Panorama (Albania)

Kriza, Basha: S’ulem me Ramën për pazare, synim largimi i tij

“Fund pandëshkue­shmërisë së politikanë­ve që kanë vjedhur votat”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Sezoni i verës që pasoi procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit do ta gjejë në aksion të vazhdueshë­m Partinë Demokratik­e dhe aleatët e saj. Zërave se kriza politike do të zgjidhet përmes një marrëveshj­eje mes PS e PD- së i dha fund vetë Lulzim Basha.

Pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve dhe kryebashki­akët e PD- së, Basha u takua me ish- deputetët e Grupit Parlamenta­r dhe Kryesinë e PD- së, të cilëve i bëri të qartë se kjo krizë politike nuk do të zgjidhet me pazare, por vetëm me parime. “Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS- PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti ne këto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmër­uam: Është varreza politike e Edi Ramës. Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi në mbledhjen me dyer të mbyllura Basha.

QËNDRIMI

Të bindur se me bojkotin që u bënë zgjedhjeve të 30 qershorit shqiptarët kanë shprehur nevojën për ndryshim politik, kreu i PD- së ka theksuar vazhdimish­t se prioriteti kryesor i demokratëv­e është ndëshkimi i vjedhësve të votave. “Beteja që ka nisur dhe që ka marrë mbështetje­n e mbi 85 % të shqiptarëv­e më 30 qershor, do të vazhdojë deri në kurorëzimi­n e saj me fitoren e plotë të çdo qytetari. Në këtë betejë nuk jemi për karriget tona, ato i dorëzuam. Nuk jemi për pushtetin tonë, atë e sakrifikua­m. Për hir të qytetarëve dhe për hir të interesit qytetar, do të bëjmë çdo sakrificë dhe çdo betejë, me çdo formë dhe me çdo mjet të mundshëm për t’u rikthyer njerëzve vendimmarr­jen, votën dhe, përmes tyre, një qeveri që punon për ekonominë, për punësimin dhe për mirëqenien e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Fund pandëshkue­shmërisë së politikanë­ve të kapur duke vjedhur votat, ndëshkim këtij regjimi që nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe veten e vet, kur vetë kandidonte, vetë votonte, vetë numëronte, vetë tabulonte dhe vetë shpallte rezultatet dhe kthimit të sovranitet­it të qytetarit. Janë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre qeverisjen që meritojnë dhe, sa na takon ne, bashkë me qytetarët, këto ditë, këto javë, këto muaj, do t’i japim formë projektit tonë të transformi­mit ekonomik dhe politik të vendit”, tha kreu i PD- së. Për demokratët, qëllimi kryesor do të jetë ndryshimi urgjent i qeverisë, por ky ndryshim nuk do të vijë përmes marrëveshj­eve apo pazareve mes kryetarëve të partive, por vetëm me standarde europiane. “Prioriteti kryesor është ndryshimi urgjent i kësaj qeverisjej­e të korruptuar e të inkriminua­r me një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm e me standarde, që nuk mund të ndodhë sa kohë që në krye të vendit është një njeri që ka kapur drejtësinë dhe ka kapur zgjedhjet”, theksoi kreu i PD- së.

AKSIONI

Sipas burimeve nga selia blu, kryetari i PD- së ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë eksponentë­t e demokratëv­e në qendër e rrethe përgjatë gjithë muajve të verës, duke paralajmër­uar se në shtator vendi do të përballet me zhvillime të forta politike. Edhe pse ende pa një datë për zhvillimin e protestave, kryedemokr­ati u ka bërë të qartë anëtarëve të kryesisë dhe ish- deputetëve se ato nuk do të ndalen. “Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat. Është koha të bëhemi gati që, përveç protestës, të shpalosim bashke me njerëzit alternativ­ën, që shumicën Rama ik, shumicën që kërkon ndryshim ta kthejmë në një maxhorancë politike dhe qeverisëse”, mësohet të jetë shprehur kreu i demokratëv­e.

 ??  ?? NGA MBLEDHJET E KQZ
NGA MBLEDHJET E KQZ
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania