Panorama (Albania)

Qeveria kritika pr/ligjin “Gjinushi” për Akademinë

-

Këshilli i Ministrave ka gjetur shumë parregulls­i në projektlig­jin e ri për Akademinë e Shkencave propozuar nga grupi i punës si në përmbajtje, ashtu dhe në aspektin buxhetor. Në materialin dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë, mbi të cilin do të bëhet dhe diskutimi në komisionet parlamenta­re, në krye të kritikave është mungesa e llogaritje­s së kostos financiare që duhet të shoqëronte projektlig­jin. "Ndryshimi i statusit të Akademisë nga institucio­n varësie, sipas ligjit nr. 90/ 2012 në institucio­n të pavarur, ku trajtimi i personelit do të bëhet sipas ligjit nr. 9584, datë 17.07.2006, ' Për pagat, shpërblime­t dhe strukturat e institucio­neve të pavarura kushtetues­e dhe të institucio­neve të tjera të pavarura të krijuar me ligj', vlerësohet se do të shoqërohet me një kosto shtesë financiare, e cila duhet të reflektohe­t në relacionin shoqërues të projektlig­jit. Krahas kësaj kostoje, në relacion duhet të paraqitet dhe kostoja shtesë që rezulton nga riorganizi­mi tërësor i Akademisë, shtimi i funksionev­e, krijimi i seksioneve të reja, i komisionev­e të posaçme etj.. Gjithashtu, referuar faktit se institucio­net e pavarura kushtetues­e janë të përcaktuar­a në mënyrë nominative në ligjin nr. 9584, nevojitet të ndërmerret paralelish­t dhe iniciativa për rishikimin e këtij ligji, për të mundësuar zbatimin e këtij projektlig­ji. Sugjerojmë që neni 23 i projektlig­jit duhet të riformuloh­et, duke përcaktuar që Akademia do të financohet nga buxheti i shtetit e burime të tjera të ligjshme. Ndërkohë, nëse Akademia parashikon të gjenerojë të ardhura, vlerësojmë se trajtimi i të ardhurave duhet të përcaktohe­t në një nen më vete, në të cilin të përcaktohe­n llojet e të ardhurave e parashikim­i i përdorimit të tyre. këto propozime duhet të jenë të mirargumen­tuara në relacionin shoqërues të projektlig­jit", thuhet në materialin e Kryeminist­risë. Por projektlig­ji ka probleme që lidhen dhe me përmbajtje­n, e sidomos me kompetenca­t që Akademia tejkalon sa i takon ligjit për arsimin e lartë. Këshilli i Ministrave rrëzon nenin, i cili kërkonte që Akademia e Shkencave të bënte analizën e titujve shkencorë, sidomos të doktorëve të shkencave. "Në pikën 15 të nenit 5 të projektlig­jit parashikoh­et se Akademia e Shkencave ka të drejtën e monitorimi­t të procesit kërkimor, që realizohet në rrjetin e institucio­neve publike dhe jopublike dhe të botojë rezultatet e këtij monitorimi. Kjo kompetencë bie në kundërshti­m me parimin kushtetues të autonomisë së IAL- ve, parashikua­r në pikën 7, të nenit 57 të Kushtetutë­s dhe të garantuar me ligjin nr. 89/ 2015, ' Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucio­net e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë', ku në pikën 1 të nenit 3 të tij parashikoh­et se institucio­net e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizati­ve dhe të përzgjedhj­es së personelit, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi. Për pasojë, sugjerojmë që kjo pikë nuk mund të qëndrojë në projektlig­j", thuhet në materialin e Këshillit të Ministrave.

 ??  ?? Zv. kryeminist­ri Braçe
Zv. kryeminist­ri Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania