Panorama (Albania)

Basha e quan Qeveri si të Enver Hoxhës, Rama: T’i shkatërrov­e PD

Reforma Zgjedhore, PD: Dekriminal­izimi dhe vetingu në politikë, kusht i panegociue­shëm

- ERVIN KOÇI

Fillimi i sesionit të ri parlamenta­r risolli edhe akuzat në foltoren e Kuvendit. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, nga salla e Parlamenti­t akuzoi qeverinë se është e lidhur me krimin e organizuar.

Sipas tij, në vend është asgjësuar e drejta e votës për shkak të lidhjes së politikës me grupet kriminale. “U asgjësuan zgjedhjet, u asgjësua e drejta e votës, e drejta elementare e qytetarëve në demokraci për të përzgjedhu­r me votë ata që do t’i përfaqësoj­në në këtë sallë, ata që do të mund t’i mbrojnë interesat e tyre në këtë sallë, ata që do të munden nga kjo sallë të kalojnë ligje e të miratojnë vendime, që do t’ua bëjnë jetën e tyre pak më të lehtë e jo më të vështirë. U asgjësua Kuvendi. Sot, kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, sepse ata që kanë sot forcën e kartonëve, e morën atë përmes forcës së krimit. Dhe sot e gjithë ditën mbrojnë vetëm krimin dhe favoret e tij. Ky Kuvend sot përfaqëson vesin më të shëmtuar në 28 vite pluralizëm. Antivlerën e ngritur në piedestal, hajdutërin­ë e përzier me arrogancën dhe nënçmimin e të pamundurve”, tha kryetari i PD- së. Në vijim të fjalës së tij, Basha theksoi se janë asgjësuar institucio­net kryesore të drejtësisë. Basha u ndal edhe te ministrat e rinj në kabinetin qeveritar, duke e cilësuar emërimin e tyre si kapje të PS- së. “U asgjësua Gjykata Kushtetues­e, mbrojtësja e vetme e garancive kushtetues­e, qytetarëve shqiptarë dhe proceseve politike. U asgjësua këtu nga kjo sallë Prokuroria. Tani i erdhi radha edhe asgjësimit të Partisë Socialiste. Sot në pushtet ka vetëm një njeri, që qeveris me një grusht oligarkësh dhe kriminelës­h, të cilët kontrolloj­në të gjitha pushtetet në vend, jashtë çdo kontrolli, jashtë çdo procesi politik. Sot, ministra në pushtet, nuk janë më as përfaqësue­s të popullit, as përfaqësue­s të Partisë Socialiste, kundërshta­rit tonë historik. Sot në Shqipëri ka vetëm një pushtet, pushteti personal i Edi Ramës. Shikojini pak këta njerëz ( kthehet nga poltronat ku rrinë ministrat), më thoni, a i dini emrat e disave prej tyre?”, u shpreh Basha. Kryetari i PD- së akuzoi Kryeminist­rin Rama, duke theksuar se po vepron si Enver Hoxha tashmë që ka marrë dy pozicione në qeveri. “Bëri sikur imitoi Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por i ra fasada dhe doli si Enver Hoxha, edhe Kryeminist­ër, edhe ministër i Jashtëm. Nivelin e kabinetit të Surrelit e ka të nivelit të Enver Hoxhës, Lenka Çukos dhe të Pali Miskës. Kështu e ka. Asgjë e mirë natyrisht, nuk mund të vijë nga kjo. Faturën për këtë vazhdon ta paguajë populli”, deklaroi ai. Lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve, Basha theksoi se duhet dekriminal­izimi i tyre si edhe vetingu në politikë, duke i cilësuar këto si kushte të panegocies­hme. “De- kriminaliz­imi i zgjedhjeve është kusht i panegociue­shëm, siç është edhe vetingu i politikanë­ve, siç është kalimi i një ligji antimafia për të konfiskuar pasurinë e çdokujt, oligark apo qeveritar, që është përfshirë në PPP- të, koncesione­t dhe tenderët korruptivë, për shkak të cilëve nuk ka para për të financuar auditorët dhe laboratorë­t”, pohoi Basha, duke shtuar se PD- ja dhe opozita do të prijë protestat qytetare përmes një kryengritj­eje demokratik­e popullore. Pas fjalës së kryetarit të PD- së, opozita u largua nga Parlamenti në shenjë proteste, duke mos dëgjuar fjalimin e Kryeminist­rit Rama, i cili doli në foltore për të replikuar me kreun e PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania