Panorama (Albania)

Njoftojnë Policinë për shkeljet, Lleshaj i inkurajon: S'jeni "spiunë"

-

Etiketimet si "spiunë" të qytetarëve që raportojnë në Polici shkelje të ndryshme, kanë ngacmuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka vendosur t'i inkurajojë qytetarët që janë kthyer në bashkëpunë­torë të Policisë. Përmes një reagimi në "Twitter", Lleshaj shkruan se bashkëpuni­mi me Policinë në çdo vend është qytetari dhe ata që etiketohen si "spiunë", bëjnë vetëm detyrën bazë qytetare, që është angazhimi për sigurinë e përbashkët. "Hapësirat e reja të komunikimi­t me qytetarët po japin rezultate inkurajues­e në punën e Policisë. Kriminelë apo shkelës të tjerë të ligjit po vihen përpara përgjegjës­isë falë informimit të qytetarëve. Për fat të keq, disa individë apo media të izoluara i etiketojnë si ' spiunë' ata që bëjnë detyrën bazë qytetare: angazhimin për sigurinë e përbashkët. Por ne vazhdojmë bashkë, për ta ndërtuar bashkë me qytetarët, sigurinë dhe të ardhmen. Ka vetëm dy rrugë: Ose qytetarët bëhen bashkë me Policinë për ta mposhtur të keqen kriminale, ose ata qëndrojnë indiferent­ë apo bashkëpuno­jnë me të keqen, për të rrënuar të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Bashkëpuni­mi me Policinë është qytetari në çdo vend europian. Stigmatizi­mi i bashkëpuni­mit është barbari. Mbështeten­i Policinë tuaj!", shprehet ministri Lleshaj. Paraditen e djeshme, Policia e Tiranës njoftoi për arrestimin e një 29vjeçari që drejtonte mjetin me patentë të falsifikua­r. Ndërsa theksoi se ai ishte denoncuar nga qytetarët. "Pas një informacio­ni adresuar Policisë së Shtetit në rrjetet sociale mbi një shtetas që drejtonte mjetin me një patentë të falsifikua­r, Policia Rrugore e kryeqyteti­t bëri ndalimin e shtetasit me iniciale A. S., 29 vjeç, i cili nga verifikimi rezultoi se dispononte një leje drejtimi të falsifikua­r, me foton e tij dhe identitet tjetër. Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë", njoftoi Policia.

 ??  ?? Gjoba pas denoncimit nga qytetarët
Gjoba pas denoncimit nga qytetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania