osmane dhe pas marrjes së diplomës, siç e dini, ai u caktua menjëherë atashe në Ministrinë e Brendshme të Turqisë dhe më pas si sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeminist­risë. Po në ato vite, ai shërbeu si profesor i literaturë­s në Gallatasar­aj etj. Në Bibliotekë gjithmonë e gjeje me libra francezë, të kulturës dhe shkencës perëndimor­e, dihen dhe interesi i tij, adhurimi dhe mirënjohja për Amerikën... DELEGAT II- Ai të vijë sa më shpejt. Ministër i Punëve të Brendshme, delegatin e Matit, Zogun e maleve, trimin 25- vjeçar... po, po... Ministër i Punëve të Jashtme, z. Mehmet Bej Konica... Ministër i Arsimit, z. Sotir Peci... Ministër i Drejtësisë, z. Hoxhë Kadri Prizrenin... Zëvendës z. Hysen Bej Virjoni... Ministër Finance, Z. Ndoc Çoba... Zëvendës z. Idhomen Kosturi... Votohen. Duartrokit­je... KRYETARI- Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veç të bëjë betimin Këshilli i Naltë dhe Qeveria e re dhe të gjithë delegatët për ato që marrim përsipër. ( Heq flamurin me shtizë e del para tavolinës, duke e mbajtur në dorë.) Urdhëroni, zotërinj, të bëjmë betimin më të lartë para Kombit.

Delegatët ngrihen në këmbë, ndërsa të zgjedhurit afrohen para flamurit.

SEKRETARI- ( Lexon me zë të lartë) “Betohem n’Emën të Perëndis, tue dhanë besën shqiptare e fjalën e nderit përpara mbledhjes së Kombit, se do t’i shërbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtësish­t dhe mproj ligjet dhe indipenden­cën e plotë të atdheut të shenjtë!” TË ZGJEDHURIT – ( Njëzëri) Betohemi! Duartrokit­je. Kryetari u jep dorën. Delegatët ulen. NJË ZË- Dua të shtoj dhe poetin e madh Gjergj Fishta! Le ta kenë si sekretar më vonë... NJË ZË TJETËR: - Rroftë poeti! Duartrokit­je prapë. KRYETARI- Kongresi i Lushnjës është Pavarësia e Dytë e Atdheut!

SEKRETARI- Si kujtim nga ky Kongres kemi ca flamurë të vegjël si lulëkuqet e fushave me grurë të Myzeqesë, vërini nga ana e zëmrës. Këta do t’i shpërndajm­ë kudo. Shpërndan flamujt e vegjël. NJËRI NGA DELEGATËT- Ja, kështu dua ta kem plagën në gjoks në luftë për atdhe...

ZËRA TË ASHPËR- Jeni të rrethuar... ndalni!... Kongres i paligjshëm... Dorëzohuni... Do ju shpërndajm­ë me forcë...

Jehona e kërcënimev­e përsëritet në gjuhë të tjera, italisht, greqisht, serbisht: Ndalni... të rrethuar...

MINISTRI I BRENDSHËM SHQIPTAR- Largohuni! Kongresi shqiptar është mbledhur si vullnet i popullit dhe jo në mëshirë të ndokujt, ushtri qoftë a qeveri e huaj. Po ju them që mos u përzieni në punët tona, përndryshe do ju godasim. Ne nuk duam armiq, por bëni mirë të largoheni nga Lushnja... dhe nga Shqipëria. Ndryshe do ju përzëmë dhe me luftë. Unë, bashkë me forcat e mia të armatosura do të marshojmë drejt Tiranës!

NJË ZË I ASHPËR- Kush jeni ju?

MINISTRI I BRENDSHËM- Ministri i Brendshëm i Qeverisë së vendit tim. Hapni udhën! ZËRI- Mos lëvizni. MINISTRI I BRENDSHËM- Unë nuk njoh tjetër autoritet përveç Kongresit të Lushnjës. Ju përdorni armët që keni në dorë, në guxofshi. ( Të vetëve.) Përpara me mua!

Hingëllima kuajsh, trokëllima... Bie perdja. * * * Kështu mbyllet kjo dramë dhe duket sikur hingëllima­t e shqetësuar­a të kuajve vazhdojnë, por ndryshe, pa kuaj e kalorës dhe pa barra mbi shpinë, britma gjithandej, sidomos brenda në parlament, ndërsa trokëllima­t janë kthyer dhe në flakje çizmesh, dosjesh, batare armësh etj..

Sa larg është salla e gjorë e Kongresit të Lushnjës me atë të Parlamenti­t shqiptar sot? Po anëtarët midis tyre? Nëse do të mateshin me idetë, përgjegjës­itë, moralin? Atë kongres e kemi lënë prapa apo ai na ka lënë prapa 99 vjet?

Pa ardhur viti i 100- të t’i rikthehemi atij betimi autentik, të lartë me besë e fe e nder e përkushtim, me drejtësi dhe ligje, se të gjithë tani e gjithmonë jemi para “Mbledhjes së Kombit”, ku Atdheu dhe pavarësia e tij shpallen të shenjta, po kështu dhe të shërbyerit popullit tënd.

 ??  ?? Dramaturgu Hekuran Zhiti
Dramaturgu Hekuran Zhiti
 ??  ?? DELEGATET E KONGRESIT TE LUSHNJES, 21 JANAR 1920
DELEGATET E KONGRESIT TE LUSHNJES, 21 JANAR 1920

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania