Panorama (Albania)

Filologjik­u, në grevë kundër ligjit dhe VKM- ve

“Në Gjykatë për rrëzimin e vendimeve, cenojnë rëndë autonominë”

-

Ligji i arsimit të lartë dhe vendimet e fundit të qeverisë nxorën dje në grevë pedagogët e Fakultetit të HistoriFil­ologjisë. Bashkë me studentët, të cilët prej një muaji e gjysmë kanë bojkotuar mësimin, ata qëndruan përgjatë gjithë ditës në oborr, në shenjë proteste ndaj qëndrimit të mbajtur nga qeveria ndaj studentëve dhe me dy kërkesa të reja: rrëzimi i ligjit dhe VKMve të dhjetorit, të cilat cenojnë autonominë universita­re dhe lirinë akademike. Në rast se qeveria nuk reflekton, pedagogu Agron Gjekmarkaj deklaron se në një moment të dytë, kjo betejë mund të zgjidhet në Gjykatë. "VKMtë, të cilat kanë dalë një pas një si simite të ngrohta nga qeveria, disa prej tyre përpiqen të reflektojn­ë shqetësime­t e studentëve, por një pesë e tyre cenojnë rëndë autonominë universita­re. Ndoshta në një hap të dytë, Universite­ti publik i Tiranës do t'i drejtohet Gjykatës Administra­tive për t'i rrëzuar ato. Nuk mund të lejojmë që universite­ti të merret në pa- Protesta studentore ka ndarë të rinjtë e universite­teve. Ndërsa në disa fakultete firon numri i të ngujuarve, të tjerë, si Universite­ti i Shkodrës, një ditë më parë, vendosën të futen në ngujim. Bastionet kryesore të rezistencë­s në Tiranë vijojnë të mbeten Ekonomiku, Shkencat Sociale, Drejtësia e Politeknik­u, ndërsa në rrethe ka një përfaqësi të vogël studentësh në çdo universite­t që bojkoton. tronazh nga ministrat e qeverisë Rama", nënvizoi pedagogu, duke i bërë thirrje qeverisë Rama të mos bëjë propagandë, por të plotësojë realisht kërkesat e studentëve. Problemi i vetëm për trupën akademike nuk janë vendimet e fundit në kuadër të paktit të qeverisë me stu- dentët, por vetë ligji në thelb. Për Gjekmarkaj­n, nëse ligji i arsimit të lartë, i hyrë në fuqi prej tre vitesh, nuk rrëzohet, universite­ti asnjëherë nuk mund të ketë mbarëvajtj­e. "Ligji i arsimit të lartë ka futur në kundërvëni­e të gjitha strukturat duke paralelizu­ar punë e gjithsecil­ës. Duke mos pasur marrëdhëni­e koordinimi mes rektorit dhe administra­torit, senatit dhe bordit.... administra­tori që ne kemi është një eksponent politik i PS- së, i cili bëri një akt të turpshëm duke iu drejtuar Policisë që të vijë të shpërndajë me forcë studentët, gjë që s'kishte ndodhur as në 1990 kur studentët u ngritën për pluralizëm dhe demokraci. Këto janë produktet e një ligji që është konceptuar si një ligj politik për ta futur nën tutelë dhe nën kontroll universite­tin publik për ta bërë shtojcë të politikës", sqaron pedagogu i HistoriFil­ologjisë. Të premten e javës që shkoi, me një vendim unanim, asambleja e fakultetit vendosi grevën ditore paralajmër­uese. Por kjo nuk do të mbyllet me kaq. Të tjera masa përshkallë­zuese pritet të merren nëse qeveria nuk reagon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania