Panorama (Albania)

Vendimi, formular i ri për kreditë e shtëpive

Qeveria ndryshon të gjithë procedurën e aplikimit të kredive për shtëpi. Zbardhet formulari i ri dhe dokumentet që duhet të plotësohen

- ADA HAZIZOLLI

Pas miratimit të ligjit të ri të strehimit, Qeveria ka gati edhe aktet nënligjore me anë të të cilave detajohen programet që do të aplikohen, kriteret, dokumentac­ioni si edhe afatet.

Gazeta zbardh sot formularin e aplikimit, si edhe procedurat që do të duhet të ndjekin qytetarët. Procesi është i ndarë në dy faza. "Në fazën e parë, aplikantët shprehin vullnetin e tyre për të përfituar nga programet e strehimit social, sipas ligjit 22/ 2018", thuhet në nenin 4 të projektven­dimit. Veç të dhënave bazë, do të kërkohet po ashtu informacio­n mbi kushtet ekonomike, pra të ardhurat që ka familja, për kushtet sociale referuar kategorive specifike, siç janë jetimët, personat me aftësi të kufizuar, familjet e policëve të rënë në detyrë, emigrantët e rikthyer, prindërit e vetëm që kanë në ngarkim fëmijë etj.. Të dhëna do të kërkohen po ashtu, për kushtet e strehimit në të cilat ndodhet familja në momentin e aplikimit. Në fund të formularit janë renditur edhe programet e strehimit, ku përfshihet banesë sociale me qira, banesë me kosto të ulët, tokë e pajisur me infrastruk­turë për të ndërtuar vetë banesë, si edhe përmirësim­i i banesës aktuale. Qytetarët bëjnë renditjen e tyre, nga më i preferuar në më pak i preferuar. Me rëndësi janë edhe dy opsionet e parashtrua­ra. Kështu, në mungesë të banesave sociale, ofrohet subvencion­imi i qirasë në tregun e lirë dhe në mungesë të banesave me kosto të ulët, ofrohet, sipas mundësive buxhetore, subvencion­imi i interesave të kredive ose siç njihen ndryshe, kreditë e buta.

FAZA E DYTË Gjatë fazës së dytë vendoset për trajtimin e aplikantit me një program social. Në këtë fazë, çdo aplikant duhet të dorëzojë dokumentac­ionin që vërteton deklarimet e bëra në fazën e parë. Një javë pas dorëzimit të dosjes, qytetarët njoftohen nëse kanë mangësi në dokumentac­ion. Në të kundërt, bëhet regjistrim­i i kërkesës. "Njësia e vetëqeveri­sjes vendore planifikon zbatimin e njërit prej programeve apo instrument­eve të strehimit social. Aplikantët mund ta refuzojnë formën e strehimit dhe të mbeten përsëri në listën e pritjes, vetëm kur nuk u janë plotësuar kushtet e strehimit, sipas normave në fuqi", saktësohet në draft. PROGRAMET E

STREHIMIT Gjithsej do të jenë 6 programe sociale, që do të zbatohen për t'u ardhur në ndihmë të pastrehëve. Krahas programit të banesave sociale me qira dhe shpërndarj­es së banesave me kosto të ulët, në skemë janë përfshirë edhe disa programe të tjera, siç është ai për përmirësim­in e kushteve të banesave ekzistuese, programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi, krijimi i strehëve të përkohshme, si edhe programi për ndërtimin e banesave të specializu­ara. Sikundër ka ndodhur, nga ana e bashkive do të vijojnë të ndahen banesa sociale me qira. Ligji përcakton që qiraja nuk duhet të jetë më e lartë se 30 për qind e të ardhurave që familja gjeneron në muaj, ndërsa për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, do të subvencion­ohen në masën 100 për qind.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e projektven­dimit dhe formularit të aplikimit
Faksimile e projektven­dimit dhe formularit të aplikimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania