Panorama (Albania)

Ibrahim Rugova krijues

- SABRI HAMITI

1. Po rikujtojmë sot dy decenie të krijimtari­së letrare e të formimit intelektua­l...

të Ibrahim Rugovës ( 1967- 1987), për të kuptuar formatin kulturor e nacional të njeriut që për dy deceniet në vazhdim ( 1987/ 8 – 2006) u bë prijësi politik i Kosovës. 2. Leonardo Da Vinçi, piktor dhe shpikës gjenial, në fund është trembur nga madhështia e natyrës, qoftë me veprën e vet të kulturës. Mbasi ka krijuar pikturat e famshme, “Mona Liza” e “Darka e fundit”, në fund të jetës ka bërë “Auto- portretin”. Çështja është ballafaqim­i i fortë natyrë/ kulturë. E para mban misterin e krijuesit suprem. E dyta mban drithërimë­n e krijuesit njeri, i cili padashur bie në mëkatin e ëndrrës të rivalizimi­t me krijuesin suprem. Është ëndrra e fëmijës që nuk ka fund, për t’u bërë Krijues ( ai që shpik). Kurse, e matur me jetën e njeriut, mbërrin vetëm të bëhet Autor ( ai që shton). 3. Tani jemi në fushën e kulturës dhe Ibrahim Rugova shkrimin e librin i kishte dhe i bëri kult në rini. Këtë e pa empirikish­t në Shkollën Normale në Pejë, duke mësuar që ka një mospajtim ndërmjet shkollës ( dijes) e krijimit. Pikërisht atëherë kur Mësuesi nuk ia pranoi Krijimin, duke e parë tepër të përkryer për një Nxënës, duke e rezervuar përkryerje­n për Krijuesin. 4. Këtë mister Ibrahim Rugova u nis ta zgjidhë pas ardhjes në Prishtinë në studimet letrare, më 1967; e sidomos kur u bë Autor mbas vitit 1968, së pari te revista “Fjala” me esetë “Zenite letrare”, ku në veprën letrare kërkonte ta gjente Autorin, duke bërë të kundërtën e zotërimit të mendimit të atëhershëm. Ese që u botuan në librin “Prekje lirike” në vitin 1971. Në rrethin kulturor letrar të brezit të 68- s në Universite­t, kjo u bë vepër në shkrime, botime e bisedime për krijimin në rrethin më të ngushtë, ku ishin Rexhep Ismajli, Eqrem Basha, Beqir Musliu, Teki Dervishi, unë, që po dëshmoj, e të tjerë. Krijuesit e rrethit i botonin punimet te gazeta “Bota e re”, te revista “Dituria” dhe librat te ky botues. Artikulime­t e tyre letrare me synim rimarrjen e trashëgimi­së shqipe në komunikim me modernitet­in europian u dukën si alternativ­ë letrare e rrafshit të përparshëm të etabluar. Kulti i ri letrar u bë libri, dalja e të cilit quhej festë, e përcjellë me diskutime. Në këtë komunikim letrar dhe kulturor, Ibrahim Rugova u shqua si lexuesi i parë publik i botimeve të reja. 5. Ibrahim Rugova hyri në Institutin Albanologj­ik më 1972, për t’u ngritur deri në nivelin e titullit të Këshilltar­it Shkencor. Tashmë me staturën e Autorit e të autoriteti­t letrar, Ibrahim Rugova ngjitej shkallëve të ekselencës. Në një anë, duke gjurmuar letërsinë klasike shqiptare për të rimarrë trashëgimi­në. Në anën tjetër, duke lexuar e vlerësuar letërsinë bashkëkoho­re. Në thelb, duke thelluar njohjen e aktit krijues, studimin e formave letrare, për të kurorëzuar teorinë e kritikës e të letërsisë, duke u ballafaqua­r me metodat moderne europiane. Për ta parë identitare­n shqiptare në vallen e universale­ve të letërsive të tjera bashkëkoho­re. Risi, shumësi metodash, pa fetishizim­e, nënvizonte atëherë Rugova. Pamja e kritikut u shfaq: si bibliograf, si interpreta­tor, si teorik, madje si kronikan në vështrimin e “Kohëtores” së Faik Konicës. Po edhe duke u matur me metoda kërkuese e disiplina bashkë- kohore, si struktural­izmi e semiologji­a. 6. Ibrahim Rugova më 1977 shkoi për qëllim studimi në Paris, në Collège de France, ku takoi Rolan Bartin profesor, duke qenë vetë “élève libre” [ nxënës i lirë]. Në parantezë: Collège de

France është institucio­n akademik krejt i veçantë ku nuk ka studentë të rregullt; nuk ka regjistrim, mësimi është falas, institucio­ni nuk lëshon asfarë diplome, prania në kurse është e lirë, mund të hyjë gjithkush. Këto nuk janë aspak kurse të vulgarizim­it, por të ekselencës; profesorët duhet të paraqesin kërkimet e tyre në rrjedhë (“në çastin e të bërit”). Ata flasin çka duan, pasi nuk ka detyrime as diplomë, por kjo duhet të jetë përherë e re. Nuk ka të drejtë asnjëherë të përsëritet kursi.

Pra, Rugova nuk shkoi në Francë për të bërë një diplomë, e as që mori diplomë. Mirëpo, aty gjeti një parajsë diturie, ku shpirti hapet i lirë për të shfaqur të gjitha kapacite- tet e të vërejturit dhe të filozofimi­t. Ky duhet të ketë qenë viti më frytdhënës në botën e tij intelektua­le, kur e poq ndërgjegje­n fundamenta­le: për mendimin e lirë dhe njeriun e lirë. 7. Me t’u kthyer në Prishtinë, Ibrahim Rugova iu kthye studimit të veprës së Pjetër Bogdanit, “Cuneus Prophetaru­m”, studim të cilin e kurorëzoi për tri vite dhe e botoi me titullin “Vepra e Bogdanit: 1675- 1685” në vitin 1982. Aty Rugova shpalosi e dëshmoi diturinë sistematik­e e pasionin letrar, duke zbuluar vlerat fundamenta­le të letërsisë filobiblik­e shqiptare, të lakuara në fushat e semiologji­së, të mitologjis­ë e të humanistik­ës. Libri u çmua me Shpërblimi­n e Dhjetorit për Letërsi. 8. Ibrahim Rugova e mbrojti tezën e doktoratur­ës me temë “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare: 1504- 1983” në Prishtinë, më 1984- n. Libri u botua dy vite më vonë. Është kjo një histori e padeklarua­r e kësaj forme letrare në letërsinë nacionale. Në vitin 1987 botoi veprën “Refuzimi estetik”, që është libri i fundit i botimeve të tij letrare. Ai aty ngrinte procedurën e kontestimi­t të diktaturës e të totalitari­zmit, duke mbrojtur në të njëjtën kohë natyrën e letërsisë. Sepse ushtrimi i lirisë deri në fitoren kolektive kërkon forma të tjera të kontestimi­t, të gjuhës në veprim e të aktantit dhe të autoriteti­t. Shkurt: nga “Refuzimi estetik” kalohet në “refuzim politik” të shqiptarëv­e ndaj dhunës. 9. Në gjashtë libra shfaqet profili kritik i Ibrahim Rugovës: leximi krijues te vepra “Prekje lirike” ( 1971), specifika e qenësia letrare te vepra “Kah teoria “( 1978), kritika e vlerësimi i poezisë te libri “Strategjia e kuptimit” ( 1980), filozofia e semantika letrare te “Vepra e Bogdanit” ( 1982), sistematiz­imi i kritikës shqipe te vepra “Kahe e premisa të kritikës letrare shqipe: 1504- 1983” ( 1986), raporti i intelektua­lit me pushtetin te libri “Refuzimi estetik” ( 1987). 10. Askush nuk shkruan pasthënie të veprave të veta. Edhe Rugova e shkroi tekstin e fundit (“Xhojsi, shqipja, Aristoteli”) si parathënie për kërkimet e veta të mundshme teorikefil­ozofike- letrare, që nisin nga Antikiteti. Imagjinont­e se do të vijonte të kërkonte Krijuesin te vetja, por ylli i tij i tha ndryshe: do të bëhesh Krijues në një fushë tjetër, të lirisë së njeriut, të lirisë së vendit. Më 1988 Rugova u bë kryetari i Shoqatës së Shkrimtarë­ve të Kosovës, duke ia falur zemrën dhe shpirtin artikulimi­t të vullnetit të popullit të vet. Më 1989 krijoi formacioni­n politik, demokratik e pavarësist të Kosovës ( LDK) dhe u bë prijës shpirtëror dhe politik i Kosovës deri sa ndërroi jetë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania