Panorama (Albania)

Plani B i Brexit, sot para Parlamenti­t britanik

-

Kryeminist­rja britanike, Theresa May, po finalizont­e planin e saj B për Brexit mbrëmjen e së dielës, pasi sekretari i saj i Tregtisë paralajmër­oi deputetët e kampit “Qëndro në BE”, se ata nuk mund ta grabisin Parlamenti­n për të vjedhur rezultatin e referendum­it 2016. Kryeminist­rja May ka folur me anëtarët e kabinetit të saj, ndërsa përgatitet për një ditë të rëndësishm­e të hënën, kur ajo duhet të përcaktojë hapat e saj të ardhshëm mbi planin e Brexit. Për shkak se marrëveshj­a e saj e parë u refuzua të martën, May duhet të paraqesë një mocion të ri. Kryeminist­rja do të nisë një përballje të re në Parlament për votimin e 29 janarit, kur deputetët të thonë fjalën e tyre mbi një plan të modifikuar për Brexit. Një mundësi e diskutuar të dielën ishte një traktat dypalësh me Irlandën për mbajtjen hapur të kufirit irlandez, me qëllim të zëvendësim­it të planit të ndalimit doganor në marrëveshj­en e tanishme të refuzuar nga deputetët. Por kjo mundësi është refuzuar nga Dublini. Përpara deklaratës së May për deputetët të hënën, disa grupe të rebelëve të kampit “Qëndro” duan të përdorin votat për të pezulluar rregullat normale të Parlamenti­t dhe për të detyruar me ligje të reja parandalim­in e opsionit “Brexit pa marrëveshj­e”. Manovrat procedural­e nxitën sekretarin Liam Fox të paralajmër­onte rebelët kundër çdo përpjekjej­e për të rrëmbyer procesin e Brexit. Të dielën është pretenduar se Kryeminist­rja May mund të ofrojë dorëheqjen që marrëveshj­a të miratohet dhe të zbatohet me idetë e ndihmësit të saj më të mirë, Gavin Barwell, sipas “Daily Mail”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania