Panorama (Albania)

Zyra e EUROPOL- it në Tiranë dhe propaganda e rastit

- PËLLUMB NAKO

Ajo që po ndodh shpesh kohët e fundit në vendin tonë është paradoksi ndërmjet logjikës teknike, me të cilën analizojnë veprimet e tyre institucio­net e sigurisë publike në fushën e bashkëpuni­mit ndërkombët­ar nga njëra anë dhe logjikës së “shitjes”, që...

u bëhet veprimeve të tyre nga propaganda politike. Rastet, jo vetëm po shtohen, por edhe thellësia e paradoksit të tyre po kthehet në hon. Deri në kufijtë e absurdes. Propaganda mundohet të nxjerrë përfitime, duke reklamuar si sukses edhe rastet kur arsyeja profesiona­le flet për fenomene të kundërta. Në kushte të tilla, nga ana e saj, opozita përgjigjet duke denoncuar propagandë­n dhe duke vënë në dukje dobësinë e institucio­neve. Kundërpërg­jigjja qeverisëse nuk vonon, duke lëshuar akuza se mbi vendin po hidhet baltë. Në fakt, kundërshta­rët politikë të qeverisjes nuk godasin vendin, por propagandë­n për të tjetërsuar atë që ndodh realisht. Nëse analiza e funksionim­it të mirë apo jo të mirë të bashkëpuni­mit policor ndërkombët­ar do të mbetej brenda kufijve të një nevoje teknike, karakteris­tikë e institucio­neve të përgjegjsh­me dhe serioze, nuk do të kishte kundërshti të natyrës politike. Por kur vetë qeveria i politizon, reagimi është normal.

Në Tiranë, u hap zyra e oficerit ndërlidhës të Europolit. Kjo do të thotë se përveç oficerit ndërlidhës të Policisë shqiptare që ndodhet në Hagë, në selinë e Europolit dhe që prej vitesh, të paktën në parim, garanton bashkëpuni­min ndërmjet Policisë sonë dhe këtij organizmi, Komisioni Europian shtoi edhe një oficer tjetër ndërlidhës. Këtë radhë nga Europa, me qëndrim në Tiranë. Thënë me fjalë të tjera, veprimi i kryer në rastin konkret është një instrument shtesë e gjithçkaje që kanë pasur në dispozicio­n deri më sot të dy institucio­net në bashkëpuni­min e tyre. Policia shqiptare dhe Europoli. Nevoja teknike, me të cilën është vepruar, i korrespond­on konceptit të masave të shtuara për të përballuar rrezikun e shtuar. Rrezikun e krimit të organizuar me vulë shqiptare. Kërcënimin e tij për disa vende të hapësirës europiane. Duket se instrument­et e deritanish­me ose nuk kanë funksionua­r mirë, ose duhen fuqizuar sepse është shtuar edhe presioni kriminal me burim vendin tonë. E veçanta qëndron në faktin se Europoli nuk ka kërkuar shtimin e oficerëve ndërlidhës shqiptarë në Hagë, por ka preferuar të sjellë një oficer ndërlidhës europian në Tiranë. Afër institucio­neve shqiptare të sigurisë dhe drejtësisë. E njëjta gjë si organizmi tjetër europian i sigurisë, Frontex.

Ndërkohë, qeveria i nuk rezistoi dot tundimit për propagandë. Hapja e zyrës së oficerit ndërlidhës së Europol- it në Tiranë, masë kjo shtesë e Komisionit me karakter teknik, u shoqërua me propagandë. Propagandë kjo, diametrali­sht e kundërt me logjikën teknike të masave të shtuara ndaj rrezikut të rritur kriminal. Dhe sidomos në fushën e bashkëpuni­mit policor ndërkombët­ar. Ajo që u pa ishte se nga fakti i shtimit të rrezikut kriminal me vulë shqiptare për vendet e Bashkimit Europian, u kapërcye në komente plot zhurmë, të cilat në thelb u përpoqën të krijojnë idenë se Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt integrimit europian. ( Madje, në disa media u komentua se hapja e zyrës në fjalë është një siguri më shumë për fillimin e negociatav­e me Bashkimin Europian). Nga fakti me pozitivite­t të dyshimtë i dyndjes së Policisë europiane në vendin tonë për të luftuar krimin apo monitoruar kufijtë tokësorë e detarë, u kalua në propagandë­n sipas së cilës Policia e vendit tonë është partneri super i besuar i atyre europianë. Ndërkohë, këta të fundit nuk kanë rrugë tjetër. Me kë do të punojnë, përveçse me organet legjitime e kompetente të vendit, siç është Policia? Kur vijnë e punojnë për të mirën e vendit të tyre, nuk kanë sesi të thonë nuk kemi besim. Është qesharake. Kjo propagandë që shoqëroi hapjen e zyrës, mori përmasa komike. Ndërkohë që duhet kursyer. Është teprim i palogjiksh­ëm dhe me dëme.

Përveç logjikës së përgjithsh­me, ku bazohet argumenti se hapja e zyrës së oficerit ndërlidhës në Tiranë bëhet në kuadrin e masës së shtuar kundrejt kërcënimit të rritur?

Jo shumë larg, por në prill 2019, në disa media të huaja, në bashkëpuni­m me Agjencinë Franceze e Shtypit ( AFP) citohet:

“Dhuna në rritje e krimit të organizuar aktualisht paraqet rrezikun më të madh për Europën, duke tejkaluar në largësi terrorizmi­n dhe migracioni­n. Grupet mafioze të ardhura nga Italia, Shqipëria dhe Europa Lindore si dhe bandat e motoçiklis­tëve, janë aktorët kryesorë të kësaj dhune, njoftuan përgjegjës­it e Europolit gjatë një konference në Hagë”.

Pra, logjika teknike e Europolit është më shumë se normale. Ekspertët e tij konstatojn­ë një fenomen që shqetëson rëndë publikun europian dhe nënvizojnë një fakt, me të cilin duhet të përballen. Ndër të tjera, edhe me dhunën e rritur të krimit të organizuar shqiptar. Ata e citojnë nominalish­t krimin me vulë shqiptare, krahas mafies italiane. Nuk bëjnë politikë, por konstatojn­ë një fakt. Konstatimi i mësipërm është konkluzion i hetimeve të shumta të bëra nga organet e sigurisë publike të shumë vendeve europiane të analizuara nga profesioni­stë të e analizës së Europol- it. Këto analiza janë përballje me një realitet konkret dhe jo një retorikë shume e pëlqyer në vendin tonë nga të gjitha nivelet qeverisëse, sipas të cilit krimi nuk ka kufij, as ngjyrë e as kombësi. Frazë kjo, që përsëritet e përsëritet pa mbarim e që nuk mungoi të thuhet as me këtë rast. Kjo nuk është qasje as profesiona­le e as politike korrekte për të njohur një problem. Për ta përballur atë, duke marrë përgjegjës­itë e duhura. Fshehja pas retorikave nuk zgjidh asgjë.

Përgjegjës­ia penale për një krim është individual­e. Personale. Dhe çdo person ka një emër, mbiemër dhe shtetësi. Kur këto emra, mbiemra të një shtetësie rriten në numër, organizohe­n, shtojnë frikshëm dhunën, karakteriz­ohen nga një profil i lidhur ngushtë me vendin nga vijnë, t’u vësh emrin shqiptar apo italian nuk është politikë. As racizëm. Është identifiki­m i një problemi që buron nga një vend. Dhe për përballimi­n e tij duhen marrë masa ligjore kombëtare dhe në bashkëpuni­m me organet kompetente të vendit të origjinës. Këtë bëri edhe Europoli, duke hapur një zyrë në Tiranë.

Dhe historia nuk mbyllet këtu. Më 16 prill 2019, në Strasburg, Parlamenti, me propozim të Komisionit Europian, ka adoptuar një tekst, sipas të cilit do të krijohet rrjeti i oficerëve ndërlidhës “të migracioni­t”, i cili parashikon dërgimin edhe në vende të treta të oficerëve të tillë për të koordinuar më mirë luftën kundër migracioni­t. Këta ndërlidhës do të vendosen në vende të burimit të migracioni­t dhe të tranzitit. Përveç Ballkanit Perëndimor, edhe në vendet të ndryshme arabo- afrikane. Sigurisht, vendosja e tyre në vendet arabo- afrikane nuk ka sesi të quhet hap drejt Bashkimit Europian, siç u deklarua për vendin tonë në hapjen e zyrës së oficerit ndërlidhës të Europolit në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania