Panorama (Albania)

Vrau për hakun e vëllait, arrestohet 53- vjeçari

I arrestuari dhe një person tjetër qëlluan 12 herë Lulëzim Sherën

- LEONIDHA MUSAJ

Policia e Durrësit njoftoi dje arrestimin e Skënder Bakut, i dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda për vrasje për gjakmarrje.

Baku ishte në listën e personave më të kërkuar të publikuar disa muaj më parë nga Policia e Shtetit, ndërsa arrestimi i tij u krye në kuadër të operacioni­t të koduar "Revenge". "Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg për veprat penale ' Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpuni­m' dhe ' Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'. Ky shtetas, më datë 01.09.2013, në qytetin e Fushë- Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. Sh.", njoftoi dje Policia. Prokuroria për Krime të Rënda kishte kërkuar dënimin e tij me burgim të përjetshëm, ndërsa Baku përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua në përfundim nga Gjykata me 35 vite burg. Ngjarja, për të cilën është dënuar në mungesë, ka ndodhur në datë 1 shtator 2013 në rrugën kombëtare Fushë- Krujë- Laç.

HASMËRIA Nga hetimi ka rezultuar se në vitin 1992, viktima Lulëzim Shera, në atë kohë i dënuar për veprën penale të "shkaktimit të vetëvrasje­s", pas një konflikti në Burgun 313 ku ndodhej, ka vrarë me sende të forta shtetasin, vëllain e të pandehurit, shtetasin Arjan Baku. Për këtë vepër penale, viktima Lulëzim Shera, në atë kohë, u dënua me 20 vite burgim dhe doli nga burgu në vitin 2010. Gjatë kohës që Lulëzim Shera ishte në burg, familjarë të tij kishin kërkuar pajtim me familjen Shera, gjë e cila nuk u është pranuar asnjëherë. Pas daljes nga burgu, Lulëzim Shera punonte si transportu­es buke nga Fushë- Kruja për në fshatin Nikël.

NGJARJA Në datën 1 shtator 2013, në orën 06: 00 të mëngjesit, viktima, së bashku me një mikun e tij, gjendeshin në një dyqan në Fushë- Krujë. Sipas Prokuroris­ë, shoqëruesi i tij kishte qëndruar në automjet, ndërsa viktima ka hyrë në dyqan për të bërë furnizimin. Në atë moment, pas tij janë afruar dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur me kallashnik­ov, i cili e ka thirrur viktimën dhe sapo Lulëzim Shera është kthyer për të parë personat që e kërkuan, ndaj tij është qëlluar me breshëri plumbash, 12 prej të cilëve e kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me.

ARRATISJA Menjëherë pas krimit, dy personat që kanë marrë pjesë në vrasjen e Sherës janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Nga hetimi, u arrit të zbulohej të paktën një prej autorëve, pikërisht shtetasi Skënder Baku, i dënuar nga të dyja shkallët e gjyqësori me 35 vite burg në mungesë. Sipas Prokuroris­ë, është provuar se ky shtetas nuk ka qëlluar kundër viktimës, por ka marrë të gjitha masat, si edhe ka pasur arsyen për të vrarë shtetasin Lulëzim Shera, për hakmarrje për vrasjen e të vëllait të tij, në vitin 1992. Ndërkohë, në atë kohë, Prokuroria bënte të ditur se deri në atë fazë të hetimit, nuk ishte arritur të evidentohe­j se cili ishte bashkëpunë­tori i të pandehurit Baku në këtë krim.

 ??  ?? I arrestuari, Skënder Baku
I arrestuari, Skënder Baku
 ??  ?? Skënder Baku gjatë arrestimit
Skënder Baku gjatë arrestimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania