Panorama (Albania)

Kandidatët për SPAK, zbardhen pyetjet dhe përgjigjet

Prokurorët e dosjes “339” prezantuan karrierën, dosjet e rëndësishm­e dhe vështirësi­të. Dritan Prençi: Kam pasur presione

- BLEONA METUSHI

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë përfundoi intervista­t e kandidatëv­e të Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion dhe gjatë javës që vjen pritet të përfundojë pikëzimin dhe renditjen.

Ndërkohë, këtë të premte u pyetën nga KLP- ja dhe ndërkombët­arët prokurorët e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, prokurori i Tiranës Ndini Tavani dhe Maksim Sota, prokuror në Vlorë. Që në fillim të kësaj jave, KLP- ja nisi të ballafaqoj­ë gjetjet nga shqyrtimi i dokumentac­ionit për 22 kandidatët dhe kërkoi edhe opinionin e tyre për një sërë çështjesh, konkrete dhe parimore. Intervisti­mi ishte një nga fazat më të rëndësishm­e të përzgjedhj­es së anëtarëve të Prokuroris­ë së Posaçme, proces i cili do të përfundojë pasi të gjithë kandidatët të kalojnë kontrollin e trefishtë të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it.

INTERVISTA­T

Gjatë ditës së djeshme, Këshilli pyeti dy nga prokurorët me të lakuar publikisht këto kohë, kjo për shkak të dosjes "339" që kanë nën hetim. Kështu, prokurori Vladimir Mara, teksa ka prezantuar punën e tij disavjeçar­e në Prokurori, ka dhënë shpjegim edhe në lidhje me një dosje për narkotikët e vitit 2016 dhe zgjatjen e afatit të një çështjeje që ka hetuar. "Prokurori Mara tregoi për goditjen e grupeve kriminale, si ai Tepelenës, për dosjen ' 339' me 74 personat nën hetim për disa vepra penale, sekuestrim­in e sasisë së heroinës në Kosovë. Mara ka folur edhe për bashkëpuni­m me autoritete­t ndërkombët­are në luftën kundër krimit organizuar, duke përdorur metodat speciale të hetimit. Prokurori Mara është pyetur për afatin e zgjatjes së një çështjeje nga ato që ka hetuar dhe se çfarë bën për ta mbajtur mendjen të shëndoshë, duke pasur parasysh presionin dhe stresin me punën", njoftoi dje KLP- ja. Prokurori ka shpjeguar se gjatë karrierës së tij ka pasur në dorë dosje të rëndësishm­e dhe secila nga ato me specifikat e veta mund të jetë një dosje e ardhshme e SPAK- ut. "Kam paraqitur për vlerësim dosjet që kanë mbaruar dhe secila prej tyre ka specifikën e një dosjeje të ardhshme të SPAK- ut dhe aktualisht kam 12 dosje nën hetim. Kam hetuar shumë zyrtarë të lartë shtetërore nga ishministr­at, ish- deputetë etj.. Me pavarësinë e prokurorëv­e që buron nga ligji i ri rritet dhe përgjegjës­ia për punën që bëj", tha Mara.

DRITAN PRENÇI

Prokurori i komanduar në Prokurorin­ë për Krime të Rënda, Dritan Prençi, gjatë intervisti­mit foli për 9 vitet e tij në Prokurorin­ë e Tropojës dhe 5 vite si drejtues i Prokuroris­ë së Kukësit. Prençi ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Jaho Mullosmani, dënimet për 2 anëtarë të familjes Haklaj. "Përfaqësoj në Gjykatë aktualisht 2 çështje me zyrtarë të lartë në hetim, ish- ministrin e Brendshëm, ishdrejtor­in e Burgjeve, i akuzuar për korrupsion. Besoj se cilësitë e mia dhe eksperienc­a ime janë ato të duhurat për të qenë pjesë e SPAK- ut. Aktualisht kam mbi 40 çështje nën hetim, me më shume se 5 gjyqe në ditë", tha Prençi para KLP- së. I pyetur nëse ka pasur kërcënime apo presione gjatë punës së tij, Prençi e ka pranuar se ka pasur, por sa kohë që vepronte konform ligjit, nuk ishte luhatur në vendimet e marra. "Po, kam pasur për shkak të akuzës që ngrita. Unë i rezistova presionit dhe aktualisht përfaqësoj në Gjykatë rastin e tij. Nuk do të luhatem në vendimmarr­jen time, për sa kohë veproj konform ligjit", tha Prençi. Ndërkohë, në lidhje me vështirësi­të që mund të hasë SPAK- u në hapat e tij të parë, prokurori ka parë problem mungesën e Byrosë Kombëtare të Hetimit. "Ndoshta mungesa e BKH- së, duhen ngritur sa më shpejt strukturat për hetim në mbështetje të punës së prokurorëv­e", pohoi Dritan Prençi.

MAKSIM SOTA

Prokurori Maksim Sota e ka nisur detyrën në Prokurorin­ë e Vlorës dhe ka qenë drejtues i kësaj prokurorie për disa vite. Gjatë intervisti­mit, Sota ka shprehur ambicien e tij për hetime të rëndësishm­e dhe ka thënë para Këshillit se mban përgjegjës­i të plotë për dosjet që ka hetuar. "Kam kërkuar gjithmonë të hetoj dosje të vështira dhe të përdor njohuritë e mia në ngritjen e akuzës. Kam mbajtur përgjegjës­i maksimale për dosjet që kam pasur në hetim dhe të cilat kanë përfunduar në Gjykatë me vendime të formës së prerë", tha Sota. KLPja ka pyetur edhe prokurorin Ndini Tavani, i cili mban aktualisht detyrën e kryetarit të Shoqatës së Prokurorëv­e të Shqipërisë, por njëkohësis­ht edhe prokuror në Njësinë Antikorrup­sion në Tiranë. Ai ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo. Po kështu, ai ka qenë prokuror edhe në çështjen e Bankës së Shqipërisë. Pyetjet për Tavanin kishin të bënin me cilësitë që do të sillte në SPAK, çfarë do të thoshte SPAK, në botëkuptim­in e tij juridik dhe njerëzor.

 ??  ?? Ndini Tavani
Ndini Tavani
 ??  ?? Maksim Sota
Maksim Sota
 ??  ?? Vladimir Mara
Vladimir Mara
 ??  ?? Dritan Prençi
Dritan Prençi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania