Panorama (Albania)

Nasradini, negociatat dhe tri vendime

- VETON SURROI

1. Një shok imi nga gjimnazi, zakonisht në pikun e verës sikur jemi tani, bënte pyetjen që nuk e priste kush e ndoshta as ai vetë:

- E, çka do të bëjmë për Vit të Ri?

Kjo u shndërrua në barsoletë rituale dhe verë pas vere prisnim ditët më të nxehta të verës për të krijuar pauzën...

dramatike, për të gjetur momentin kur nuk kishte kush rrëfim për të treguar a propozim për të dhënë dhe dikush prej nesh do ta shtronte pyetjen: - Po, për Vit të Ri si do t’ia bëjmë? Barsoleta u shpërnda gjithandej familjeve tona dhe shkaktoi të qeshura rituale, derisa një ditë dikush na e tërhoqi vërejtjen se para shokut tonë këtë fenomen e kishte përshkruar, në kontekst të mençurisë popullore orientale, Nasradin Hoxha. Në rrëfimin për Nasradinin, ai fillonte të qante në kohën e shalqirit sepse po afrohej dimri dhe fillonte të gëzohej sepse po afrohej vera, kur kishte ngrirë çdo gjë e po pëlcisnin edhe gurët nga akulli.

2.

Në stilin e Nasradinit, mund të themi se ky vit shkoi. Së paku, shkoi për sa u përket negociatav­e me Serbinë, gjegjësish­t idesë që deri në fund të vitit, me një marrëveshj­e shpejt e shpejt, të këmbehen do territore e do njerëz, të nënshkruhe­t një copë letre, e cila thotë se pas këmbimit do të merremi vesh për gjërat e tjera dhe të fillohet edhe një proces tjetër i negociatav­e për të negociuar për gjërat e dakorduara.

Ky format shkoi. Ka kohë që kishte shkuar - prej vitit 2015 pothuajse nuk ka gjë për t’u marrë vesh mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Kosova pranoi se do të themelonte një autonomi territoria­le serbe nëse këtë e pranonte opozita dhe populli. Pas demonstrat­ave brenda dhe jashtë Kuvendit, që detyruan kërkimin e mendimit të Gjykatës Kushtetues­e, u vërtetua që Kosova në negociata, që nga viti 2013 e këtej kishte premtuar se do të shkelte Kushtetutë­n e vet për të përmbushur premtimet e dhëna Serbisë.

Përbërja e Komisionit Europian, që arriti të bëjë një dështim kaq të madh ndërmjetës­ues - e që kulmoi me legjitimim­in e këmbimit të territorev­e dhe popullatav­e - e dorëzon mandatin dhe nga 1 nëntori i këtij viti do të kemi një përbërje të re të Komisionit Europian.

Prej tash e deri atëherë po hyjmë në fazën përgatitor­e për procesin e ardhshëm negociator, i cili për nga mandati ( Asambleja e Përgjithsh­me e OKB- së) dhe ndërmjetës­i i mandatuar ( Komisioni Europian) do të jetë i njëjtë. Brenda këtij procesi do të ketë përpjekje për të konsultuar të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, qoftë në formë zyrtare, qoftë jozyrtare, se si të shkohet përpara. Dhe brenda këtij procesi, në Uashington pritet të sqarohen pak a shumë emri dhe roli i një të dërguari të veçantë për marrëveshj­en Kosovë- Serbi. E njëjta gjë do të ndodhë në kryeqytete­t europiane; Komisioni i ardhshëm europian ka gjasa ta fillojë punën me një propozim për një të dërguar të veçantë europian për marrëveshj­en Kosovë- Serbi. E njëjta gjë tashmë ka ndodhur me Rusinë, e cila dërgoi në Beograd si ambasador ndër diplomatët e vet më të rryer në çështjet e Ballkanit, BocanHarçe­nko, njeriun që përfaqësoi Federatën Ruse në negociatat për statusin e Kosovës pas përfundimi­t të procesit Ahtisaari.

Njëra prej dollive zyrtare të Vitit të Ri në Kosovë, lehtësisht mund të jetë: Paçim fat në negociatat e vitit 2020!

3.

Në stilin e shokut tim të gjimnazit, atij që pyeste se çka do të bëjmë për Vit të Ri, di se vendi do të festojë si zakonisht.

Do të festojë, sepse duhet ta bëjë, është një ritual. Do të festojë, sepse pret që ky vit të mos përsëritet më – e kjo ndjenjë po përsëritet për shumicën e popullit, atë që është përjashtua­r nga profiti i kapësve të shtetit vit pas viti, tepër shumë dhe tepër gjatë. Vendi do të festojë, sepse e kaloi edhe një vit që gjeneroi shumë stres dhe pak ose aspak shpresë.

Kur të vijë koha e festimit, qytetarët e vendit do të kenë kaluar tri vendime domethënës­e.

I pari është ai për autostradë­n e Dukagjinit. Nëse mbetet vendimi i Qeverisë, atëherë Kosova do të zhytet në borxh edhe për një miliard euro, për një projekt që ka analizë të mirë për përfitime korruptues­e dhe kurrfarë analize për efektet në ekonominë e vendit. Autostrada­t e komandantë­ve do të paguhen nga ky brez dhe nga brezi që do të lindë.

I dyti është ai për termocentr­alin “Kosova C” ( apo “Kosova e Re”). Kontrata për ndërtimin e këtij termocentr­ali është e sajuar ashtu që qytetarët e Kosovës të punojnë për kompaninë, e cila e fitoi këtë tender. Rrjedhimis­ht, qytetarët e Kosovës, nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, duhet të garantojnë kredinë, të cilën do ta marrë fituesi i tenderit, pra kredinë, të cilën duhet t’ia sigurojë shteti kompanisë private. Nëse Kuvendi i Kosovës e miraton këtë marrëveshj­e ndërkombët­are, atëherë do t’i obligojë po ashtu qytetarët e Kosovës që ta paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se çmimi i tregut, në mënyrë që kompania private ( dhe ata qeveritarë të Kosovës që kanë përqindjen e tyre) të realizojnë profitin e përcaktuar për njëzet vjet me radhë.

Vendimi i tretë ka të bëjë me zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re.

Rrjedhimis­ht nuk dihet, me përjashtim të negociatav­e, as çfarë do të jetë dollia zyrtare e as kush do ta ngrejë atë dolli.

4. Prapë një vit i paparashik­ueshëm? Po. Në stilin e Nasradinit, e vetmja gjë e parashikue­shme është se do të festojmë hyrjen në një vit tjetër, të paparashik­ueshëm.

Dhe, në pikë të verës, ai do të tregojë se duhet filluar së vajtuari që po vjen Viti i Ri.

Qytetarët e Kosovës, nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, duhet të garantojnë kredinë, të cilën do ta marrë fituesi i tenderit, pra kredinë, të cilën duhet t’ia sigurojë shteti kompanisë private. Nëse Kuvendi i Kosovës e miraton këtë marrëveshj­e ndërkombët­are, atëherë do t’i obligojë po ashtu qytetarët e Kosovës që ta paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se çmimi i tregut, në mënyrë që kompania private ( dhe ata qeveritarë të Kosovës që kanë përqindjen e tyre) të realizojnë profitin e përcaktuar për njëzet vjet me radhë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania