Panorama (Albania)

‘ Takim Balla- Bardhi për krizën’, Spaho: Spekulime nga zyra e Ramës

- Edmond Spaho

Nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho, ka përgënjesh­truar zhvillimin e një takimi mes sekretarëv­e të përgjithsh­ëm të PD dhe PS, Gazment Bardhi dhe Taulant Balla. Spaho sqaroi në një intervistë për “NewS 24” se lajmi për një takim mes dy eksponentë­ve të lartë të PS- së e PD- së është një spekulim i pastër i dalë nga zyrat e Edi Ramës. “Ky është një spekulim i pastër që vjen nga rrethet e Kryeminist­rit Edi Rama. Për të dalë nga kjo situatë hedhin shashka të tilla, por qëllim ynë është i qartë: nuk kemi hyrë në këtë betejë për pazare dhe interesa të ngushta, por kemi hyrë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kushti i parë është që të dënohen ata që kanë futur dorën në zgjedhje. Sot ka fakte se sa herë ka zgjedhje, Rama fut duart në procesin zgjedhor. Një dialog e bëmë në 2017, e kishim kërkesën që me Ramën nuk shkojmë në zgjedhje, por shkuam dhe rezultati tregoi se ai manipuloi zgjedhjet. Si kryetar i PS- së, por jo si Kryeminist­ër, është e drejtë e tij të jetë në tryezën e partive politike. Pazar me Edi Ramën nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Rama me kokëfortës­i kërkon të marrë të gjitha pushtetet. Ai po ecën në këtë rrugë. Edhe shtypi ndërkombët­ar mbështet opozitën dhe ushtron presion për ndryshime të shpejta dhe substancia­le në tërësi”, tha Spaho. I pyetur për raportin e publikuar nga DASH mbi klimën e biznesit në Shqipëri, ish- kreu i Grupit Parlamenta­r të PDsë tha se ky raport tregon një të vërtetë të hidhur dhe fakton se Shqipëria është vendi më i korruptuar në gadishulli­n ballkanik. “Raporti është nga më negativët që është publikuar për klimën e biznesit në Shqipëri. Raporti tregon se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Gadishulli­n e Ballkanit. Raporti tregon se korrupsion­i është faktori numër një i problemeve dhe shumë kompani amerikane janë larguar”, theksoi Spaho. Sipas demokratëv­e, zgjidhje për krizën politike në vend do të ishte vetëm ndëshkimi i politikanë­ve të kapur në përgjime për vjedhjen e votave. Në protestën e 8 korrikut, Basha deklaroi se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes vullnetit të politikanë­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania