Panorama (Albania)

KQZ “teatër” me rinumërimi­n e votave, fshihen listat e zgjedhësve

Zguri: “E gjitha farsë. O Zot, si nuk tha asnjë nga ankimuesit që të shihen listat e votuesve”. Biba: “Donin ta kthenin në ‘ Big Brother’”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Zgjedhjet për Bashkinë e Lezhës janë të vlefshme dhe pretendime­t e ngritura për parregulls­i nuk janë të bazuara.

Ky ishte vendimi që mori Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rinumërimi­t të 11 kutive në këtë bashki, pas pretendime­ve të ngritura nga Partia Konservato­re dhe kandidati për këtë bashki, Eduard Ndocaj, se në kuti kishte më shumë vota sesa votues. Testi i parë për të bërë transparen­cë për zgjedhjet e 30 qershorit, pas shumë denoncimes­h dhe pretendime­ve nga opozita, u kthye në një teatër. Procesi i rinumërimi­t të kutive u bë i gjithi para mediave, ndërkohë që në fund të tij, kreu i KQZ- së, Klement Zguri, e vlerësoi të gjithën si një farsë. Nga rinumërimi rezultoi se 9 kuti ishin në përputhje të plotë me procesverb­alet e firmosura nga komisioner­ët në qendrat e votimit, ndërkohë që vetëm në 2 prej kutive, 4 vota të ishdeputet­it Eduart Ndocaj kishin shkuar për Partinë Socialiste dhe Bindjen Demokratik­e. KQZ, me votën e anëtarëve socialistë, rrëzoi edhe ankimimin e dytë të Partisë Konservato­re, e cila kishte ngritur dyshime për numër më të madh votash në kuti sesa votues kishin ushtruar të drejtën e tyre në zgjedhjet e 30 qershorit.

DEBATI Për nënkryetar­in socialist të KQZ- së, Denar Biba, rinumërimi i votave në 11 kutitë e Lezhës rrëzoi çdo pretendim që ishte ngritur në tërësi për zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas Bibës, opozita kërkoi ta kthente të gjithë procesin në një “Big Brother” të madh, me qëllim banalizimi­n e të gjithë zgjedhjeve në tërësi. “Donin patjetër të shikonin një ‘ Big Brother’ elektoral, ja e morën. Gjithçka doli korrekte dhe në bazë të ligjit, por të paktën kursyem ‘ Big Brother’- in e madh për të mos i banalizuar zgjedhjet, që në thelb ngelen një ushtrim i lirë i qytetarëve në funksion të ligjit”, deklaroi Biba. Por pavarësish­t vetëkënaqë­sisë së socialistë­ve për rezultatet e rinumërimi­t, kreu i KQZ- së, Klement Zguri, të gjithë procesin e vlerësoi si një farsë për aq kohë sa asnjë nga subjektet politike nuk kërkoi lista të zgjedhësve. “Në përfundim të këtij procesi, vë re, me dhimbje, se subjektet zgjedhore të drejtën e tyre ligjore për të ankimuar e kanë kthyer në një farsë. Nëse ti si subjekt ke një pretendim se qenkan vota më shumë se ç’ka zgjedhës, realisht po minimumi është lista e zgjedhësve, lista e votuesve. Jo vetëm këta, por edhe ankimet e mëparshme. O zot, po si një njeri, një ankimues, nuk flet dhe nuk artikulon dot fjalën ‘ të shikohen listat e votuesve’. Pretendimi­n e kanë se ka vota më shumë nga zgjedhësit dhe listat nuk i përmend njeri. Dhe unë kthehem shumë vite më parë, jo te ‘ Big Brother’- i, por te Migjeni. Listat e zgjedhësve qenkan ‘ mollë e ndalume’ në këtë proces zgjedhor”, theksoi Zguri. Por kundër kërkesës së Zgurit për të bërë transparen­cë në lidhje me listat e zgjedhësve ishte anëtari tjetër i PS- së në KQZ, Bledar Skënderi. Sipas tij, listat e zgjedhësve përmbajnë të dhëna personale të qytetarëve dhe është në shkelje kushtetues­e publikimi i tyre. “Lista e zgjedhësve është një dokument që ngel në Arkivin e Shtetit. Nëse një subjekt, për arsye kërkimore, shkencore dëshiron të bëjë një studim të thelluar pas zgjedhjeve, pasi ne t’i çojmë në Arkivin e Shtetit, ato materiale mund të shkojë edhe t’i marrë. Të bëjë edhe një kërkesë për Ministrinë e Brendshme dhe të bëjë verifikime­t. Listat e zgjedhësve janë të dhëna sensitive për qytetarët. Partia Demokratik­e do të zbulojë vullnetin e qytetarëve, ndërkohë që unë mendoj se është një shkelje kushtetues­e”, sqaroi Skënderi.

 ??  ?? Dje, gjatë rinumërimi­t
Dje, gjatë rinumërimi­t
 ??  ?? Dje, gjatë rinumërimi­t të votave në KQZ
Dje, gjatë rinumërimi­t të votave në KQZ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania