Panorama (Albania)

Përplasja për KLSH, Meta propozon Bahri Shaqirin, PS e refuzon

“Ne që bëmë gati paketën e marrëveshj­es, s’jemi më ministra”

- Bahri Shaqiri

Ish- ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka zbardhur negociatat që janë bërë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në lidhje me çështjen e kufirit detar dhe për ligjin e luftës.

Edhe pse, as ai dhe as Bushati nuk janë më ministra, ata do të takohen sërish më 16 mars. Në përgjigje të një komenti nga një qytetare, dërguar gjatë një interviste në radion “News24/ 7”, lidhur me gjendjen e luftës me Shqipërinë që zgjat prej 75 vitesh, Kotzias deklaroi: “Këtë çështje e kishim si pjesë të një pakete. Jo të gjithë ishin dakord që të zgjidhej. Kishim një problem, veçanërish­t që marrëveshj­a mbi ZEE- të, që kishim përgatitur me kolegun tim shqiptar, nuk kishte Gjykatë Kushtetues­e në Shqipëri që ta miratojë. Domethënë, meqenëse ishte refuzuar marrëveshj­a e mëparshme nga Gjykata Kushtetues­e, duhet të funksionon­te Gjykata Kushtetues­e që të kalonte aty”. “Siç di – tani ka disa lëvizje, të shohim – Gjykata ka 11 anëtarë dhe kishin mbetur vetëm dy. Plus kishte probleme komunikimi midis Ramës dhe Metës. Ajo që është e trishtë, do të thoja, është se Bushati nuk do të jetë më ministër i Jashtëm i Shqipërisë, për arsye që mund t’i diskutojmë në një intervistë tjetër”, tha më tej Kotzias. Sipas Kotzias- it, ai u largua nga Rama dhe “ne të dy, që thuajse kishim mbaruar paketën e marrëveshj­es mes Greqisë dhe Shqipërisë, nuk jemi më në ministritë tona”. “Por, më le- joni t’iu them një lajm. Më 1516 mars, Departamen­ti i Studimeve Europiane dhe Ndërkombët­are të Universite­tit të Pireut do të zhvillojë një seminar mbi aspekte të ndryshme të politikës së jashtme të 4 viteve të fundit. Ditmir Bushati është midis njerëzve që do të më nderojë dhe që më ka premtuar se do të vijë dhe do të flasë ditën e dytë”, tha Kotzias.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- ministrat e Jashtëm, Kotzias dhe Bushati
Ish- ministrat e Jashtëm, Kotzias dhe Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania