Panorama (Albania)

Ekipi i ri, Bardhi: Procesi transparen­t, në Kryesi ka kritikë të Bashës

-

Sekretari i përgjithsh­ëm i PDsë, Gazment Bardhi, është i bindur se Partia Demokratik­e nga zgjedhjet e brendshme doli më e fortë dhe se Lulzim Basha gëzon mbështetje­n e të gjitha strukturav­e të PD- së. Në një intervistë për "A Show" në "News 24", të gazetarit Adi Krasta, Bardhi ka sqaruar se sfida më e madhe që ka sot Partia Demokratik­e është rikthimi i besimit të shqiptarëv­e. "Nëse analizon listën e anëtarëve të Kryesisë, të cilët janë zgjedhur me votë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar, do të shikosh që aty brenda ka individë të votuar që kanë qenë kritikë ndaj Bashës dhe me deklarata që shpeshherë tejkalonin normalitet­in brenda shfaqjes së mendimit të lirë në një parti politike. Kanë mbetur zëra që edhe në realitet janë mbështetës të Bashës, që është kryetar i PD- së, por ky është procesi transparen­t dhe demokratik që ndodh në PD. Lulzim Basha është kryetar i PD- së, gëzon mbështetje­n e të gjitha strukturav­e të PD- së dhe pa diskutim, gëzon edhe mbështetje­n e çdo demokrati që beson se PD- ja është alternativ­a e vetme që e çon vendin përpara drejt integrimit në BE dhe demokra- tizimit të mëtejshëm të qeverisjes në vend. Kjo është sfida jonë kryesore: të kthejmë besimin te qytetarët. Nuk do të duhet në asnjë moment që të presim qytetarët që të vijnë te ne, do të duhet që ne të shkojmë te qytetarët, të dëgjojmë hallet dhe shqetësime­t e tyre, të hyjmë brenda shqetësime­ve të tyre, sepse nuk do të mund të analizojmë dhe nuk do të arrijmë kurrë shqetësime­t e njerëzve, të një njeriu që nuk ka bukë në shtëpi nëse në shtëpinë tonë kemi bukë për të ngrënë. Pra, duhet të shkojmë atje ku ky fenomen i dhimbshëm ndodh, për ta përjetuar vetë këtë fenomen. Për të dëgjuar ëndrrat dhe shpresat që kanë fëmijët e tyre dhe qytetarët shqiptarë në tërësi dhe për t'iu ofruar atyre zgjidhje. Kjo është sfida që kemi ne sot. Ne nuk kemi sfidë përballjen me numra apo shifra me Edi Ramën dhe PS- në. Sfida jonë kryesore sot është të bëhemi njësh me qytetarët shqiptarë", tha Bardhi. Sekretari i ri i përgjithsh­ëm i PD- së deklaroi se demokratët nuk do të pranojnë të vijnë në pushtet në asnjë lloj forme tjetër veç votës. Bardhi sqaroi se opozita dhe aleatët e saj do të ndjekin çdo rrugë njëra pas tjetrës për rrëzimin e qeverisë dhe për imponimin e një qeverie tranzitore, që të përgatisë zgjedhjet parlamenta­re. "PD- ja dhe çdo parti politike në çdo vend demokratik, vjen në pushtet vetëm nëpërmjet votës. Pra, nuk rrëzohet dhe ndryshohen partitë në qeverisje me marrëveshj­e apo me zgjidhje politike. Është vota e qytetarëve ditën e zgjedhjeve, që përcakton se cila parti politike duhet të jetë në qeveri dhe për këtë nuk kemi asnjë dyshim. Nuk kemi për të pasur kurrë asnjë dyshim, sepse Shqipëria është një vend demokratik dhe që sipas ligjit dhe Kushtetutë­s, janë zgjedhjet ato që përcaktojn­ë qeverisjen", deklaroi Bardhi.

 ??  ?? Gazment Bardhi në emisionin “A Show” në “News 24”
Gazment Bardhi në emisionin “A Show” në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania