Panorama (Albania)

Rama: Basha e shkatërroi PD, na qan hallin si Shqipëria- Amerikës

Paralajmër­imi: Gati paditë për Presidenti­n në Gjykatë Kushtetues­e

- ERVIN KOÇI

Pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, se kabineti i ri qeveritar kishte uzurpuar Partinë Socialiste, reagoi Kryeminist­ri Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama iu përgjigj me të njëjtën monedhë kryetarit të PD- së, duke theksuar se vetë Basha ka shkatërrua­r Partinë Demokratik­e. “Këta kanë vetëm vjedhjen në gojë. Ky thotë se këta njerëz ( ministrat e rinj), i sollën oligarkët këtu, ndërsa dihet botërisht se kush ia bën edhe listat e deputetëve apo edhe kryesinë e Partisë Demokratik­e, dje. Vijnë e flasin këta dhe qajnë hallin e Partisë Socialiste. Po Partia Demokratik­e ku është? Tamam si atëherë kur Shqipëria i qante hallin Amerikës. E ka bërë PD- në kashtë dhe vjen këtu dhe i qan hallin PS- së. Edhe Taulanti personalis­ht po t’i kishte thënë me letër, merre dhe shkatërroj­e PD- në, nuk e bënte dot siç e bëri Luli. Personalis­ht, Taulant Balla, njeriu i të gjitha të zezave, nuk ia bënte dot atë të zezë siç ia bëri Luli Partisë Demokratik­e”, deklaroi Rama. Krahas kësaj, Kryeminist­ri iu përgjigj edhe akuzave të bëra nga opozita në Parlament për anulimin e koncesioni­t për ndërtimin e rrugës Thumanë- Kashar. “Dëgjojini, dëgjojini! Dëgjojini se janë për të qeshur ( ata që s’u besojnë) dhe për të qarë ( ata që u besojnë)! Kur do bëhej rruga Thumanë- Kashar ishte një grabitje qindra milionë, tani që me të njëjtën formulë do investohet për universite­tet, s’ka lekë. Çfarë lolosh laj- thaj”, deklaroi Kryeminist­ri. Qëndrimet e opozitës në sallën e Kuvendit, Rama i cilësoi si shpifje duke marrë si shembull gjyqin e zhvilluar me Edi Palokën. “Ne si këta nuk jemi, por kur vijmë këtu, në këtë kazan, që është kazani më i madh i Shqipërisë, Parlamenti i transformu­ar në kazan nga këta, ne dukemi si këta. Sot është dënuar për shpifje nga Gjykata dhe shiko se çfarë logjike, njësoj siç e kam parë me sytë e mi ‘ mister Th’ ( Edi Paloka), që kur doli para Gjykatës, si pulë, thoshte nuk kemi gjë me këtë, por ne kështu na tha partia. Ku i keni provat? Prova është partia, se ne i besojmë partisë e si do mendojmë, që partia nuk thotë të vërtetën? Ja këto thoshte ‘ mister Th’- ja ( Edi Paloka) aty”, deklaroi Rama. KONFLIKTI

Pas mbarimit të seancës plenare, Rama dha një prononcim për mediat, duke ashpërsuar tonet me Presidenti­n Ilir Meta. Pak minuta pasi u votua nga Kuvendi edhe si ministër i Jashtëm, Rama tha se sapo të ngrihet Gjykata Kushtuese do të depozitojë padi për Presidenti­n Metën. “Ne kemi ngritur një numër padish për një sërë shkeljesh nga ana e Presidenti­t dhe për këtë rast ( I referohet mosdekreti­mit të Cakajt). Duroni se do të bëj betimin, pastaj do të vazhdoj me të tjerat”, deklaroi Kryeminist­ri. Ai shtoi më tej se marrja e postit të minis- trit të Jashtëm u bë për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetues­e, e cila, sipas tij, do ta kishte ndaluar Presidenti­n Meta për të mosdekretu­ar Gent Cakajn për ministër të Jashtëm. “Askush nuk e ka bërë këtë më parë. Në kushtet kur nuk ka një Gjykatë Kushtetues­e ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës së re Kushtetues­e për të drejtuar në rrugë institucio­nale shkeljen e Kushtetutë­s nga ana e Presidenti­t të Republikës, u detyrova të marr këtë vendim, duke besuar nga njëra anë se projekti i qeverisë së re nuk duhej cenuar dhe as se nuk duhej të zgjidhej një ministër i Jashtëm për një periudhë relativish­t të shkurtër”, tha Rama.

 ??  ?? DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND
DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania