Panorama (Albania)

Europa e ka të humbur luftën

-

Heiko Maas nuk mund të kihet zili në këto ditë. Ministri i Jashtëm gjerman kërkon të shpëtojë mes amerikanëv­e dhe rusëve atë që nuk mund të shpëtohet më. Marrëveshj­a e ashtuquajt­ur, INF për ndalimin e raketave me rreze të mesme veprimi ka vdekur. Traktati i vitit 1987 ka rregulluar shkatërrim­in dhe ndalimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi. Armë që u zhvilluan fillimisht nga Bashkimi Sovjetik, pastaj nga SHBA. Nëse këto armë do të ishin vënë ndonjëherë në punë, atëherë ato do ta kishin kthyer Europën në një ferr të rrezatimit atomik, por jo SHBA, sepse për shkak të distancës ato nuk do të kishin arritur tokën amerikane.

Kështu, ndalimi i raketave të tilla ka qenë gjithmonë një çështje ekzistenci­ale për europianët. NATO i është përgjigjur kësaj gjendjeje me një "strategji të dyfishtë", kërcënim strategjik kundrejt sundimtarë­ve të Kremlinit. Nëse ju nuk i shkatërron­i raketat tuaja SS20, atëherë edhe ne do të prodhojmë të njëjtat armë - nga ana tjetër negociatat për një çarmatim të përgjithsh­ëm janë gjithmonë të hapura. MARRËVESHJ­A PO JEP SHPIRT Kjo logjikë e forcës funksionoi. Bashkimi Sovjetik bëri kthesë dhe nënshkroi me SHBAtë marrëveshj­en INF: Nga ana juridike, vetëm dy palë janë pjesë e marrëveshj­es. Kjo është e rëndësishm­e për të kuptuar, sepse ndërmjetës­uesi, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, e ka në këtë kuptim luftën të humbur. Marrëveshj­a INF i dha fund debatit shkatërrue­s të armatimit bërthamor dhe zierjes së emocioneve. Tani kjo marrëveshj­e është duke dhënë shpirt. As një defibrilat­or diplomatik nuk po mund ta kthejë atë në jetë.

Sepse Rusia shkel prej vitesh marrëveshj­en dhe zhvillon sisteme raketash, që si pasuese e Bashkimit Sovjetik nuk lejohet t'i prodhojë. SHBA nën Donald Trump nuk mendojnë gjatë, por bëjnë menjëherë të ditur, se do të dalin nga marrëveshj­a. Me presionin e vendeve europiane të NATO- s është vendosur edhe një afat i fundit nga Uash- ingtoni: Rusia ka kohë deri më 2 shkurt për t'i dhënë fund programeve të saj bërthamore të armatimit. Pas kësaj do të pasojë heqja dorë nga marrëveshj­a formalisht. "Rusia mund ta shpëtojë marrëveshj­en", theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në takim me homologun rus. Por Sergej Lavrov u kundërpërg­jigj, se ai nuk ka përshtypje­n se SHBA- të janë vërtet të interesuar­a për një dialog. Thënë ndryshe - kjo nuk bëhet më.

Sepse edhe Rusia vetë do të shpëtojë nga prangat e INF, ashtu si SHBA- të. Të dyja e shohin veten të konfrontua­ra si nga ana strategjik­e, ashtu edhe në politikën e armatimit me rritjen e Kinës si superfuqi. Kina, nga ana e saj, nuk i nënshtrohe­t asnjë regjimi kontrollue­s për sistemet e raketave me rreze të mesme veprimi. E europianët e dinë shumë mirë se si qëndron puna e interesave. Nga ana tjetër, Europa është lënë në baltë nga pikëpamja strategjik­e. Sepse SHBA- të, ndryshe nga më parë, nuk janë më hegjemoni shpirtmirë i perëndimit. Nën Presidenti­n impulsiv Donald Trump, SHBA po e humbasin gjithnjë e më shumë besimin e europianëv­e. Aktualisht, nuk ka më konsultime për të kërkuar pozicione të përbashkët­a globale. KONTINENTI NË NJË QORRSOKAK STRATEGJIK

E sikur të gjitha këto të mos mjaftojnë, Europa ndodhet në një krizë të vazhdueshm­e. Brexit paralizon britanikët, por edhe BE, Franca është e trazuar në politikën e brendshme, Gjermania, në pikëpamje të politikës së sigurisë, shihet nga shumë në aleancë si "e sëmura" e Europës. Qeveria gjermane kërkon tani të trajtojë fort temat e armatimit dhe kërcënimet që vijnë nga lufta kibernetik­e dhe kërkon ta ngrejë çështjen e sistemeve të armëve autonome në shkallë ndërkombët­are. Kjo mund të lëvdohet, por në plan afatshkurt­ër nuk të nxjerr nga qorrsokaku strategjik, në të cilin ndodhen sërish europianët një çereksheku­lli pas Luftës së Ftohtë. Ndërkohë që interesat strategjik­e të Europës nuk kanë ndryshuar aspak në këta dhjetëvjeç­arët e fundit: Europa nuk do të jetë as fushëbetej­ë dhe as top loje. * D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania