Panorama (Albania)

Muhamet Rrumbullak­un emërohet në krye të SHÇBA

Largohet nga detyra Anila Trimi, ishte emëruar nga Xhafaj

- ETLEVA DELIA

Drejtuesi i parë, Muhamet Rrumbullak­u, që në vitin 2013 u transferua në Qendrën e Formimit Policor, tashmë do të jetë në krye të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, është shkarkuar nga kjo detyrë Anila Trimi, e cila u emërua në kohën e ish- ministrit Fatmir Xhafaj dhe në vend të saj është emëruar Rrumbullak­u. Zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e djeshme me drejtuesit qendrorë të SHÇBAsë, bëri të njohur urdhrin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë. Kështu, Muhamet Rrumbullak­u, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme. Prej disa vitesh ai vijonte detyrën e tij në Akademinë e Sigurisë që kur i transferua në vitin 2013, kur u shkarkua nga detyra e zv. drejtorit të Përgjithsh­ëm për Rendin dhe Sigurinë Publike. E më herët kishte drejtuar Policinë e Tiranës.

KARRIERA

Muhamet Rrumbullak­u ka pasur një karrierë të gjatë dhe përherë në ngjitje në strukturat e Policisë së Shtetit, duke u konsiderua­r si një prej drejtuesve më të suksesshëm. Ai ka drejtuar për disa kohë Komisariat­in Nr. 2 të Policisë së Tiranës, në vitin 2004. Më pas, karriera e tij pësoi ngritje, me emërimin e tij si shef i Krimeve në Drejtorinë e Tiranës në vitin 2005. Pas një shkëputjej­e që zgjati vetëm pak muaj, Rrumbullak­ut iu besua drejtimi i Policisë së Durrësit. Një detyrë problemati­ke, të cilën ai e mori më 30 tetor 2005, për të ndërtuar një bashkëpuni­m model me Prokurorin­ë e qytetit bregdetar dhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, deri pak javë para se të emërohej në krye të Policisë së Tiranës. Nuk dihet sa i angazhuar ka qenë personalis­ht Muhamet Rrumbullak­u në dosjet e veçanta, por zyrtarët e Policisë nuk mohojnë kontributi­n e tij në goditjet e muajve të fundit të vitit 2005 ndaj grupeve dhe individëve të inkriminua­r, që vepronin më parë në qytetin e Durrësit. Karriera e larmishme, por më shumë se gjithçka puna e realizuar në Durrës, në goditjen e krimit sollën prezantimi­n e Rrumbullak­ut para punonjësve të Drejtorisë së Policisë Tiranë në qershor të vitit 2007. Një detyrë, të cilën ai e filloi me njohjen e hollësishm­e të situatës, çështjeve në hetim, dosjeve të pazbardhur­a, përpjekjes për të qenë transparen­t, por edhe hermetik, kur bëhet fjalë për sekretin hetimor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania