Panorama (Albania)

LSI flirton me PS, jep votat për buxhetin në Malësinë e Madhe

-

SHKODER - LSI bashkon votat me PS- në në Malësinë e Madhe, PD e vetme në opozitë. Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe ka miratuar buxhetin për vitin 2019 dhe buxhetin afatmesëm 2019- 2021. Me 23 vota pro dhe 6 kundër, anëtarët e Këshillit i hapën dritën jeshile buxhetit për këtë vit, ndërkohë që janë miratuar edhe disa pika të tjera që ishin në rendin e ditës, si ndihma ekonomike apo bursa për studentët. Që në fillim, mbledhja ka nisur me debate dhe akuza. Këshilltar­ët e PD- së akuzuan se disa familje, që janë mbështetës­e të opozitës në fshatra të ndryshëm janë përjashtu- ar nga skema e ndihmës ekonomike vetëm për bindjet e tyre politikë. Po ashtu, një tjetër këshilltar i djathtë akuzoi se listat e ndihmës ekonomike po fryhen vetëm për arsye të fushatës elektorale që do të jetë këtë vit. Një tjetër debat u zhvillua për situatën e krijuar nga bora. Këshilltar­ët e PD- së akuzuan se shumë rrugë në qendra të banuara, por edhe në fshatra të ndryshëm, nuk janë pastruar nga bora dhe se qarkullimi për mjetet dhe këmbësorët ka qenë tejet i vështirë. Nga ana e tyre, administra­torët e njësive u shprehën se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe se është punuar për hapjen e akseve rrugore në Malësinë e Madhe. Akuza, anëtarët e PD- së, Mimoza Rexhvelaj, Gjovalin Veshtaj dhe Isa Rama, lëshuan edhe për rrugët e parikonstr­uktuara në fshatra të ndryshëm, mosinvesti­min në shumë shkolla të amortizuar­a apo edhe për qendra shëndetëso­re që nuk janë aspak në gjendje të mirë. Sa i përket buxhetit, opozita mendon se prioritete­t në fshatra të ndryshëm nuk janë parashikua­r dhe se nuk ka transparen­cën e duhur. Buxheti për 2019- n është 909 milionë lekë në total. Kryebashki­aku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, tha se investimet janë shpërndarë në mënyrë të balancuar në të gjitha zonat e bashkisë, ndaj kërkoi që të votohet. Në Malësinë e Madhe buxheti, përveç votave të PSsë dhe partive të tjera aleate mori edhe votat pro të anëtarëve të LSI- së. Ndryshe nga qendra, ku LSI qartazi është në aksion opozitar me qeverinë në Malësinë e Madhe ende vijojnë që PS dhe LSI të kenë koalicion solid dhe të bashkëpuno­jnë. Buxheti mori 6 votat kundër vetëm nga anëtarët e PD- së. s. n

 ??  ?? Këshilli Bashkiak i Malësisë Madhe
Këshilli Bashkiak i Malësisë Madhe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania