Panorama (Albania)

“Teatri Kombëtar, i kalbur, të ngrihet një i ri pa kulla”

“Jam dakord me aktorët, që aty të mos ndërtohen ndërtesa të tjera që t’i marrin frymën Teatrit”

-

mbledhjes së 81 partive. Kishin marrë edhe sozinë e Enverit me vete. Enveri do të dilte kundër bllokut komunist dhe jeta e tij rrezikohej, ndaj ishin marrë të gjitha masat. Kishin marrë sozinë me vete, që edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush ishte dhe ç’u bë me të. KGB- ja e kishte përgatitur planin, por në vend të Enverit hipën sozinë në makinën e blinduar, nga ana tjetër, këta e morën me makinë, pastaj me tren dhe e sollën Enverin deri në Hungari, në Budapest. Pastaj në Itali e priti Kadri Hazbiu. Kur na i tregonte këto gjëra, i thotë mamaja ime: “po nuk i dhe një të shtyrë ta hidhje poshtë ure, koburen me vete e kishe...” Si u përgjigj ai? Nuk ishte e vështirë që ta vrisje e ta hidhje nga dritarja e trenit, por çfarë do të ndodhte më pas?! I gjithë kompartame­nti i trenit ishte i mbushur me roje. Ai ishte aq i mbrojtur dhe kishte aq shumë bodiguardë dhe roje, saqë as këta nuk e dinin se cilët ishin. Nuk njihnin as njëri- tjetrin. Ata ruanin Enverin, por ruheshin dhe nga njëri- tjetri.

Edhe pse është tërhequr nga skena dhe ekrani, ndonëse nuk i mungon dëshira për të luajtur sërish, Zhani Ziçishti nuk është indiferent ndaj ngjarjeve në fushën e kulturës.

Një nga aktorët më të njohur shqiptarë të para ‘ 90- s tregon për njohjen e tij me Kryeminist­rin Edi Rama. Ai jep mendimin e tij në lidhje me vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e një godine të re në vend të saj, si edhe për rikonstruk­sionin e Teatrit të Korçës. Nëse për të parin ai është dakord që të shembet dhe të ringrihet nga e para në të njëjtën hapësirë ku ndodhet sot dhe pa kulla pas, për Teatrin e Korçës shpreh pakënaqësi. Sipas tij, ajo nuk është një sallë për teatër, por për kinema.

Ju thatë se nuk merreni me politikë, por ama duhet ta keni një mendim për Kryeminist­rinartist... Mendoni se po bën sa duhet për artin?

Ramën e kam simpatizua­r që herët, si njeri me kulturë, si orator shumë i mirë dhe me një ironi therëse, sarkastik... Më ka pëlqyer kur mblodhi Partinë Socialiste dhe foli një orë e gjysmë pa letër. Është shumë i zoti... E njoh që në vitet e Institutit, kur punonte deri në 04: 00 të mëngjesit. Ishte shumë i apasionuar. Asokohe më pëlqente, por tani ai mendim i mirë që kisha më është përmbysur. Ai duhet të bënte shumë për teatrin, për filmin. Nuk më vjen mirë që i fyen artistët... Po ai e rikonstruk­toi Teatrin e Korçës... Ajo nuk është sallë teatri, është kinema. E kritikoi edhe vetë ai. U tha, s’keni bërë gjë. Një investim shumë i madh i hedhur aty, për të bërë një sallë, që për t’u ulur duhet të ngresh gjithë radhën më këmbë e të përplasesh me njerëzit, aq të ngushta janë radhët. Por mbi të gjitha nuk ka akustikë. Duke qenë inxhinier, e njoh shumë mirë këtë fushë. Kur ndërtohet një skenë, së pari, duhet zgjidhur problemi i akustikës, pastaj të tjerat. Duhet të të vijë aktori para hundës që ta dëgjosh. Po hyri më tutje, i humbi zëri, e thith errësira, paskuintat. Kanë bërë një gropë skene, që nëse do të bësh një koncert, orkestra s’duket fare, as dirigjenti nuk duket. Ajo është thjesht një kinema për çiftet.

Po për vendimin për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar, çfarë mendoni?

Nga sa di, ajo është ndërtuar nga italianët, si pjesë integrale e Ministrisë së Brendshme. Aty kishin bare, restorante, bënë dhe një skenë për mbledhje. Për mendimin tim, të dyja ndërtesat duhen rrafshuar komplet. Nuk është teatër ai. Pavarësish­t nga ndërhyrjet që janë bërë, që në kohën kur ne ishim studentë, kur ngjiteshe në galeri, tundej teatri i tërë. Është i kalbur dhe çudi se si ka rezistuar. Duhet prishur, por në vend të tij duhet të ndërtohet një teatër i stilit klasik. Në çdo vend të botës, kishat, xhamitë dhe teatrot ruajnë një stil dhe nuk e ndryshojnë. Një teatër me kolonada, që të mund të duket nga të gjitha anët.

Si ju është dukur projekti i paraqitur nga arkitekti danez?

Beton dynjaja, si në bunker. Këta hedhin beton e hekur, që të fitojnë sa më shumë para. Unë jam dakord me aktorët, që aty të mos ndërtohen ndërtesa të tjera që t’i marrin frymën Teatrit. Ai që merr përsipër ta bëjë, do hisen e tij, por nuk bëhet kështu. Tirana është kryeqendër e kulturës dhe ka nevojë për një teatër, që të mbetet për gjithë jetën. Për mua, të prishet e të ndërtohet një i ri, por pa kulla mbrapa.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania