Panorama (Albania)

Kryemadhi: Qeveria inekzisten­te, do rrëzohet nga vetë socialistë­t

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, mbajti një fjalim në seancën e djeshme, ku theksoi se qeveria e re me ndryshimet në kabinet është inekzisten­te. Ajo akuzoi kabinetin qeveritar, si edhe ministrat e shkarkuar se kanë abuzuar me fondet publike. “Shikojmë që kemi një qeveri totalisht inekzisten­te, një qeveri e cila nuk përfaqëson asgjë. Më vjen keq për socialistë­t, ish- kolegët e mi, që jo vetëm nuk e gjejnë veten e tyre aty, por përkundraz­i, ndihen të shfrytëzua­r dhe të frustruar. Një sugjerim mikes sime Belinda, mos dëgjo se çfarë thotë ky, se do të marri në qafë siç mori Arben Ahmetajn, që shumë shpejt do dali, siç mori në qafë Damian Gjiknurin, që shumë shpejt do dali dhe ai përpara drejtësisë. Siç mori në qafë Arta Markun. Mos qesh Beni, se të kam mik dhe koleg, por do të mbash përgjegjës­i për lavatriçen e parave që është kthyer Shqipëria sot. Ashtu siç do mbajë përgjegjës­i Damian Gjiknuri për firmën indiane, që iu dha panele diellore dhe duhet të zbulohet e do të zbulohet shumë shpejt se kush fshihet pas asaj firme, e cila vjen në emër të një kompanie indiane. Do të zbulohen ashtu siç u zbuluan ofertat e Unazës së Re, sesi u vodhën 18 milionë euro vetëm me një offshore. E shumë e shumë të tjera”, tha Kryemadhi. Në vijim të fjalës së saj, kryetarja e LSI- së u ndal te skema e mashtrimit me TVSH- në, ku theksoi se kabineti qeveritar është i lidhur me bandat kriminale. Krahas kësaj, Kryemadhi tha se opozita nuk i ka votat për të rrëzuar 74 mandatet e shumicës parlamenta­re, duke shtuar se qeveria do të rrëzohet nga protestat e vetë socialistë­ve. “Unë sinqerisht më vjen keq, e kam thënë dhe e them, vitet më të bukura të jetës sime i kam kaluar duke protestuar në Partinë Socialiste dhe duke punuar për të, por sot jam e bindur që fytyra e asaj partie nuk jeni ju. Fytyra e asaj partie janë me qindra dhe mijëra socialistë që janë jashtë kësaj salle, që janë të zemëruar dhe ju e dini më mirë se kushdo tjetër për urrejtjen që kanë socialistë­t. Ndoshta opozita nuk ka forcën për të marrë 74 mandatet tuaja në këtë sallë, por do t’ju them një fjalë: urrejtja e socialistë­ve do t’ju tërheqë zvarrë juve dhe këdo tjetër që ju ka grabitur vlerat më të mira që ka ajo parti. Prandaj, po ju bëj thirrje për herë të fundit, zbatoni rregullore­n e Parlamenti­t, na jepni fjalën kur është për të folur, sepse pa një opozitë në Parlament, edhe ju do të jeni viktimat e radhës të këtij njeriu. Këtij njeriu që nuk i vjen keq për veten e tij, mos mendoni se ka për t’i ardhur për ju. Bëni listën sa jeni këtu në grup, të gjithë jeni viktimat e tij, në mos sot, do të jeni nesër”, theksoi Kryemadhi.

 ??  ?? Basha, dje në Parlament
Basha, dje në Parlament
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania