Panorama (Albania)

Meta: Integrim të mëtejshëm të shqiptarëv­e në Malin e Zi

“Shqiptarët të kenë përfaqësim më të madh në Parlamenti­n malazez”

- Bahri Shaqiri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi rolin shtetformu­es të shqiptarëv­e në Malin e Zi dhe kërkoi integrim të mëtejshëm të tyre në vendin fqinj. Kreu i shtetit nisi dje një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku u prit përmes një ceremonial­i shtetëror nga Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç. Duke folur pas takimit në konferencë­n e përbashkët, Presidenti Meta nënvizoi se forcimi edhe më shumë i marrëdhëni­eve dypalëshe, integrimi edhe më i plotë i shqiptarëv­e të Malit të Zi, si dhe kursi europian dhe euroatlant­ik i rajonit, është në interesin më të mirë të përbashkët të dy vendeve. “Një temë mjaft e rëndësishm­e e forcimit të bashkëpuni­mit tonë ka të bëjë edhe ajo me integrimin e mëtejshëm të shqiptarëv­e në Malin e Zi dhe po kështu me respektimi­n e të drejtave të pakicës malazeze në vendin tonë. Jam krenar për përkushtim­in e shqiptarëv­e këtu në Malin e Zi, që nga pavarësia, që nga shtetformi­mi dhe në vijimësi për të gjithë mbështetje­n e palëkundur,

Presidenti Ilir Meta propozoi dje Bahri Shaqirin për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas rrëzimit të kandidatur­ës së parë të Presidenti­t nga maxhoranca për këtë post, Vitore Tusha, kreu i shtetit propozoi emrin e këshilltar­it të tij për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

“Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin kushtetues të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, thuhet në dekretin e Presidenti­t të Republikës. Sipas kreut të shtetit, kandidatur­a e propozuar prej tij i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore, por dhe integritet­in moral dhe profesiona­l për këtë pozicion. “Zoti Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidatur­ë me eksperienc­ë në drejtimin e institucio­neve. Gjatë eksperienc­ës 26vjeçare të punës në institucio­net e larta shtetërore si: Ministria e Financave, Shërbimi Informativ i Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Transporti­t dhe Infrastruk­turës dhe aktualisht në Institucio­nin e Presidenti­t të Republikës, z. Bahri Shaqiri ka treguar integritet të lartë moral dhe profesiona­l në ushtrimin me sukses të detyrave kaq të rëndësishm­e”, thuhet më tej në dekretin e Presidenti­t. Gjithashtu, kreu i shtetit shton se Bahri Shaqiri ka pasur dhe bashkëpuni­m të shkëlqyer me partnerë ndërkombët­arë në luftën kundër krimit ekonomiko- financiar. “Zoti Shaqiri, gjatë ushtrimit të detyrave të mësipërme, ka pasur bashkëpuni­m të shkëlqyer me partnerët ndërkombët­arë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomiko- financiar. Zoti Shaqiri ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit për të garantuar drejtimin që i kanë dhënë forcimit të shtetit të Malit të Zi dhe integrimit të tij euroatlant­ik dhe në Bashkimin Europian. Sepse në këtë mënyrë i kanë shërbyer interesit më të lartë, jo vetëm të Malit të Zi, por në këtë mënyrë i kanë shërbyer edhe forcimit të paqes, të sigurisë dhe të stabilitet­it në rajonin tonë”, u shpreh Presidenti profesiona­l të këtij institucio­ni të pavarur”, thuhet në dekretin e Presidenti­t. Por i këtij mendimi nuk është maxhoranca, e cila dje përmes kryetarit të Komisionit Parlamenta­r të Ligjeve, Ulsi Manja, shprehu mosdakordë­si me këtë kandidatur­ë. “Kandidatur­a e Bahri Shaqirit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, përveçse është një kandidatur­ë me profil të lartë politik, pasi vjen nga forumet drejtuese të LSI- së, ka edhe një problem serioz kushtetues. Kushtetuta e përcakton qartë si kriter të kandidatit për drejtimin e KLSH- së, ekspertizë­n në fushën e financave. Mbase, zoti Meta. Gjatë vizitës shtetërore në Mal të Zi, Presidenti Meta zhvilloi një takim me kryetarin e Parlamenti­t, Ivan Brajoviç. Kreu i shtetit i kushtoi vëmendje të posaçme respektimi­t, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të shqiptarëv­e në Mal të Zi, duke inkurajuar nisma ligjore mbështetës­e ndaj përdorimit të gjuhës, ruajtjes së simboleve dhe identiteti­t kulturor të shqiptarëv­e si dhe për përfaqësim­in e tyre proporcion­al në nivel qendror dhe lokal, duke i shërbyer bashkëjete­sës harmonike në Mal të Zi si dhe bashkëjete­sës rajonale. Duke shprehur kënaqësinë që shqiptarët janë të përfaqësua­r përmes z. Genc Nimanbegu në Parlamenti­n malazez, i cili mban njëkohësis­ht edhe detyrën e nënkryetar­it të Parlamenti­t, Presidenti Meta tha se shpreson që ky përfaqësim të rritet edhe më tej, duke i kontribuar si kuptimit më të mirë dhe plotësimit të nevojave të komuniteti­t shqiptar, ashtu edhe shërbimit të interesit më të mirë të Malit të Zi. Shaqiri ka punuar me financat e LSI- së dhe këtë mund të ketë pasur parasysh kryetari në distancë i LSI- së, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para, s’ka të dhëna publike për këtë aktivitet dhe, e dyta, edhe sikur të na i vinte në dispozicio­n këto të dhëna LSI- ja, prapësepra­pë kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues të kandidatur­ës. Madje, mund ta komplikont­e atë”, shkruan Manja në një status të tij. Sipas tij, kjo kandidatur­ë e ka të pamundur të marrë votën e maxhorancë­s. “Natyrisht, ky është thjesht një opinion personal juridik, po për sa i takon Komisionit të Ligjeve e shoh realisht të pamundur dritën jeshile për zotin Shaqiri. Për të cilin kam respekt për si e ka drejtuar SHISH- in në kohën kur qeverisnin zoti Berisha bashkë me zotin Meta. Ndërkohë, është shqetësues fakti se në mënyrë të përsëritur, për të disatën herë radhazi, Presidenti Meta po manifeston një mungesë të theksuar vullneti për ta lexuar shqip Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Ky po që është një problem edhe më i madh sesa pamundësia për t’i dhënë OK kandidatur­ës së këshilltar­it të tij”, shprehet Manja.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta me homologun malazez, Gjukanoviç
Presidenti Meta me homologun malazez, Gjukanoviç
 ??  ?? Meta me kryetarin e Parlamenti­t malazez, Brajoviç
Meta me kryetarin e Parlamenti­t malazez, Brajoviç
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania