Panorama (Albania)

Gatuzo shfryn ndaj Higuain: Mund të kishte bërë më shumë

Trajneri: Gonzalo nuk ishte gati për luftë, Piontek s’ka ardhur ende

- TIRANE

Konferencë për shtyp e zjarrtë ajo e djeshmja nga ana e Xhenaro Gatuzos. Ekipi i tij sot në orë 15: 00 luan ndaj Xhenoas, teksa trajneri në konferencë për shtyp analizoi jo vetëm rivalin, por edhe shumë aspekte të tjera.

Nisur nga Superkupa e deri te merkato, duke kaluar mes çështjes "Higuain", Rino shpjegoi çdo temë të aktualitet­it kuqezi. Argjentina­si ( drejt Çelsit për 306 mijë euro në javë) nuk është grumbullua­r për takimin e sotëm, pasi nuk konsideroh­et i gatshëm psikologji­kisht, me trajnerin që zbulon se lojtari mund të kishte bërë diçka më shumë për kauzën e Milanit.

Çfarë ju shqetëson më shumë në këtë moment?

Më shqetëson fakti se duhet të gjejmë lojën, qetësinë, e të luajmë me ekipin më të mirë të mundshëm. Ndaj Xhenoas mungojnë katër lojtarë, teksa po të shohim renditjen, e kuptojmë se sa delikate është kjo ndeshje. Duhet të qëndrojmë të përqendrua­r për 90 minuta dhe të dalim me rezultat pozitiv.

Sa mund të ndikojë mungesa e Higuain në arritjen e fitores?

Objektivat tanë dihen dhe duhet t'i arrijmë si ekip. Sigurisht, situata e Higuain nuk na ka ndihmuar. Nuk jam i zhgënjyer nga ai, me mua është sjellë gjithnjë mirë. Diçka e tillë na ndodhi edhe me Bonuçin, por respekti mbetet. Gonzalo mund të bënte më shumë, por mbase edhe ne duhet ta vinim në kushte më të mira. Mbetet fakt që pa të nuk kemi humbur kurrë.

Higuain largohet, por vjen një tjetër bomber si Piontek...

Ne humbim një lojtar të madh, gjithnjë nëse do të largohet. Piontek ka karakteris­tika të veçanta, por për të do t'ju flas nëse vjen te Milani. Aktualisht, kemi në skuadër disa sulmues, por me Kutronen luajmë ndryshe, madje edhe me Kastijehon kur e kemi provuar, kemi luajtur në një tjetër formë.

Çfarë i ngelet Milanit nga Superkupa?

Fizikisht ishim mirë dhe bëmë një paraqitje të mirë. Problemet nisën kur ngelëm me dhjetë lojtarë. U treguam të zotë në shumë aspekte, por Juvja ishte më lart. Ndaj rivalëve më cilësorë duhet treguar karakter sepse ky aspekt ndonjëherë bën diferencën.

Po ju çfarë ju ndodhi pas asaj ndeshjeje?

Humba toruan. Isha shumë i nervozuar, ndërkohë që duhet të kisha respekt. Ishte një gabim i imi ai reagim, por të tilla gjëra janë pjesë të futbol- lit. Arbitrat gjithashtu mund të gabojnë, por ky sport përfshin edhe VAR- in, ndaj le ta përdorim sepse nuk kushton asgjë.

Si vjen skuadra në ndeshjen kundër Xhenoas?

Shpirtëris­ht jemi mirë, por stërvitjet e fundit kanë qenë ndër më të dobëtat që kam parë. Ekipi është ndikuar negativish­t nga zërat e merkatos. Me Higuainin kam folur, por nëse do të ketë lajme zyrtare, do të flasë Leonardo. Lufta bëhet me ata që janë gati dhe Gonzalo nuk është.

Përse ka kjo skuadër kaq shumë vështirësi mentalitet­i?

Sepse është një grup i ri që nuk e ruan dot qetësinë. Sapo pësojmë një rrezik, shpërqendr­ohemi, por kjo nuk duhet të ndodhë më. Milani i 7- 8 ndeshjeve të para propozonte një futboll të bukur, ndër më të bukurit e Serisë A, por ja që portierët ekzaltohes­hin ndaj nesh. Në një rrugë të gjatë si kampionati, duhet edhe pak fat. Personalis­ht do të hidhja firmën për të parë Milanin e fillimit të sezonit.

Bilia po riaftësohe­t, mbase ju ndihmon për t'u rikthyer estetikish­t.

Lukasi duhet të punojë i qetë. Të shohim ç'do të ndodhë, pasi aktualisht vetëm vrapon. Aktualisht i gëzohem rikthimit të Susos dhe Kontit. Për spanjollin do të vendos nesër ( sot), ndërsa Konti është gati, edhe pse nuk luan dot 90 minuta.

Pas Paketës prisni ndonjë dhuratë tjetër nga merkato?

Dhurata pres nga ime shoqe kur kam ditëlindje­n, nga askush tjetër. Paketa është një lojtar shumë i mirë, por klubi ka disa parametra ekonomikë që duhen respektuar. Me drejtuesit flas shpesh dhe nuk kam asnjë problem me ta, ndryshe nga sa thuhet në media. Unë jam trajner, Leo dhe Maldini drejtues, teksa klubi na udhëzon. Të shohim nëse do të kemi mundësi të ndërhyjmë në merkato.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania