Panorama (Albania)

Salianji jashtë Kryesisë së PD, jep dorëheqjen si sekretar grupi: Të kthehet në standard

ZGJEDHJET NE PD, BASHA MBLEDH KRYESINE E RE. SOT, DATA E PROTESTES

- Ervin Salianji

Largimin nga Kryesia e Partisë Demokratik­e për të respektuar kuotat gjinore, deputeti Ervin Salianji e ka shoqëruar me dorëheqjen e tij nga detyra e sekretarit të Grupit Parlamenta­r.

Nga votimi i Këshillit Kombëtar të PD- së, Salianji ngeli jashtë Kryesisë së re, edhe pse siguroi votat e nevojshme. Emri i Salianjit dhe katër deputetëve demokratë u spostuan nga lista për të plotësuar kuotën 15% të pjesëmarrj­es së grave në Kryesi. Me një reagim publik, Salianji ka njoftuar se do të mbajë përgjegjës­itë e tij politike, duke u dorëhequr nga posti i numrit 2 të Grupit Parlamenta­r dhe duke i shërbyer partisë në terren. "Falënderoj demokratët dhe miqtë që më kanë mbështetur dhe më mbështesin! Numërimi për Kryesinë më nxori jofitues me 1 votë, kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjës­inë e duhur. Ndaj, duhet marrë koha e nevojshme për të vendosur se çfarë duhet të bëj më shumë për të merituar besimin, për të luftuar me qeverinë apo të bëj opozitë më të fortë për të qenë përfaqësue­s i demokratëv­e për një fitore edhe në numra, edhe në frymë. Gjykoj që çdo herë verdikti duhet lexuar qartë dhe duhen mbajtur përgjegjës­i. Mendoj që politika dhe Partia Demokratik­e kanë nevojë për vendosjen e një standardi përgjegjës­ie, ku secili sipas funksionit mban përgjegjës­i", shkruan Salianji.

STANDARDI Sipas deputetit demokrat, dorëheqja në politikën shqiptare duhet të kthehet në një standard për çdo ligjvënës apo funksionar partie. Për këtë arsye, sipas deputetit të PD- së, postin e sekretarit të Grupit Parlamenta­r që ai mbante deri këtë të hënë, duhet ta mbajë dikush që do ta zgjedhë Kryesia e re. "Gjykoj që dorëheqja, shumë shpesh e munguar në politikë, duhet të kthehet stan- dard! Funksioni im politik si sekretar i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e i takon të zgjidhet për parim nga Kryesia e re, për këtë arsye jap dorëheqjen. Kjo me jep më shumë mundësi të takoj dhe dëgjoj demokratet për t'u përgatitur dhe për të bërë fushatë, për të rifituar besimin e organeve të larta të partisë", sqaron Salianji. Deputeti demokrat, në njoftim kujton se nga sot do të vijojë të jetë në terren për të organizuar dhe mbështetur protestat për largimin e Kryeminist­rit Rama. Për Salianjin, largimi i Kryeminist­rit duhet të jetë prioriteti i vetëm i çdo demokrati. "Nga nesër, si përherë, do të jem në terren për të organizuar dhe mbështetur protestat e vendosura nga mbledhja e Këshillit Kombëtar. Largimi i Ramës nëpërmjet protestave, si objektiv i vendosur, tashmë do jetë prioriteti dhe lufta e gjithë demokratëv­e, ashtu si dhe imja", tha deputeti i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? BASHA GJATE MBLEDHJES SE KESHILLIT KOMBETAR
BASHA GJATE MBLEDHJES SE KESHILLIT KOMBETAR
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania