Panorama (Albania)

Kompensimi, emrat që ndajnë 1.2 milionë USD

Agjencia e Pronave ndan 1,2 milionë USD për kompensimi­n e pronarëve. Zbardhet vendimi i djeshëm me listën e familjeve përfituese në Tiranë dhe 5 qarqe

- TIRANE

Janë 80 familje që marrin paratë e kompensimi­t për tokën që iu është zënë nga ndërtimet pa leje.

Agjencia e Pronave ka publikuar dje listën e përfituesv­e në pesë qarqe të vendit, përkatësis­ht Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe Elbasan. Në këtë fazë të parë, këto familje marrin 70 për qind të vlerës që ka prona sot në treg për pjesën e mbetur, pra, 30 për qind do t'u duhet të presin. "ATP njofton se më datë 12.07.2019, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 80 kërkesa të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimi­n/ shpërblimi­n në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithsh­me në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave", thuhet në njoftimin e Agjencisë.

FONDI

Fondi i vënë në dispozicio­n për kompensimi­n financiar të këtyre familjeve kap vlerën e rreth 1.2 milionë dollarëve. Sipas ATP- së, paratë do të kalojnë përmes llogarisë bankare në ditët në vijim. "80 kërkesat e miratuara përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimi­t në të holla, në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM- të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahe­t nga ATP për këto 80 kërkesa, është në vlerën 142 082 563,48 lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim", sqarohet më tej nga Agjencia.

SITUATA

Prej më shumë se një viti, të vetmet aplikime që po shqyrtohen nga ATP kanë qenë kërkesat e dorëzuara nga pronarët që preken nga ndërtimet pa leje si edhe ata, të cilët kanë aplikuar për t'iu nënshtruar skemës së pagesës me këste. Por, ndonëse puna për kompensimi­n e këtyre familjeve nuk është

1.2 MILIONË DOLLARË është fondi që do të ndahet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për pronarët e shpronësua­r për efekt të procesit legalizues. Gjithsej, janë 80 familje që do të përfitojnë kompensimi­n në masën 70 për qind të vlerës që prona ka sot në treg.

pezulluar as gjatë reformës së ndërmarrë këtu e tri vite më parë, situata mbetet sërish gri. Janë të shumtë ata pronarë, të cilët nuk kanë marrë kompensimi­n dhe kjo ka ardhur sa prej neglizhenc­ës së tyre, aq edhe prej burokraciv­e që kanë shoqëruar këtë proces.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania