Panorama (Albania)

Vendimi i Gjykatës, Balla: Basha dhe PD të heqin dorë nga shpifjet

Kreu i grupit të deputetëve të PS pas seancës

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, pas vendimit të Gjykatës, i kërkoi opozitës që të heqë dorë nga shpifjet. Balla tha se "në aspektin civil e njoftoj Lulzim Bashën sot, se do të përballet edhe me një padi tjetër, shuma e së cilës do garantojë ndërtimin e një kopshti të mirëfilltë". "Ne politikanë­t duhet të kuptojmë se, në radhë të parë, jemi qytetarë dhe duhet të trajtohemi njëlloj nga Gjykata. Të drejtën tonë për deklarime publike nuk duhet ta shfrytëzoj­më aspak për shpifje të ulëta. Ky vendim gjykate sot është një vendim historik, për të cilin ne politikanë­t duhet të reflektojm­ë gjatë. I pari që duhet të reflektojë është Lulzim Basha, i cili sot është shpallur fajtor penalisht dhe i detyrohet shtetit shqiptar të shlyejë dënimin e merituar që sot Gjykata dha. E dyta, dua të them që do t'i kërkoja Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratik­e që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar tërësisht në shpifje", tha Balla pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Ai i kërkoi opozitës që të jetë më e përgjegjsh­me ndaj institucio­neve. "Ky vendim gjykate sot, le të jetë një moment që edhe Partia Demokratik­e, meqenëse jemi edhe në fillim të sesionit të ri parlamenta­r, të reflektojë në marrëdhëni­en ndërinstit­ucionale që ka qoftë me maxhorancë­n, qoftë me Kuvendin e Shqipërisë apo institucio­net e tjera të këtij vendi. Le të jetë ky fillim sesioni, ku opozita të ketë tërësisht një qasje tjetër ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke ushtruar përgjegjës­inë e vet", tha Balla.

 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania