Panorama (Albania)

“Më lër të punoj, mos ndërhy ”, miku i Ramës rrëfen debatet: Pse zgjodhi studion time të skulpturës

ADRIAN DULE TREGON PER OXHAKUN NE STUDION E TIJ DHE MIQESINE FAMILJARE ME RAMEN: POLITIKA, PAZAR GOMERESH

- ANI JAUPAJ

"Oxhaku me diamante", siç e quan tashmë me humor qeramisti Adrian Dule, ngrohësin e studios së tij të punës, që u bë i famshëm pas një spoti që njoftonte praninë e Kryeminist­rit Edi Rama në një studio televizive, bëri që të flitej gjatë për miqësinë mes tij dhe Ramës.

I biri i qeramistit Hektor Dule, ka treguar sot marrëdhëni­en që ka nisur që në fëmijëri, kur së pari për shkak të baballarëv­e, Dule dhe Rama ( të rinjtë) bënin vizatimet e para, pa pasur shumë vëmendjen e baballarëv­e. Vizatimet "e shpërfillu­ra" u shndërruan shpejt në pasionet e të rinjve e mandej në profesione­t e tyre. Ngjarje ndodhën rrugës, drejtimet u ndanë e u rigjetën sërish te oxhaku… Adi Dule tregon sot për "Panoramën" 40 vitet e njohjes me Edi Ramën.

Do ta nisim nga fëmijëria, jo për vijë kronologji­ke, porse, në rastin tuaj, hamendja të thotë që një fëmijë që rritet me një baba artist, e ka pothuajse të përcaktuar atë që e pret… Si ka qenë rasti juaj?

Nuk ka qenë tamam kështu, madje nga fëmijëria mendoj që s'ka asgjë të veçantë tek unë, për të ashtuquajt­urin talent. Pikturoja, por asgjë për t'u marrë në konsiderat­ë. Siç thotë Pikaso, deri në moshën 10- vjeçare, të gjithë fëmijët e botës janë gjeni. Pra, asgjë e veçantë te unë. Interesant­e është, që pikërisht pas kësaj moshe, ka ndodhur diçka. Babai nuk është marrë shumë me mua sepse qëndronte gjithë kohës në studio. Edhe nëse pikturoja, më dukej sikur ai nuk i shihte. I lija ato që kisha bërë te cepi tavolinës, me mendimin që im atë t'i shihte, por në mëngjes i gjeja aty ku i kisha lënë. Kalonin ditë të tëra derisa mund t'i binin në dorë.

Në fakt, më vonë e mora vesh që ishte një metodë e tij dhe e shokëve të tij që të mos merreshin me fëmijët, sepse nëse do merreshin, do t'i detyronin të ndiqnin rrugën e tyre. Gjithsesi, nuk e di se sa e saktë është kjo, por unë përfundova në "Pallatin e Pionierëve", pra, nuk më ka mësuar babai im as kur kisha vendosur t'i kushtohesh­a punës sime. Më pas në Liceun Artistik skulpturën e zgjodha vetë, madje babai e ka marrë vesh shumë vonë që kisha zgjedhur këtë degë. Shkurt, fëmijëria nuk është shquar për diçka të veçantë, asnjë nga ato përrallat që dëgjojmë… Edhe në Lice nuk jam shquar, më tepër vija vërdallë, edhe për shkak të moshës, pak a shumë siç bënin të gjithë. Madje, deri sa konkurrova për shkollë të lartë, nuk kam qenë i bindur nëse do ta vijoja atë rrugë apo jo. Më joshte ideja e shkollës së artit, por vetëm kaq… E keni trajtuar edhe Akademinë e Arteve njësoj? Artet ishin më impenjativ­e, unë isha më i përgjegjsh­ëm. Konkursi ishte shumë i vështirë, kemi konkurruar 350 vetë dhe janë përzgjedhu­r vetëm 33, në skulpturë e pikturë. Komisionet ishin shumë të sakta, së paku për 15 studentët e parë, për pjesën tjetër ndërhynin edhe miqësitë… Dola i dyti aty dhe kuptova, së paku, që isha i zoti. Im atë nuk ka ndërhyrë aspak dhe këtë e dinë të gjithë. Atë vit babai im nuk ishte anëtar në pranimin e konkursit, më parë kishte qenë. Përfshirja gjatë këtyre viteve ishte më e madhe, por edhe sepse dëshirat personale ishin rritur, pra, rakordohes­hin të dyja.

Të paktën, sa i përket Ramës, mikut tuaj, përcillen ende si barsoleta sjelljet e tij antikonfor­miste. Kanë qenë në përgjithës­i ngjarje o sjellje të shkollës ku keni studiuar...

Ne nuk ishim tamam antikonfor­mistë siç thoni, kanë qenë disa tipa, por nuk ka qenë kjo fryma e masës. Kujtoj një Goni që vishej çuditshëm, me pantallona të shkurtra… Kur e pyesnim pse s'martohej, meqenëse ishte më i madh, kishte ardhur vonë në shkollë, bënte batuta të tipit "po pres autobusin"... pra, sjellje të këtij lloji që më shumë se sa antikonfor­mizëm e bënin njeriun që sillej kështu, të ndihej i ndryshëm nga të tjerët.

Për sa i përket Ramës, mund të them se ka qenë vërtet antikonfor­mist në shumë momente, por sidomos kujtoj momentin e mbrojtjes së diplomës së tij. Më ka ngelur në mendje, e ka bërë në hyrje të sallës së Institutit të Arteve, në faqen e krahut të djathtë, ka qenë një pikturë me bojëra akriliku, në mur. Më vjen shumë keq që e kanë fshirë vitet, ka humbur... Mënyra se si ishte kompozuar ka qenë e rrallë për atë kohë. Kishte tendenca deri diku futuriste. Më ka ngelur në mendje një figurë e kësaj pikture, një statujë mermeri e pikturuar në mur, mbante në dorë kokën e vet të prerë. Shumë interesant­e si gjetje, por ishte edhe kuraja e tij për të vepruar e reaguar. Kur ka nisur miqësia juaj, ishte dorë e baballarëv­e? Jemi njohur, sigurisht, që të vegjël. Baballarët tanë kanë qenë shokë dhe miqësia e tyre jetoi në vite, ishte mjaft e fortë. Kanë bërë shumë punime bashkë, kanë bërë monumente e skulptura në grup, por veç e veç asnjëri nuk ka bashkëpunu­ar me një tjetër, vetëm me njëri- tjetrin, kur kanë qenë bashkëpuni­me dyshe.

Kuptohet që fillimisht ne ishim bashkë prej tyre, por duke u rritur krijuam miqësinë tonë. Meqenëse ishte pak më i madh se unë, ka luajtur rolin e protektori­t, madje edhe në vitet më vonë vazhdoi të thotë kujdes aty, kujdes këtu. "Aman, i kam thënë tani vonë, ç'e kishe atë sjellje?! "Nuk e kisha nga vetja,- më tha,- por yt atë më thoshte gjithmonë: shikoje pak". Ne nuk kemi qenë pjesë e grupeve shoqërore të njëri- tjetrit, por qëndronim bashkë dhe marrëdhëni­a ka qenë përherë e këndshme. Rama shquhej e shquhet për kulturë dhe ishte shumë e këndshme të bisedoje me të. Përtej asaj, edhe rastet e praktikave mësimore kanë qenë të pranishme. Për shembull, dy vite, Rama ka ardhur me grupin tonë...

Të dy kemi qenë pak ngacamanë, edhe për t'i dhënë pak ngjyrë të përditshme­s, jo për t'u tallur... Një natë, kemi qenë me praktikë në Durrës, në dhomën time, bisedonim bashkë me Gazmend Mukën, edhe ai me shumë humor. Kur mbaron biseda, ka qenë ora 01: 00 e natës, themi çdo bëjmë tani?! Si përfundim se kush hodhi idenë të themi që Arian Kuqi është arratisur me një anije polake. E marrim, e fusim Arianin në dollapin e hotelit dhe lajmërojmë të gjithë hotelin. Problemi ishte që sa të vinte momenti i ardhjes së Policisë duhet të gjenim personin e fundit që e kishte takuar. Me ton dramatik dhamë lajmin... u mpinë të gjithë. Për një orë e ca u krijua një tension që nuk di ta rrëfej, dukej sikur të gjithë ishin gati të thoshin që kishin takuar edhe djallin, vetëm Arianin jo... Mos ta zgjas, në një moment Ariani del nga dollapi... dhe kuptohet ç'ndodhi më vonë! Gjëra të tilla nga atmosfera e kohës ka pafund. Por një gjë është përtej të gjithave, që gjithmonë brezi ynë ka qenë i përgjegjsh­ëm për të arritur gjërat, ka pasur konkurrenc­ë, në të gjitha fushat e arteve dhe kjo krijonte shumë sfida. Rama ka qenë një nga ata që ka ditur të sfidojë, edhe fakti që ngeli asistent pedagog pasi mbaroi studimet e tregon këtë.. Dhe nuk është çështja që ndenji prej të atit, sepse e tregoi me vepra...

Nuk ka nevojë të tregoj më tepër për të, për shoqërinë, sa e ngushtë ka qenë e si ka qenë sepse janë të gjitha rela-

tive... Sa ka ndikuar babai juaj në zgjedhjen që keni bërë? Nuk di të them saktësisht, por besoj që po, të gjithë elementët janë të kompozuar në një tablo, por jo kompozim i stisur. Ai nuk ka këmbëngulu­r e as ka marrë pjesë në zgjedhjen time, në mënyrë që të kishte ndjekjen e shkollimit tim më të thjeshtë. As babai i Ramës e as i imi nuk kanë ndikuar te ne... Kjo ishte një rrugë që ne prej tyre u tërhoqëm, patjetër, por na pëlqeu, siç ndodh me të gjithë fëmijët në të gjitha profesione­t e prindërve. Në përgjithës­i, brezi i tyre nuk ndikonte, kishte mentalitet ndryshe nga masa, por edhe ata pjesë e atij sistemi ishin dhe aty u formuan, por deshën brenda asaj që për vete e fëmijët të kishte shkollim dinjitoz. Në fakt, për fat të mirë, nuk po them që jemi bërë dikush, siç deshën ata, por vazhdojmë të merremi me art, qoftë unë, qoftë Edi... Është pjesë e qenësishme e jona. Besoj që kjo është tabloja e mirëkompoz­uar që them më lart, edhe pse mund të mos jetë e shkëlqyer...

Si vijoi karriera juaj pas studimeve të larta?

Unë mbarova qeramikë, e kam pasur shumë qejf dhe siç ndodhte atëherë, emëroheshi­m në bazë të mesatares. U emërova në artistiken "Migjeni", përgjegjës në repartin e qeramikës. Ishte repart shumë i rëndësishë­m, babai im kishte punuar aty në vitet ' 60, kur ishte kthyer nga studimet. Ata krijuan qeramikë më të avancuar për kohën, im atë bashkë me kolegët e tij të shkolluar jashtë. Kishte mbi 80 punëtorë dhe realizonte ato prodhime që ishin të suksesshme për kohën dhe atë kohë jepeshin në Çeki me klering, merreshin atëherë makineri të ndryshme, por e rëndësishm­e është që nuk ishim jashtë loje. Prodhimi ishte i vështirë, por ngelej në një vend që ishte komunist. Gjithsesi, ishte përvojë shumë e mirë profesiona­le, por pastaj ndodhën ndryshime. Filluan atëherë kontrollet e Ramiz Alisë për punëtorët dhe në këtë kohë kam pasur një problem, prej një reagim timit, më pezulluan nga puna për disa muaj, pastaj nisi orteku i famshëm i studentëve dhe në një moment u gjenda edhe unë në Greqi si emigrant. Nuk dua t'i hyj kësaj pjese, por fakt është që për disa vite, në emigrim, pothuajse nuk u mora fare me art, përveçse pak me skulpturë, me qeramikën nuk kam punuar fare gjatë kësaj periudhe.

Si ka qenë marrëdhëni­a me Edi Ramën gjatë kësaj periudhe që u shpërbënë të gjitha e të gjithë?

Në këtë kohë, me Edin jam takuar shumë rrallë. Në vitet kur ai u bë ministër, jemi takuar dy a tri herë gjithsej. Më erdhi keq atëherë kur dëgjova dhunën e tmerrshme që kishte ndodhur me të. Nuk po vë gishtin askund, por fakt është që nuk kishte kush ta dhunonte deri në vdekje këtë njeri, përveç opozitës që sot ka të njëjtën sjellje. Harrojnë që ky njeri, është si është, ka kaluar përmes një kalvari të tërë ngjarjesh. Në kohën e ministrisë, me Ramën nuk na lidhte gjë, shok kemi qenë gjithnjë, pavarësish­t që në kohë të ndryshme jemi takuar rrallë apo shpesh.

Megjithatë, është shumë e thjeshtë që të të lidhë diçka

 ??  ?? SKULPTORI ADRIAN DULE ( MAJTAS) KRYEMINIST­RI RAMA NE STUDIO DUKE PUNUAR
SKULPTORI ADRIAN DULE ( MAJTAS) KRYEMINIST­RI RAMA NE STUDIO DUKE PUNUAR
 ??  ??
 ??  ?? EDI RAMA PERPARA OXHAKUT TE SHUMEPERFO­LUR NE STUDION E QER
EDI RAMA PERPARA OXHAKUT TE SHUMEPERFO­LUR NE STUDION E QER
 ??  ?? QERAMISTIT ADRIAN DULE
QERAMISTIT ADRIAN DULE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania