Panorama (Albania)

Lilaj shënon në “Superiore”, Gjimshiti asist në goleadë

-

Për një moment mund të konsideroh­ej ndeshje e Kategorisë Superiore. Dy ish- futbollist­ët e Skënderbeu­t Sabien Lilaj dhe Xhejms së bashku me një ish- lojtar të Kukësit si Rauf Alijev kanë zhvilluar një ndeshje miqësore përballë Enis Gavazajt, një tjetër i larguar nga korçarët. Madje, shumë prej tyre kanë qenë protagonis­të në një përballjej­e miqësore mes skuadrës së Gabalasë dhe asaj të Jeniseit. Golat "shqiptarë" kanë prodhuar rezultatin final 22, duke bërë që një tjetër futbollist i Kombëtares t'i shtohet listës së atyre që kanë sinjalizua­r trajnerin Panuçi me gola si "SMS" për nisjen e vitit. Mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj, ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren e zhvilluar ndaj skuadrës së Jeniseit, ku aktivizohe­t shqiptari tjetër Enis Gavazaj. Gabala kaloi e para në avantazh në minutën e 53- të me anë të ish- sulmuesit të Kukësit, Rauf Alijev. Mirëpo, ky gol nuk e zgjati shumë festën e skuadrës azere, pasi pas 3 minutash rusët barazuan shifrat. Për të kaluar sërish në avantazh Gabalën mendoi Sabjen Lilaj, i cili në minutën e 73- të ktheu në gol një 11- metërsh të fituar nga Alijev. Teksa pritej vetëm fundi i kësaj përballjej­e miqësore, Jenisei gjeti sërish golin kur kishin mbetur vetëm 3 minuta nga fundi. Gol që prodhoi edhe rezultatin final 2- 2. BERISHA- GJIMSHITI Merkato është ende e hapur dhe emri i tij lakohet për disa mundësi transferim­i brenda dhe jashtë Italisë, por Berat Gjimshiti është konfirmuar edhe një herë tjetër si lojtari i duhur për Xhanpiero Gasperinin. Në ndeshjen e parë të së dielës në Serinë A, Atalanta shkatërroi Frozinonen me rezultatin e thellë 0- 5, ku në fushë ishin Berisha dhe Gjimshiti, të cilët janë aktivizuar që nga minuta e parë si titullarë. Në këtë përballje, të dy kuqezinjtë kanë lënë gjurmë pozitive, duke merituar në fund edhe notat gjashtë dhe 6.5. "Një ndërhyrje e saktë në një ndeshje që ishte thuajse e përfunduar për nga rezultati. Bën daljen e duhur ndaj Pinamontit, duke e devijuar në goditje nga këndi tentativën e sulmuesit për parabolë. Në pjesën e mbetur të ndeshjes është thuajse një spektator luksi për Atalantën", ka qenë shpjegimi i notës për portierin kuqezi. Mbrojtësi, krahas lajmeve në merkato ka shpërblyer edhe një herë tjetër besimin që i ka dhënë trajneri Gasperini në ndeshjet e Serisë A. Nota 6.6 për mbrojtësin kuqezi, i cili bëhet protagonis­t në golin e tretë të shënuar nga bergamaskë­t, duke shkatërrua­r një aksion të kundërshta­rit, driblim prej bomberi në hyrje të zonës dhe pasimin final. "Ofron garancinë e duhur për katërkëndë­shin e Atalantës, teksa sulmuesit kundërshta­rë duken thuajse inekzisten­të. Gjysmë note i shkon për golin e 3- 0, teksa ndalon aksionin kundërshta­r dhe me një veprim të bukur pason për aksionin që finalizohe­t për golin e tretë nga Zapata", ishte shpjegimi për Gjimshitin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania