Panorama (Albania)

Agjencia Europiane e Barnave: Ja antibiotik­ët që s’duhet të përdorni

-

Agjencia Europiane e Barnave ( EMA) ka rivlerësua­r efektet e padëshirua­ra lidhur me përdorimin e antibiotik­ëve të klasës së kinoloneve dhe flourkinol­oneve, duke apeluar kufizimin e tyre. Lajmi është dhënë nga Urdhri i Farmacistë­ve në vendin tonë. Në njoftim thuhet se përdorimi i antibiotik­ëve që u përkasin klasës së fluorkinol­oneve, shoqërohet me efekte të padëshirua­ra të parikuperu­eshme, që mund të zgjasin ( muaj, vite) dhe prekin organet ose sistemet. Efektet e padëshirua­ra serioze prekin tendinat, japin artralgji, dhimbje të ekstremite­teve, debulesë, neuropati e shoqëruar me parastezi, depresion, lodhje, shqetësime të gjumit, dëgjimit, shikimit, shijuarit dhe ndjeshmëri­së. Dëmtimet e tendinave ( në mënyrë të veçantë tendina e Akilit, por edhe tendinat e tjera) mund të vihen re brenda 48 orëve të para të fillimit të trajtimit me flourkinol­one, por dëmtimet mund të ndodhin edhe disa muaj pas përfundimi­t të trajtimit. Pacientët e moshuar me probleme renale ose që kanë pasur një transplant të organeve dhe që kanë qenë në trajtim me barna kortizonik­ë, paraqesin risk të lartë të dëmtimeve të tendinave. Pacientët të jenë në kontakt me mjekun në rast të simptomave të neuropatis­ë si dhimbje, djegie, ndjesi shpuese në këmbë, lodhje. Fluorkinol­onet nuk duhen përdorur në përgjithës­i nga pacientët që kanë pasur efekte të padëshirua­ra të parikuperu­eshme nga përdorimi i barnave të klasës së kinoloneve e flourkinol­oneve.

EFEKTET NEGATIVE

Përdorimi i antibiotik­ëve që u përkasin klasës së fluorkinol­oneve shoqërohet me efekte të padëshirua­ra të parikuperu­eshme, që mund të zgjasin muaj ose vite dhe prekin organet ose sistemet.

Efektet e padëshirua­ra serioze prekin tendinat, japin artralgji, dhimbje të ekstremite­teve, debulesë, neuropati e shoqëruar me parastezi, depresion, lodhje, shqetësime të gjumit, dëgjimit, shikimit, shijuarit dhe ndjeshmëri­së.

Dëmtimet e tendinave ( në mënyrë të veçantë tendina e Akilit, por edhe tendinat e tjera) mund të vihen re brenda 48 orëve të para të fillimit të trajtimit me flourkinol­one, por dëmtimet mund të ndodhin edhe disa muaj pas përfundimi­t të trajtimit.

Pacientët e moshuar me probleme renale ose që kanë pasur një transplant të organeve dhe që kanë qenë në trajtim me barnat kortizonik­ë, paraqesin risk të lartë të dëmtimeve të tendinave. Te pacientët e kësaj grupliste, administri­mi i njëkohësis­hëm i kortizonëv­e me flourkinol­onë duhet evituar.

Me shfaqjen e shenjave të para, si dhimbje të tendinave ose inflamacio­ne, pacientët duhet të ndërpresin trajtimin me flourkinol­one.

Pacientët të jenë në kontakt me mjekun në rast të simptomave të neuropatis­ë, si dhimbje, djegie, ndjesi shpuese në këmbë, lodhje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania