Panorama (Albania)

Aliji: Kam ndaluar së ëndërruari, ja pse zgjodha Dinamon e Bukureshti­t

-

Një mijë e një peripeci dhe probleme të njëpasnjës­hme. Si të mos mjaftonin ato sportive, mbrojtësi i Kombëtares u përball me vdekjen e të atit. Jo vetëm kaq, por sapo nisi aventurën e re me Dinamon e Bukureshti­t, pësoi një dëmtim të rëndë që e la jashtë fushave të lojës për disa muaj. Naser Aliji, në një rrëfim për "doardinamo. ro", tregon vështirësi­të, zgjedhjet që ka bërë dhe gjithçka nga karriera dhe jeta e tij. Së fundmi, mbrojtësi kuqezi ka rilindur në klubin rumun, teksa me paraqitjet në miqësore, konsideroh­et si një futbollist mëse i nevojshëm për skuadrën e tij të re, të trajnerit Mirçea Redniç.

Pse zgjodhët të pranonit ofertën e Dinamos së Bukureshti­t?

Për momentin ishte vendimi më i mirë. Kam folur më parë me Azdren Llullakun dhe më ka thënë gjëra të mira për Dinamon dhe trajnerin e ekipit. Kështu që mendoj se kam bërë një zgjedhje shumë të mirë. Çfarë dinit për Dinamon para se të mbërrinit në këtë ekip? Vura re që ishte një klub me traditë, por nuk e njihja futbollin në Rumani.

Çfarë ndodhi me atë dëmtim që pësuat në verë dhe aktualisht si ndiheni?

U mërzita shumë për çfarë ndodhi, por tani jam mirë. Fatmirësis­ht, nuk po dëmtohem më. Unë kisha një shqetësim në gju, kështu që më duhej të kthehesha në Zvicër për ta zgjidhur problemin. Me mjekun tim bëra një fazë rikuperimi dhe u ktheva në formë të mirë e tani jam i gatshëm për trajnerin dhe skuadrën.

Në Zvicër ishit kampion me Bazelin. E mendoni titullin me Dinamon?

Në futboll çdo gjë është e mundur. Unë shpresoj që të jem kampion dhe me Dinamon.

Keni luajtur në Ligën e Kampionëve, si ndihet një lojtar për këtë?

Kam luajtur vetëm një ndeshje me Bazelin dhe ishte një ëndërr e vërtetë. Çdo fëmijë e ëndërron atë! Ishte një moment i veçantë për karrierën time dhe do ta mbaj mend gjatë.

A e dini se Dinamo Bukuresht nuk ka luajtur kurrë në Ligën e Kampionëve dhe vazhdon të mbetet ëndërr për të?

E di, por ne mund ta bëjmë këtë. Për të gjithë lojtarët është një ëndërr dhe shpresoj të arrijmë ta realizojmë.

Cila është ëndrra më e madhe në futboll?

Kam ndaluar së ëndërruari! Tani dua vetëm ta shijoj futbollin. Kam pasur shumë probleme në dy vitet e fundit dhe kam kuptuar se e tashmja duhet shijuar. Në çdo ditë duhet të japësh maksimumin. Nuk e them këtë vetëm se im atë u nda nga jeta, por kam parë të gjitha pjesët e këqija të futbollit gjatë dy viteve të fundit dhe kam kuptuar se të ardhmes nuk i dihet kurrë. Sot je këtu, nesër jo.

Si e kaloni kohën e lirë?

Kaloj shumë kohë me familjen time. Pëlqej të luaj videolojër­a me nipat dhe shokët e mi. Lojëra shumë zbavitëse dhe interesant­e. Jam një person shumë i lidhur pas familjes.

A keni ndonjë lojtar, që dëshironi t'i ngjani dhe e shini si idhull?

Nuk përpiqem të kopjoj ndokënd, por sa herë shikoj një ndeshje futbolli, i kushtoj shumë rëndësi mbrojtësve të krahut. Që në fëmijëri më ka pëlqyer shumë Daniel Alvesh. Ai është idhulli im. Do doja të isha si ai. Në futboll nuk i dihet kurrë dhe gjithçka është e mundur.

Cilat janë objektivat e klubit këtë sezon?

Tani është e rëndësishm­e që të mbyllim mirë sezonin aktual, pasi nuk ndodhemi në një situatë të mirë. Shpresoj që të fitojmë pjesën tjetër të ndeshjeve dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Mund ta kapim zonën "Play- Off", por duhet të jemi realistë. E kemi shumë të vështirë dhe nuk është në dorën tonë. Si është gjendja e Dinamos së Bukureshti­t deri më tani? Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe, tani për tani, na duhet të njohim njëri- tjetrin më mirë. Gjë për të cilën do të na duhet kohë, por më pas do të bëhemi një skuadër shumë e fortë.

Çfarë lojtari jeni në fushë?

Ndryshoj shumë nga jeta që bëj dhe tipi që kam jashtë futbollit. Kur jam në një ndeshje, dua të fitoj medoemos. E urrej të humbas!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania