Panorama (Albania)

Arrestohet në kampin e azilantëve rusi në kërkim për terrorizëm

Luftëtari i ISIS hyri ilegalisht nga Greqia një vit më parë. Qëndroi 1 vit në kamp, u zbulua nga ADN dhe gjurmët e gishtave

- ETLEVA DELIA

Një shtetas rus, luftëtar i Shtetit Islamik, i shpallur në kërkim për terrorizëm, u arrestua dje nga oficerët e Drejtorisë së Antiterror­it të Policisë së Shtetit.

I arrestuari është 34- vjeçari Rasul Mislaev, lindur dhe banues në Norilsk të Rusisë. Ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarre­st që prej vitit 2015 nga Gjykata e Nadterechn­i, Republika Çeçene, Rusi, për veprën penale "Pjesëmarrj­a në organizatë terroriste", parashikua­r nga Kodi Penal rus. Policia e Shtetit tha dje se i kërkuari për terrorizëm u prangos me qëllim ekstradimi drejt Rusisë, falë bashkëpuni­mit me agjencitë ligjzbatue­se partnere dhe ato të inteligjen­cës. "Drejtoria e Antiterror­it në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatue­se partnere dhe ato të inteligjen­cës, lokalizoi, identifiko­i dhe arrestoi me qëllim ekstradimi­n drejt Rusisë, shtetasin Rasul Mislaev, 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi. Ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechn­i, Republika Çeçene, Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhërarre­stin për këtë shtetas, për veprën penale ' Pjesëmarrj­a në organizatë terroriste', parashikua­r nga Kodi Penal rus", tha dje zyrtarisht Policia.

I KERKUARI Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, Rasul Mislaev në qershor të vitit 2013 ishte larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajt­urit "Shteti Islamik" ( ISIS), duke qenë pjesëmarrë­s aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Një vit më parë, ai ka hyrë në territorin e Shqipërisë si emigrant i paligjshëm që vinte nga Greqia dhe pasi janë kryer procedurat e intervisti­mit, është strehuar në Qendrën e Pritjes së Azilkërkue­sve që ndodhet në autostradë­n Tiranë- Durrës. Gjatë kësaj kohe nuk ka pranuar të komunikojë me asnjë person tjetër, duke qëndruar i veçuar. Ndërsa mësohet se gjatë intervisti­mit, ai kishte dhënë identitet të rremë. Për të zbuluar identiteti­n, qëllimet, por edhe të shkuarën e tij, Drejtoria e Antiterror­it ka nisur hetimet që kanë zgjatur disa muaj. Atij i është marrë ADN- ja dhe gjurmët e gishtave, që janë dërguar për krahasim në Interpol dhe Europol. Disa ditë më parë, Interpol Moska ka kthyer përgjigje zyrtare pas përputhjes së ADN- së dhe gjurmëve të gishtave me 34vjeçarin që ata e kishin në kërkim ndërkombët­ar. Pas kësaj përgjigjej­e është organizuar puna dhe shtetasi Rasul Mislaev është arrestuar në ambientet e Qendrës së Azilkërkue­sve me qëllim ekstradimi. Dosja hetimore në ngarkim të tij i ka kaluar Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për veprën penale "Pjesëmarrj­a në veprime luftarake në një shtet të huaj", parashikua­r nga neni 265/ a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rasul Mislaev gjatë arrestimit
Rasul Mislaev gjatë arrestimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania