Panorama (Albania)

Gjinushi i përgjigjet Presidenti­t: Akademia do më propozojë sërish

-

Skënder Gjinushi tha dje si një reagim të parë ndaj vendimit të Presidenti­t Meta, se Akademia e Shkencave do të ribëjë sërish kërkesën për emërimin e tij, pasi nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen. "Akademia do të shprehë patjetër që procesi vetë është legjitim duke rikërkuar që të bëhet emërimi. Kjo është një gjë që mund dhe duhet ta bëjë dhe nuk është ligjore, por është shumë logjike për të rikonfirmu­ar, pasi është institucio­ni që ka bërë zgjedhjet. Akademia rishpreh atë që është legjitime, zgjedhjet janë bërë në mënyrë legjitime. Politika e mbrapshtë nuk do të çajë më që të ndërhyrë në aktiviteti­n e akademisë. Kam bërë një betim; kam ardhur këtu për të akademizua­r politikën dhe jo politizuar akademinë", tha ai. Skënder Gjinushi thotë se dekreti i Metës për ta refuzuar është nul dhe gjithçka, sipas tij, është personale, ndërsa akuzon se kreu i shtetit bëri hetim administra­tiv fshehurazi. "Presidenti na bën të ditur se paska bërë hetim administra­tiv. Takimi im me Presidenti­n është kërkuar nga unë. Hetimin e bën vetëm organi i ngarkuar me ligj, Gjykata. Presidenti bëri hetim, është bërë KQZ e Asamblesë së Akademisë së Shkencave. Por edhe procedurat janë ekstra. Kjo është letër, nuk është dekret. Letrën ia kam dërguar pas zgjedhjeve dhe të dytën para tri javëve. Nuk ka të drejtë të ndërmerrte hetim, është personale. Ky është hetim pa dije. Ai thotë bëra një hetim dhe konstatova shkelje. Ai akuzon të gjithë asamblenë se ka shkelur ligjin. Por nuk ka anulim zgjedhjesh, pasi kush do i anulojë. Ky është më nul se dekreti për zgjedhjet. Nëse atje kërkon të ndalojë zgjedhjet pa u bërë, këtu i quan të pabëra, por pa i thënë. Dekreti duhet të ishte, ' shpall të pavlefshme zgjedhjet', por nuk e ka të drejtë dhe nuk ka guxuar", tha Gjinushi.

 ?? Skënder Gjinushi ??
Skënder Gjinushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania