PROCEDURA E SHKARKIMIT
Kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja, deklaroi se qëllimi kryesor i tij është shkarkimi i Metës. Manja tha se Komisioni do të hetojë njohjen dhe ushtrimin e kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës lidhur me organizimin e zgjedhjeve vendore. "Qëllimi i ngritjes së tij është i njohur, unë po shfrytëzoj rastin dhe po lexoj vendimin e Kuvendit të Shqipërisë: Ky Komision Hetimor ka për qëllim të hetojë njohjen dhe ushtrimin e kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës lidhur me organizimin e zgjedhjeve vendore dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete. Ky Komision ka për detyrë të verifikojë procedurat e ndjekura nga Presidenti i Republikës, të verifikojë pasojat e këtyre akteve në raport me institucionet e tjera. Në optikën e kolegëve deputetë që kanë kërkuar shkarkimin e tij konstatohet se sjellja e tij në lidhje me procedurat e ndjekura, Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe kjo, sipas tyre, përbën shkak ligjor për pezullimin nga detyra. Ky Komision, referuar saktësisht vendimit 84, për një periudhë 3- mujore do bëjë një hetim të plotë për t'i paraqitur Kuvendit një raport përfundimtar. Ky është edhe deklarimi i Komisionit Hetimor i përcaktuar në vendim dhe komisioni Komisioni Hetimor, i cili si synim final ka shkarkimin e Presidentit Meta ka një afat kohor për të kryer të gjithë hetimin mbi shkeljen e rëndë të Kushtetutës. Sipas parashikimeve ligjore, Komisioni duhet të dalë me një raport, i cili t'i kërkojë seancës shkarkimin e kreut të shtetit. Ky propozim duhet të miratohet me të paktën 93 vota në Parlament dhe më pas të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas socialistëve, deri në mbarim të afatit do të jetë ngritur edhe Gjykata Kushtetuese, që do të shqyrtojë shkarkimin e Presidentit Meta. është i detyruar t'i rrijë strikt". tha Manja. Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli, deklaroi se ky Komision duhet të jetë korrekt dhe transparent, pasi në fund të tij merret vendimi nëse Presidenti do vijojë apo jo të qëndrojë në detyrë. "Ajo që unë
Partia Demokratike e cilëson procedurën e nisur nga maxhoranca për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta si një taktikë e shumicës për të larguar vëmendjen nga refuzimi që i bënë shqiptarët në 30 qershor, por edhe të gjitha aferat ekonomike që pritet të ndodhin gjatë verës. "Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë të parë të telenovelës ' Parlamenti i krimit kundër Presidentit', ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vetë aktor. Duke shfaqur telenovelën bajate, me aktorë kryesorë personazhet e dosjeve ' 184' dhe ' 339' të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëve. Do që të mos flitet për tarifën e re për karburantin. Do që të mos flitet për koncesionin e ri 250 milionë euro të Milot- Balldre. Do që të mos flitet për mungesën nga korrupsioni të rreth 60 milionë eurove në 6 muaj nga Doganat dhe Tatimet. Do që të mos flitet për borxhin e lartë publik, të fshehur te PPP- të. Do që të mos flitet për kapjen e drejtësisë. Do që të mos flitet për lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar. Do që të mos flitet për dështimin e tij në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian; dhe, mbi të gjitha. Do që të mos flitet për refuzimin plebishitar, që 85% e shqiptarëve i bënë regjimit të tij, për ndryshimin", tha Bardhi. Numri dy i PD- së theksoi se kreu i shtetit nuk ka bërë asnjë shkelje që do të sillte si rrjedhojë edhe shkarkimin e tij, por vetëm ka ushtruar kompetencat kushtetuese. "Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim Presidentin është vetëm një sajesë vere dhe abuzim me fondet publike. Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t'u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist", theksoi sekretari i PD- së. dua të them se në nder të këtij Komisioni është se e di shumë mirë përvojën e komisioneve të tre viteve të fundit. Duhet të jemi korrektë dhe jo të bashkohemi me dështimet e 3 viteve të fundit. Në përfundim të këtij, Komisioni do ketë një raport nëse do i ndërpritet mandati Presidentit apo do të vazhdojë punën. Duhet të jemi të gjithë transparentë", u shpreh Zeneli. Deputeti socialist Bashkim Fino, i cili është edhe anëtar i Komisionit Hetimor deklaroi gjatë mbledhjes se "ajo që Meta e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve është vetëm një letër presidenciale pa asnjë fuqi ligjore". "Kam një konstatim për të bërë. Letra e Presidentit, që ai e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve u zhvlerësua nga KQZ. Nuk ka deri më sot asnjë perifrazim nga ana e juristëve të PD- së për këtë dekret. Ajo letër presidenciale duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Qoftë PD apo LSI kanë gënjyer veten. Asnjëri nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Ky Komision e nis punën pa asnjë ankimim. Jam i bindur se nuk do ketë ankimim as për 13 tetorin. Ky Komision është i rrallë", theksoi Fino. Në mbledhjen e djeshme, anëtarët e Komisionit Hetimor vendosën të caktojnë si sekretare të këtij komisioni Klotilda Bushkën dhe bashkërelatorë Alket Hysenin dhe Halit Valterin. Në mbyllje të punimeve të Komisionit Hetimor, Ulsi Manja theksoi se deri në mbledhjen e ardhshme dy bashkërelatorët duhet të përgatisin një projektrregullore dhe plan paraprak për punën e këtij Komisioni. Socialistët iniciuan shkarkimin e Presidentit Meta pas vendimit që ky i fundit mori për të miratuar një dekret për anulimin e 30 qershorit. Sipas PS- së, kjo ishte tejkalim i kompetencave dhe për rrjedhojë, Presidenti duhet të shkarkohet.