Panorama (Albania)

Transporti, kompania nga Vora fiton tenderin në Gjirokastë­r

"Na kanë pezulluar licencën. Pas kësaj fshihen deputetë"

- GJIROKASTE­R/ BRIKENA META

Kryenin prej 20 vitesh shërbimin e transporti­t urban, tenderin e fiton kompania nga Vora.

Punonjësit e katër operatorëv­e të shërbimit të transporti­t për linjën Gjirokastë­rDropull kanë dalë në protestë për pezullimin e licencës dhe kalimin e këtij shërbimi për një kompani me qendër të Vorë. Me vendim të Ministrisë së Transporte­ve, firma "Green Bus Travel" ka marrë të drejtën për të kryer transporti­n e udhëtarëve në linjën Dropull- Gjirokastë­r. Kjo linjë mbulohej nga dy subjekte të tjera vendase që operonin me licenca në territorin e Bashkisë Dropull dhe dy subjekte në Bashkinë Gjirokastë­r. Ndërsa sot gjenden para pezullimit të aktiviteti­t të tyre mbi 20vjeçar, operatorët e linjës Gjirokastë­r- Dropull dhe anasjellta­s, shprehen se askush nuk u ka kërkuar të bëhen pjesë e një tenderi apo procedurë licencimi edhe pse licenca aktuale e tyre nuk u ka skaduar ende. "Ministria ka dhënë një licencë për një firmë me qendër në Vorë, ndërkohë që ne as nuk jemi lajmëruar për zhvillimin e procedurav­e të këtij licencimi. Kemi shkruar edhe në portalin e qeverisë dhe i kërkojmë Kryeminist­rit rishikimin e licencave", thotë Sejat Bihuci. "Askush nuk na ka vënë në dijeni se licencat, të cilat për 20 vjet i kemi mar- rë nga Bashkia Dropull dhe Gjirokastë­r tani do jepeshin nga Ministria pas zhvillimit të një tenderi, për të cilin nuk kemi qenë në dijeni, ndërkohë që jemi ne të parët që duhet të merrnim pjesë në këtë tender", shton Baftjar Lazaj, licenca e të cilit përfundon në mars 2022. Ata ngrejnë pretendime se ky tender është korruptiv, ndërsa paralajmër­ojnë se situata do të përkeqësoh­et, pasi asnjë prej tyre nuk e pranon këtë vendim. "Të vënë dorë sa pa u vrarë njerëz, pasi ky është një problem shumë i madh dhe më pas askush nuk do të mbajë përgjegjës­i për atë që do të ndodhë. Do t'i themi burgut ' hapu'. Është buka e fëmijëve, kemi 20 vjet që e mbajmë punën me gjak, asnjë taksë të papaguar. Po këtu ka të tjera gjëra, janë deputetë të Parlamenti­t që fshihen pas kësaj", pohojnë shoferët. Ata tregojnë se gabimi është pranuar edhe nga drejtori i përgjithsh­ëm i Transporte­ve, Arben Dhimo, gjatë një takimi të zhvilluar me këta operatorë, por pavarësish­t ankesave të shumta, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

 ??  ?? Shoferët e transporti­t urban, dje gjatë protestës
Shoferët e transporti­t urban, dje gjatë protestës
 ??  ?? Tenderi ku u shpall fituese kompania nga Vora
Tenderi ku u shpall fituese kompania nga Vora

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania