Panorama (Albania)

Prokurori Altin Binaj, në veting: Mungesë të ardhurash për 3 vite

- Donika Prela

Mungesë të ardhurash për tri vite ka konstatuar Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it për drejtuesin e Prokuroris­ë së Apelit në Vlorë, Altin Binaj. Hetimi për këtë të fundit ishte kryer në të tria kriteret e rivlerësim­it administra­tiv, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe atësive profesiona­le. Për dy kriteret e fundit, Komisioni relatoi se nuk janë konstatuar probleme dhe se raportet e dorëzuara nga organet ndihmëse, respektivi­sht Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r dhe Prokuroria e Përgjithsh­me, janë pozitive. "Komisioni administro­i raportin e DSIK- ut, me konstatimi­n se subjekti i ri vlerësimit është i përshtatsh­ëm për vazhdimin e detyrë", tha relatorja,. Sa i përket pasurisë, Komisioni tha se për vitet 2008, 2011 dhe 2013, nga analiza financiare e kryer ka rezultuar se prokurori nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshm­e për të kryer shpenzimet që ka deklaruar. Referuar relacionit të KPK- së, prokurori ka në pronësinë e tij dy apartament­e, një në Orikum dhe një tjetër në Vlorë. Relatorja e çështjes, Xhensila Pine, tha se nga hetimi i kryer rezulton se gjyqtari nuk justifikon­te dot arredimin e njërit prej apartament­eve, ndërsa për tjetrin nuk janë konstatuar probleme. Ndërkohë që ra dakord me hetimin mbi dy kritere të rivlerësim­it, prokurori Binaj gjatë fjalës së tij përpara Komisionit u përqendrua te kriteri i pasurisë, ku shpjegoi për tri vitet, që sipas Komisionit kishte mungesë të ardhurash. Sipas tij, mungesa e të ardhurave për vitin 2008 ka të bëjë me shpenzimet e kryera për një zyrë avokatie në pronësi të bashkëshor­tes së tij. Ndërkohë që pretendoi se tatimet kishin dhënë të dhëna kontradikt­ore sa u përket të ardhurave të bashkëshor­tes së tij, nga puna si avokate. Në fund, prokurori kërkoi që të mos ngarkohej me barrën e provës, pasi gabimet ishin kryer nga një institucio­n shtetëror. Edhe për mungesën e të ardhurave gjatë dy viteve të tjera të relatuara nga Pine, prokurori tha se problemi qëndronte në disa lapsuse.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania