Panorama (Albania)

“Ramës s’i kam kërkuar asgjë, politika pazar gomerësh”

"Kam pasur mendime të ndryshme me të dhe kam shkruar në gazetë. Sado që mendimet e mia binin ndesh me të tijat, nuk ka reaguar"

-

me dikë, kushdo qoftë ai, nëse është ministër...

Duhet të kemi ndër mend që brezi ynë, atë konceptin shok e ka krejt ndryshe nga ai që dëgjojmë sot. Ishte thelbësore për ne miqësia, edhe nëse ziheshim apo nëse s'shiheshim, këtë e kemi ruajtur gjithmonë dhe më vjen keq kur disa njerëz, sidomos me atë, edhe për shkak të pozicionit të tij, e kanë kthyer dashurinë në urrejtje. Sidoqoftë, ajo që respektoj është që ai nuk i shan shokët ndonjëherë dhe për mua kjo është vlerë. Pra, në këto raporte, meqenëse puna nuk më lidhte, s'kam shkuar t'i kërkoj asgjë, pavarësish­t halleve që kemi pasur. E para, sepse nuk ndihesha njeri dështak, jeta është luftë, luftën bëje vetë. Në këtë kuadër kam ruajtur raporte korrekte, bënim barsoleta në celular, ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar edhe për të. Edhe unë në vitin 2003 shkëputem, shkoj në Finlandë për studime në qeramike, ai vijoi karrierën në politikë. Kjo ishte një kohë që u ndamë, sepse ai vijoi me përpjekjet e tij me politikë, ndërsa unë, t'i përgjigjem edhe pyetjes më lart, kam një alergji të tmerrshme, pavarësish­t se tentova një herë të jem pjesë. Por ishte gabim i madh. Politika është një pazar i madh, por tek e fundit puna e tyre.

Gjatë një periudhe të shkurtër kam pasur mendime të ndryshme me të dhe herë pas here kam shkruar në gazetë. Sado që mendimet e mia binin ndesh me të tijat, nuk ka reaguar. Atë që vlerësoj është që nuk më tha asnjëherë, "Adi, ç'ke me mua"? Një herë e pyeta nëse i kishte ngelur hatri... por qeshi e më tha se marrëdhëni­et tona janë aq të thella sa nuk do merrem me këto... Prandaj, them që edhe pjesa e raportit shoqëror ka komplikaci­onet e veta, por për mua, koncepti si e trajton shoqërinë, ndershmëri­a, është thelbësore. U bënë 40 vite miqësi me të dhe kam qenë vërtet komod. Këto kanë ndodhur, përpara se të hapnit studion... Po, e gjithë kjo, derisa hapa një studio qeramike me vështirësi­të e mia, por sidoqoftë... Pas një viti e ca, kisha bërë dy punime që ia kisha çuar nënës së Edit, sepse lidhjet familjare vazhdonin gjithnjë. Edi i pa, më pyeti dhe erdhi në studion time. Mund të ketë ndodhur rreth 4 vite më parë. Jo se u ribëmë shokë, por rigjetëm motivin që të konsumojmë shoqërinë. Sigurisht që doli shumë produktive, sepse ai nuk kishte kapur kurrë baltë me dorë, sfidoi veten. Pastaj, dalëngadal­ë, prej vullnetit të jashtëzako­nshëm që ka ai njeri, me kulturën e tij, por edhe me ndihmën time, për çështjet teknike të qeramikës, u gjendëm bashkë duke punuar. Në këtë moment, syri i një shoku të ndihmon, të vlen për gjendjet e tua, për të realizuar punët e tua. Kemi punuar për një kohë të gjatë, shtyjmë njëritjetr­in për të shijuar profesioni­n, për të bërë raportin tonë më të vlefshëm, sigurisht në pikëpamjen artistike. Nga ana tjetër, është një relaks që sido të shkojë politika, Ramën e shoh në art. Jo sepse është më i zoti në art, por për mua, të jesh i zoti në politikë, është të jesh i pari në pazarin e gomarëve, mund të jem i ashpër në këtë pikë, por ai e di, siç di që vlen në art dhe duhet ta bëjë këtë gjë. Në këtë kuadër e them me keqardhje, që duhet të jetë në art një orë e më parë, megjithatë kjo është pjesë e tij, janë vendimet e tij. Si është raporti juaj brenda studios? Për sa u përket raporteve të komunikimi­t, jemi po ata që kemi qenë adoleshent­ë, studentë, gjithnjë njësoj... Janë shtuar debatet, ulërimat. Ai ulëret herë pas herë, më lër të punoj, mos ndërhy! Unë, nga ana tjetër, bëj ndërhyrjet e mia për mënyrën, mirëpo të gjitha këto kanë lezetet e tyre. Njeriu ka nevojë të shpërthejë, po nuk e bëre këtë me shokun, për çfarë e ke, me kë do ta bësh? Qoftë ai me mua, qoftë unë me të, për mirë apo për keq. Në fund, dua të them që është një raport shoqëror joperfekt, por është shumë i mirë dhe uroj të jetë kështu edhe për aq kohë sa na ka ngelur! Kaq është e gjitha dhe nuk ka as insinuata përfituese dhe asgjë tjetër. S'kemi qenë keq as unë, as ai, asnjëherë. S'jemi rritur të uritur as shpirtëris­ht e as ekonomikis­ht, nuk jemi aq tamahqarë e as lakmitarë e të gjitha këto ndikojnë në zgjatjen e shoqërisë jo vetëm tonës, por të gjithsecil­it.

E lamë për në fund, por ishte pikërisht oxhaku i studios suaj që solli këtë intervistë. Edhe pse e keni bërë reagimin tuaj, duhet ta kemi përgjigjen këtu…

Ma rrahën oxhakun me pantofla, çizme, atlete, sikur po i bien ndonjë kambanë kishe. Mjerë ne ku jemi katandisur, aq sa të zë frika të të vijë një Kryeminist­ër apo President apo kryetar Parlamenti etj., në shtëpinë a në vendin e punës tënde, sepse të bëjnë copash, duke ta nxjerrë shtëpinë në pazarin e madh të sharjeve e fyerjesh ordinere...

S'kam asnjë tundim të mbroj Ramën, se për mua ai vendin e ka në art dhe boll me politikë në pazarin e gomarëve! Po ja qe s'm'u ndenj më, kur përpos bërjes logje Kavaje me oxhakun tim, na doli tani që tërë atelieja ime qenka e tij dhe unë paskam vënë emrin tim për ta mbuluar pasurinë e tij. E kjo, për më tepër, e shprehur nga një zë klithës i opozitës, që as nuk llogarit dëmin moral që më shkakton teksa tërë bota e kulturës dhe artit e di sesi e kam nisur me vështirësi pa fund, derisa ia kam dalë të jem këtu ku jam. Tërë bota e artit ( madje edhe një pjesë e opozitës, qe i kam miq) e dinë që nuk jam i ardhuri i fundit në këtë qytet dhe që as kam marrë kurrë ndonjë lek shteti për krijimtari­në time.

Tani, që ta mbyllim këtë muhabet. Studio është e imja dhe paguaj qira për të te Komuniteti Bektashi, me të cilët kam këtë marrëdhëni­e qysh para se sa Ed Rama të më vinte rastësisht për vizite dhe të prekte për herë të parë baltën e qeramikës me dorë! Oxhaku është i imi dhe njëherësh krenaria ime, pasi jam edhe vetë pjesë e krijimit të tij, e s'ka bërë as 40, as 30, as 18 dhe as 12 mijë euro, por shumë më pak. Ama, edhe sikur të bënte 20 mijë, unë kam kaq shumë vite pune dhe aktivitete biznesi ( kush s'e di, të pyesë ata që e dinë), në kurriz dhe njëherësh një jetë kaq modeste jashtë studios, sa po të mos e kisha marrë dot shumë më lirë, mund ta kisha marrë edhe aq!

 ??  ?? Edi Rama dhe Adrian Dule, gjatë ekspozitës së Ramës në New York
Edi Rama dhe Adrian Dule, gjatë ekspozitës së Ramës në New York

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania