Panorama (Albania)

QËNDRIMI I KRYEMINIST­RIT HARADINAJ

-

Ramush Haradinaj ka përmendur ‘ luftën’ kur ka komentuar mbi prekjen e kufijve të Kosovës, pasi propozimi i Presidenti Thaçi për të përfshirë Luginën e Preshevës në bisedimet me Serbinë u “përkthye” menjëherë nga ekspertë të shumë shqiptarë dhe të huaj, si rikthim i idesë së shkëmbimit të Veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, një opsion i propozuar shumë kohë më parë nga Serbia. Aktualisht, Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë edhe me një ekip negociator, të cilin e udhëheq Fatmir Limaj e Shpend Ahmetin si lehtësues të marrëveshj­es, që do të arrihet mes Thaçit dhe Presidenti­t serb, Aleksandar Vuçiç. është vetëm për të shkëmbyer territore, por edhe për shumë aspekte të tjera”, ka thënë Presidenti i Kosovës për agjencinë austriake “APA”. “Është një risi që Rusia do të mbështesë një marrëveshj­e, e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Thaçi. Kur u kthye në Kosovë, ai shkroi se marrëveshj­a finale përfshin korrigjim kufijsh. “Kjo marrëveshj­e nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimi­n e kufijve, por edhe me aspekte të tjera. Kjo marrëveshj­e do të jetë gjithëpërf­shirëse, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje”, ka shkruar Thaçi në një status në FB. Nuk është e qartë nëse termi i përdorur në intervistë për median austriake është lapsus i gazetarit apo nëse Presidenti i Kosovës është shprehur vërtet ashtu. Nuk ka pasur përgënjesh­trim të menjëhersh­ëm të tij për intervistë­n. Ideja për ndryshimin e kufijve në Ballkan është kundërshtu­ar nga të gjitha partitë politike në Kosovë, përfshirë edhe ish- partinë e tij, PDK, si dhe nga shumë vende të BE- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania