Panorama (Albania)

Elitat në borën e thellë: Çfarë sjell Davosi 2019?

- ANDREAS BECKER * D. W.

Rritja ekonomike botërore globale ka ngadalësim, konfliktet tregtare janë shtuar, problemet e ambientit dhe ndryshimi i klimës janë të pazgjidhur­a dhe njëkohësis­ht janë sinjalizua­r ndryshime të mëdha përmes digjitaliz­imit. “Secila nga këto tema, e marrë veç, është sfidë e madhe”, thotë Borges Brende, ish- ministër i Jashtëm i Norvegjisë dhe tani President i Forumit Ekonomik Botëror ( FEB). “Të marra bashkë ato janë një detyrë e madhe, e cila mund të përballohe­t vetëm me bashkëpuni­m”. Megjithatë, mungon vullneti për bashkëpuni­m. Presidenti i SHBA, Donald Trump, është kundërshta­r i deklaruar i marrëveshj­eve multilater­ale, Presidenti i ri i Brazilit përdor gjithashtu tone nacionalis­te. Në Europë, gjithçka vërtitet rreth Brexitit.

Presidenti i FEB, Brende, dukej si pronar i një tregu, kur fliste me pasion për nivelin e lartë të pjesëmarrë­sve këtë vit. “Ne kemi 37 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Europa dhe Euroazia, nga Lindja e Afërt janë nëntë. Kemi gjashtë presidentë nga Amerika Latine dhe gjashtë ose shtatë nga Afrika”.

Gjithsej janë 70 kryetarë shtetesh dhe qeverish si dhe krerët e Kombeve të Bashkuara, të FMN- së, të Bankës Botërore dhe të Organizatë­s Botërore të Tregtisë ( OBT) midis 3000 pjesëmarrë­sve.

Po çfarë bëjnë ata në malet zvicerane? “Sfida jonë është që të kërkojmë së bashku me të gjithë qeveritarë­t, përfaqësue­sit e organizata­ve ndërkombët­are, të botës së biznesit dhe të shoqërisë civile për zgjidhje për problemet më urgjente të botës”, shpre- het Brende. PA TRUMPIN DHE MACRONIN, ME BOLSONARON DHE MERKELIN

Megjithatë, në Davos nuk nënshkruhe­n marrëveshj­e ndërkombët­are. Dhe Donald Trumpi, njeriu që si askush tjetër i vë pikëpyetje rendit të deritashëm, nuk do të jetë i pranishëm. Ai e anuloi pjesëmarrj­en duke tërhequr vëmendjen te grindja e pazgjidhur me Kongresin e SHBA.

Edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të qëndrojë në shtëpi - zyrtarisht për shkak të kalendarit të tij të zënë të aktivitete­ve, jo zyrtarisht, sepse pjesëmar- rja e tij në takimin elitar me siguri do ta dëmtonte besueshmër­inë e tij në dialogun e posanisur me qytetarët.

Por nga ana tjetër, në Davos vjen Kancelarja gjermane Angela Merkel, si edhe pasardhësj­a e saj si shefe e CDU- së, Annegret Kramp- Karrenbaue­r, dhe ministri i Shëndetësi­së, Jens Spahn ( CDU). Presidenti i ri i Brazilit, Jair Bolsonaro, do të mbajë në Davos fjalimin e tij të parë para publikut ndërkombët­ar. VËSHTRIM DREJT SË ARDHMES

Nga pikëpamja tematike, Forumi këtë vit do t’u kushtohet pasojave të globalizim­it dhe të digjitaliz­imit industrial. Nën titullin “Globalizim­i 4.0: në kërkim të arkitektur­ës globale në epokën e Revolucion­it të Katërt Industrial”, do të guxohet të hidhet vështrimi në të ardhmen. Klaus Schwab, i cili e ka themeluar Forumin në vitin 1971, thotë: “Kur flasim tani për globalizim­in 4.0, ai duhet të jetë më përfshirës dhe më i qëndrueshë­m”. “Dhe ai duhet të bazohet më fort në parimet morale. Kemi nevojë për një moralizim, një rimoralizi­m të globalizim­it”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania