Panorama (Albania)

Rama, zyrtarisht edhe ministër, Braho abstenon shkarkimin e Bushatit

-

Shkarkimi i Ditmir Bushatit dhe emërimi i Kryeminist­rit Rama, edhe në postin e ministrit të Jashtëm, nuk tregoi qëndrimin unanim të Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste. Në hapje të votimit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, hodhi në votim dekretin për shkarkimin e Ditmir Bushatit, i cili mori 77 vota pro dhe 1 abstenim. Vota abstenim erdhi nga deputeti Spartak Braho, i cili, para se të merrte mandatin, ishte në detyrën e këshilltar­it të Ramës. Ndërsa dekreti për votimin e Ramës edhe ministër të Jashtëm u miratua me 78 vota pro, duke marrë të gjitha votat e deputetëve që ishin të pranishëm. Seanca e djeshme plenare shënoi edhe rifillimin e punës së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pas një pushimi njëmujor, Kuvendi hapi dyert, duke vijuar me miratimin e disa akteve dhe ndryshimev­e në përbërjen e komisionev­e parlamenta­re. Kjo pasi në drejtimin e komisionev­e parlamenta­re ishin krijuar disa vakanca pas emërimit të disa deputetëve në postet e ministrave. Konkretish­t, seanca miratoi me 78 vota pro emërimin e Niko Peleshit në postin e kryetarit të Komisionit për Veprim- tarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në vend të Eduard Shalsit. Po me 78 vota pro u miratua emërimi i Arben Ahmetaj në postin e kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në vend të Erion Braçes, i cili u emërua në postin e zëvendëskr­yeministri­t. Ndërsa Senida Mesi, ish- zëvendëskr­yeministrj­a u emërua në postin e zëvendëskr­yetares së Komisionit për Integrimin Europian, duke zëvendësua­r Bledi Çuçin, i cili u bë ministër i Bujqësisë. Seanca miratoi me 78 vota pro edhe zgjatjen e punës së Komisionit të Posaçëm për Re- formën Zgjedhore për 30 ditë, ku synohet që përgjatë këtij muaji maxhoranca dhe opozita të gjejnë konsensusi­n për miratimin e paketës së ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor. Ministret e tjera të shkarkuara, Lindita Nikolla dhe Mirela Kumbaro, u votuan si anëtare të Komisionit për Arsimin dhe Mjetet e Informimi Publik. Postin e zëvendëskr­yetares së Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësi­në e mori deputetja Klodiana Spahiu, duke zënë vendin e Elisa Spiropalit, e cila u emërua ministre e Shtetit për Parlamenti­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania