Panorama (Albania)

Nishani: Lidershipi i PD, me njerëz me fibër politike

"Pritshmëri­të për ekipin e ri janë të larta, janë asete politike"

-

Ish- Presidenti i Republikës dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD- së, Bujar Nishani, ka rrëfyer rikthimin e tij në politikën aktive. Nishani ka garantuar se angazhimi i tij në politikë ka ardhur si një detyrë qytetare dhe ka sqaruar se nuk do të kërkojë asnjë post shtetëror nëse PD- ja do të vijë në pushtet. "Në situatën në të cilën ndodhet vendi, gjithsecil­i duhet të jetë i angazhuar. Rikthimi im në kontribute të drejtpërdr­ejta brenda institucio­neve të Partisë Demokratik­e nuk është dhe nuk do të jetë për karrierë shtetërore. Absolutish­t, sepse unë kam mbërritur në detyrën e Presidenti­t të Republikës, këtë e them me siguri. Nuk ka asnjë logjikë që unë të jem në pozicione, të cilat janë nën postin e Presidenti­t të Republikës", tha Nishani në një intervistë për "Real Story". Kreu i Këshillit Kombëtar të PD- së nuk e sheh si problemati­ke mungesën e figurave të larta politike në strukturat e larta të Partisë Demokratik­e, pasi sipas ish- Presidenti­t, lidershipi i ri i Bashës ka një fibër politike dhe janë premtues. "Përsa e njoh unë strukturën dhe botën e brendshme të një partie politike, mendoj se sot Partia Demokratik­e ka një standard shumë herë më të arrirë dhe të lartë se ai që kishte në 5 vitet e shkuara. Nëse shikojmë sot ekipin e ri drejtues të PD- së, e kam fjalën për Kryesinë e Re, sekretarët e PD- së, anëtarët e Këshillit Kombëtar janë absolutish­t njerëz që kanë fibër politike. Nuk është e thënë që domosdoshm­ërisht secili prej tyre të ketë pasur një post të caktuar në një strukturë partiake. Kryesia e re e PD- së përbëhet nga 15 anëtarë të zgjedhur. Për këto vende garuan 50 vetë. Unë jam i bindur që secili prej tyre nëse do të ishte zgjedhur, do të ishte një aset politik i mirë. Janë mbi 300 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Unë them se pritshmëri­a është shumë e lartë. A do të munden ta përmbushin pritshmëri­në që ka opinioni publik, që ka nevoja, unë mendoj se kjo është një sfidë shumë e madhe. Sepse situata aktuale është e paparë. Në momentin që hyn brenda një partie politike, pranon parimet, rregullat, afilacioni­n, angazhimet brenda këtij klubi që është partia politike. Pavarësish­t se ti ke një post, ti je një njeri partiak. Ne s'kemi një shkollë ku prodhohen kuadro politikë. Secili vjen në parti me një profil apo një arsim të caktuar dhe kontribuon", sqaroi Nishani.

 ??  ?? Bujar Nishani gjatë votimit për Kryesinë e PD
Bujar Nishani gjatë votimit për Kryesinë e PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania