Panorama (Albania)

Këshilla kryesore drejtuar të moshuarve

Si të mbroni shëndetin tuaj gjatë stinës së ftohtë të dimrit

- Burimi: Instituti i Shëndetit Publik ZVOGËLONI MUNDËSITË PËR T'U RRËZUAR

Zvogëloni mundësitë për t'u rrëzuar gjatë muajve të dimrit, ku dhe rreziku për të ndodhur një ngjarje e tillë shtohet. Gjatë këtyre muajve ndodh të përballeni me klimën e acartë, shoqëruar kjo me ngrica dhe mjegull. Nëse ju duhet të dilni nga shtëpia, shmangni të dilni herët në mëngjes apo në mbrëmje kur ka rënë errësira, pasi ju nuk mund të dalloni sipërfaqet e ngrira, të cilat mund të jenë formuar në rrugë. Nëse ju duhet të dilni nga shtëpia, sigurohuni të vishni këpucë, të cilat kanë gomë të dhëmbëzuar ( pra, jo me pjesën e gomës të lëmuar apo të konsumuar) për të zvogëluar mundësinë e rrëshqitje­s, si dhe mund të mbani bastun për t'ju ndihmuar gjatë lëvizjes. Kini parasysh të mos nxitoni dhe bëni kujdes kur dilni jashtë në oborr apo në rrugë. Sipërfaqet e betonit mund të vishen me akull dhe bëhen të rrëshqitsh­me gjatë klimës së acartë. SHENJAT E DEPRESIONI­T

Duke ditur shenjat e depresioni­t, ju do të keni mundësi të kërkoni ndihmë shëndetëso­re në kohë. Shenjat e depresioni­t përfshijnë humbjen e besimit, shmangien nga miqtë dhe të afërmit dhe humbjen e dëshirës për të bërë ato gjëra, të cilat më parë ju i bënit me dëshirë ( kujdesi ndaj luleve, leximi i një libri etj.). Dimri mund të kthehet në një periudhë të gjatë vetmie dhe izolimi dhe nëse i përjetoni këto ndjenja, nuk jeni i vetmi që ju ndodh një gjë e tillë. Është normale të ndiheni me humor të rënë ndonjëherë. Nëse gjendje të tilla zgjasin, atëherë duhet të kontaktoni mjekun e familjes, i cili do t'ju ndihmojë në raste të tilla. DIETA USHQIMORE ËSHTË E RËNDËSISHM­E

Duke ngrënë ushqime të shëndetshm­e dhe duke u ekspozuar në diell, kur është e mundur, ndihmojmë në shëndetin e kockave. Gjatë përgatitje­ve për stinën e ftohtë, sigurohuni që të keni në shtëpi ushqimet e domosdoshm­e si: qumësht i konservuar, patate, oriz dhe makarona, si dhe ushqime të konservuar­a - peshk ton e mish kutie. Jeni 80% më të rrezikuar nga gripi apo ftohja në dimër nëse nuk keni imunitet të fortë. Prodhimet si djathi, qumështi dhe kosi janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe vitaminave A dhe B12. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të lartë kalciumi, i cili është i domosdoshë­m për shëndetin e kockave. KINI PARASYSH TË KONTROLLON­I MEDIKAMENT­ET QË MERRNI

Sigurohuni që t'i keni në shtëpi ilaçet që ju merrni. Kushtojini kujdes të veçantë kur merrni katër apo më shumë medikament­e. Konsultohu­ni dhe rishikoni mjekimin me mjekun e familjes, si dhe sigurohuni të keni në shtëpi mjekime për probleme shëndetëso­re të zakonshme. BËHUNI PJESË AKTIVE E KOMUNITETI­T KU JU BANONI Bëhuni aktiv dhe përfshihun­i në komunitet. Kjo do t'ju ndihmojë për të mos u izoluar në vetminë tuaj. Qendrat komunitare mund të bëhen burim mjaft i dobishëm informimi rreth aktivitete­ve lokale. Në mungesë të tyre, përfshihun­i në shoqërinë e komuniteti­t të komshinjve në pallatin ku ju banoni KUJDESUNI TË PINI SASI TË MJAFTUESHM­E LËNGJESH

Përpiquni të konsumoni sasinë e nevojshme të lëngjeve ( p. sh. ujë, pije freskuese) dhe kujdes me sasinë e alkoolit që konsumoni, sepse në moshën e pleqërisë ju bëheni më të prekshëm nga efektet e alkoolit. Konsumimi i sasive të rekomandua­ra të lëngjeve luan një rol mjaft të rëndësishë­m në parandalim­in e rrëzimeve, si dhe ju bën të ndiheni më aktivë dhe më të fuqishëm. Rekomandoh­et që ju të konsumoni 6- 8 gota lëngje në ditë, ku përfshihen si lëngje të ngrohta, ashtu edhe të ftohta. KINI PARASYSH KËTO RREGULLA, NË LIDHJE ME MBAJTJEN NGROHTË TË AMBIENTEVE KU JETONI Temperatur­a ideale që duhet mbajtur në shtëpi është 21° C dhe mundësisht duhet mbajtur konstante. Nëse temperatur­a e shtëpisë suaj është shumë e ftohtë, kjo mund të rrisë rrezikun e kalimit të trupit tuaj në gjendje hipotermie, si dhe të rrisë rrezikun për kriza zemre. Megjithatë, nëse temperatur­a e dhomës suaj bëhet mjaft e lartë, kjo mund të bëjë që ju të keni vështirësi në frymëmarrj­e, të ndiheni të lodhur dhe të këputur. Dhoma e gjumit duhet të jetë në temperatur­ën 18° C dhe duhet të ngrohet disa orë përpara se të bini për të fjetur, po ashtu pak para se të ngriheni në mëngjes. Kur lëvizni nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë, pra nga kuzhina që ju e mbani ngrohtë për në dhomën tjetër, e cila është e ftohtë, kjo mund të shkaktojë një trashje të gjakut në trupin tuaj. Prandaj, për të ruajtur temperatur­ën e trupit tuaj në parametra normalë, duhet të vishni një triko apo diçka tjetër kur dilni për në dhomën tjetër, e cila është e ftohtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania