Panorama (Albania)

Kurajë për të qenë vetvetja

- PROF. ASC. DR. MIMOZA MANXHARI * Pedagoge në Fakultetin Ekonomik, Universite­ti i Tiranës

Çdo të linduri në këto 28vitet e fundit, e përditshmj­a iu serviri si të bëhen manipulato­rë dhe shërbëtorë të të tjerëve, por asnjëherë...

të vetes. Një djalë të ri, që dua të besoj se është bir i dy prindërve të mirë, shoqëria e bëri një mashtrues, një provokator dhe intrigant. E të mendosh që është aq i ri!

U lind dhe u rrit në Shqipërinë e demokracis­ë dhe mendimit të lirë. Do duhej të ishte i vërtetë dhe i pavarur, me mendim progresiv dhe pozitiv, por e vërteta është ndryshe- të djeg, të revolton, por përsëri mbetet e vërtetë.

Ndërsa është e pranuar gjerësisht se arsimi është një ndërmarrje thelbësish­t morale, në tërë këto vite, institucio­neve shtetërore që kanë mision edukimin, iu ngushtua deri në shkallmim misioni informues dhe edukues.

Idealizmi, që është aq latent në moshën e të rinjve, do duhet të nxirret nga individë me ndershmëri skrupuloze dhe me dije të spikatura në mësimdhëni­en e tyre. A i kemi më, individë të atillë sot?

Figura e mësuesit ka humbur peshën për të merituar nderin.

Çfarë po ndodh? Mos vallë ndërsa koha ecën përpara, vlerat e pastra njerëzore deformohen dhe zhbëhen?! Koncepti ‘ vlerë’ në themel të saj ka “të

mirën”, e cila në filozofi nënkupton vetë mirësinë, si një cilësi jo e zakonshme, imune ndaj realitetit material e ndaj quhet dhe transhende­nte, së cilës i bashkëngji­ten dhe dy përbërësit e tjerë, ‘ e vërteta’ dhe ‘ e bukura’.

Portale të krijuara për të ushqyer stomakun dhe mëkatuar ndërgjegje­n e krijuesit me kacidhet e pëlqimeve që do mund të marrin, shpërndajn­ë lajme të paverifiku­ara si thashethem­et e kafeve të mëngjesit, duke çoroditur klikuesit dhe lënduar të piketuarit.

E shikoni? Të gjithë bashkë jemi të vendosur në skenën reale apo virtuale të jetës, me maska që hiqen e vihen sipas skenarit të momentit e pastaj, disa përfitojnë prej degradimit.

Jam e lumtur për tërë ata studentë që njoha, që kishin ideale dhe aspak interesa dhe guxuan të identifiko­jnë qëndrimin e tyre.

Respektoj të dyja palët e studentëve, si ata që bojkotuan mësimin sepse donin ta shihnin të materializ­uar synimin e tyre, ashtu dhe ata që pavarësish­t gjithçkaje, zgjodhën të rifillojnë mësimin.

Ama, neveris atë numër të madh sehirxhinj­sh, që nga kashtorja e ndonjë kafeneje apo divani shtëpie të nginjur nga pushimi, ndjekin ngjarjet që po përjetojnë shokët e tyre. Kjo është shoqëria jonë. Një shoqëri egoiste, mbushur me oportunist­ë që nuk shikojnë më tej se hija e tyre.

Në të gjitha daljet e mia publike apo shkrimet që prezantova për këtë situatë, më etiketuan me gjithfarë lloj përkatësis­h. Njëherë isha e opozitës, pastaj edhe e pozitës(!), por asnjëherë nuk më quajtën vetvetja, sepse në këtë shoqëri, vështirë të të përfytyroj­në jashtë kornizës së një partie.

Në këtë shoqëri mund të jesh i kujtdo, por aspak i vetes!

Kjo shoqëri operon vetëm me interesa, ndaj e ka të vështirë të kuptojë njerëzit që kanë ideale.

Kjo shoqëri po humbet vlerat dhe po ia dobëson atyre rolin si forca që e mbajnë të lidhur shoqërinë, ndërkohë që do duhej të dëshmonte në vazhdimësi përgjegjës­inë e saj të vetëdijshm­e për mirëqenien morale të qytetarëve të ardhshëm të këtij vendi.

Plot miq të mitë, ndërsa shihnin daljet e mia publike më thoshin: “Ç’të duhet! Nuk do ta bësh ti këtë vend”. U jam mirënjohës­e pafund, sepse në mënyrën e tyre ata donin të shmangnin pikërisht këtë që ndodhi.

Kam marrë mesazhe keqardhjej­e nga studentët, që më ftuan në takime duke u ndjerë fajtorë se u bënë shkak që emri të më përdorej kësisoj. U them atyre, nuk keni pse. Ju jeni pjesa më e mirë e shoqërisë shqiptare, që kundërshto­ni apatinë dhe lojërat e këqija të atyre që do duhej t’u jepnin tjetër motivim.

Personalis­ht, nuk ndihem aspak keq. Keq do të ndihet shumë shpejt kushdo që i jep publicitet një lajmi, pa e verifikuar e për më tepër të deformuar.

Ata që nuk e duan ndryshimin, le të jetojnë agoninë e tyre, ashtu të varur, në litarin e padijes.

 ??  ?? PROF. ASC. DR. MIMOZA MANXHARI
PROF. ASC. DR. MIMOZA MANXHARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania