Panorama (Albania)

Protestat e dhunshme në Athinë, plagosen policët

Protestues me zjarrvënës tentuan të hynin në Parlament

-

Përkrahës të opozitës kanë protestuar në Athinë gjatë ditës së diel për të kundërshtu­ar marrëveshj­en mes qeverisë së Shkupit dhe Athinës për emrin, në një tubim paqësor të kthyer në përleshje të dhunshme me policinë.

Dhjetëra mijëra protestues të dhunshëm kërkonin të hynin në ndërtesën e Parlamenti­t të dielën, duke përdorur shkopinj, zjarrvënës­e dhe objekte të tjera të rrezikshme, për të sulmuar oficerët që ruanin ndërtesën. Tubimi i thirrur pak ditë para se Parlamenti grek të votojë për ratifikimi­n e një marrëveshj­eje për të riemëruar fqinjin verior të vendit si Maqedonia e Veriut, ishte paqësor në pjesën më të madhe. Por rreth orës 13: 00 me orën lokale, nisën përplasjet dhe pamjet në mediat sociale tregonin policinë duke përdorur gaz lotsjellës ndaj disa demonstrue­sve. Policia tha se 10 oficerë ishin plagosur në përleshje. Organizato­rët e tubimit thanë se protesta e së dielës mund të jetë një nga më të mëdhatë e tyre, me 600,000 pjesëmarrë­s. Por Policia vlerësoi se pjesëmarrj­a ishte afërsisht 60,000 vetë. Greqia e ka kundërshtu­ar shumë emrin “Maqedoni” për fqinjin e saj verior, duke thënë se kjo nënkuptont­e aspiratat territoria­le mbi një rajon të veriut grek, me të njëjtin emër. Sipas marrëveshj­es së nënshkruar nga Athina dhe Shkupi në qershor, Maqedonia do të ndryshojë emrin e saj në Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të heqë veton ndaj anëtarësim­it të saj në NATO dhe BE. Parlamenti maqedonas e ratifikoi këtë muaj, por duhet të miratohet edhe nga ligjvënësi­t grekë. Priftërinj­të dhe politikanë­t e krahut të djathtë ishin midis protestues­ve në Athinën qendrore të dielën, me flamuj grekë dhe slogane “Maqedonia është greke”. Kundër- protestues të majtë u mblodhën në Athinë, duke bërë që policia të përdorë autobusë për të krijuar një pengesë fizike mes dy grupeve.

 ??  ?? Protestues­it kundër Policisë në Athinë
Protestues­it kundër Policisë në Athinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania