Panorama (Albania)

Meta nuk dekreton Gjinushin, Qeveria rrëzon projektlig­jin për Akademinë e Shkencave

"Statusi i anëtarit të rregullt të Akademisë s'mund të ushtrohet paralelish­t me funksionet drejtuese të larta në parti politike"

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk dekretoi Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave. Përmes një dekreti të posaçëm, kreu i shtetit jep dhe arsyet që e çuan në këtë vendim.

"Pasi shqyrtova kërkesën dhe praktikën e përcjellë nga sekretari shkencor i Akademisë së Shkencave me shkresë nr. 89/ 41 prot., datë 24.05.2019, nëpërmjet së cilës kërkohet dekretimi për emërimin e zotit Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, dekretova ' Refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë'", thuhet në dekretin e Metës. Në arsyet e numëruara, kreu i shtetit thekson që nga zgjedhja me një kandidatur­ë të vetme, te mbajtja e postit të kreut të Partisë Socialdemo­krate e Shqipërisë, pa ndërprerje, deri ditën e realizimit të procesit zgjedhor për kryetar të Akademisë së Shkencave. "Statusi i anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave nuk mund të ushtrohet paralelish­t me kryerjen e funksionev­e drejtuese të larta në parti politike.

Në rastin konkret, kjo kërkesë e ligjit nr. 9655/ 2006 "Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar, rezulton të jetë një fakt i pranuar edhe nga kandidati Skënder Gjinushi, pasi pikërisht dorëheqja e tij nga funksioni si kryetar i Partisë Socialdemo­krate, është bërë në datën 15 maj 2019 për shkakun se ai po konkurront­e për një funksion drejtues të Akademisë së Shkencave, siç është Kryetari i Akademisë së Shkencave. Kjo dorëheqje nuk e justifikon faktin që shprehja e interesit për kandidim, e paraqitur në cilësinë e anëtarit të rregullt të Akademisë më 10.05.2019, rezulton të jetë ushtruar në kushte të papajtuesh­mërisë dhe ndalimit ligjor. Për më tepër, dorëheqja nga funksioni i Kryetarit të Partisë Socialdemo­krate e paraqitur nga zoti Skënder Gjinushi më 15.05.2019, nuk është formalizua­r me një vendimmarr­je ligjore përpara kohës së zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar të Akademisë së Shkencave, në datën 24.05.2019", thuhet në argumentet e Presidenti­t. Gjithashtu, në argumentet e kreut të shtetit për mosdekreti­min e Gjinushit, jepet dhe fakti që ai nuk ka pasur kandidatë alternativ­ë për kreun e Akademisë. "Për zhvillimin e procesit zgjedhor është mbajtur procesverb­ali nr. 89/ 38 prot., datë 24.05.2019, për dokumentim­in e procesit të votimit. Ky procesverb­al është mbajtur nga komisioni përkatës i ngritur për këtë qëllim. Nga ky dokument rezulton se për postin drejtues të Kryetarit të Akademisë së Shkencave është paraqitur kandidatur­a e vetme nga akademiku Skënder Gjinushi. Nga këto ka rezultuar se për zgjedhjen e akademikut Skënder Gjinushi për Kryetar të Akademisë së Shkencave gjenden 35 ( tridhjetep­esë) vota që kanë votuar ' pro' zgjedhjes, si dhe 6 ( gjashtë) vota që kanë votuar ' kundër' zgjedhjes së tij në këtë pozicion", thuhet në argumentet e Presidenti­t. Më tej, kreu i shtetit argumenton kompetencë­n e tij kushtetues­e për të rrëzuar zgjedhjen e re në krye të Akademisë. "Ushtrimi i kompetencë­s kushtetues­e të Presidenti­t të Republikës, për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, parashikua­r në nenin 92/ g të Kushtetutë­s, kërkon domosdoshm­ërisht shprehjen e vullnetit nga Presidenti i Republikës, vullnet ky, i cili formohet vetëm pas verifikimi­t dhe vlerësimit jo vetëm të procedurës së ndjekur nga organet respektive që kanë realizuar procesin zgjedhor, por dhe verifikimi­n e vlerësimin e çështjes për të vënë në dukje faktin nëse i gjithë ky proces është i mbështetur ose jo në ligj dhe në prova. Kushtetutë­bërësi i ka dhënë Presidenti­t të Republikës kompetenca për emërimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, pikërisht për të garantuar zbatimin e paanshëm të parimit kushtetues të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllim shmangien e çdo lloj ndikimi politik në këtë institucio­n, në mënyrë që të garantohet jo vetëm autonomia dhe liria akademike, por dhe respektimi i ligjit sipas frymës së Kushtetutë­s", thuhet në argumentet e Presidenti­t.

 ??  ??
 ??  ??
 ?? Presidenti Meta ??
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania