Panorama (Albania)

LEJA NGA BURGU

- SENAD NIKSHIQI

Në njoftimin e saj, Policia bën të ditur se shtetasi Artan Koçeku, i cili ka përfituar leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013 për veprën penale "Vjedhja me armë", nuk u paraqit në vendin e vuajtjes së dënimit në ditën e caktuar. Gjatë kësaj kohe, më datë 17 dhjetor 2017, ky person ka vrarë me armë zjarri shtetasin Angjelin Shkambi, 35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër. I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë dhe gjatë ndjekjes nga Policia ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj i Ri dhe ka mundur të largohet.

Policia e Shkodrës arrestoi dje shtetasin e shumëkërku­ar Artan Koçeku, i dyshuar si autor i vrasjes së Angjelin Shkambit, ngjarje e ndodhur në Shkodër në fund të vitit 2017.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shkodrës deklaroi se ka finalizuar me sukses operacioni­n e koduar "Iron Hand", duke kapur dhe ndaluar një person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje, i cili qarkullont­e me armë zjarri me fishek në fole, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17 dhjetor 2017, ku ka mbetur i vrarë shtetasi Angjelin Shkambi. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, falë informacio­neve të marra në rrugë operative u arrit arrestimi i Artan Koçekut, 29 vjeç, banues në fshatin Pog. Sipas Policisë, ky person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme "Shqiponja", ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizu­ar dhe shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg". Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë me fishek në fole dhe një krehër me fishekë, që i përkiste një arme tjetër pistolete. Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person ka qenë edhe shtetasi Rr. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit". Vrasja e 35- vjeçarit Angjelin Shkambi ndodhi në varrezat e Stom- Golemit në Shkodër, rreth orës 11: 00 të 17 dhjetorit 2017. Sipas Policisë Vendore të Shkodrës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për shkak të një borxhi prej rreth 30 mijë eurosh, që autori i dyshuar Artan Koçeku i ka pasur viktimës Angjelin Shkambi. Autori ka pasur një komunikim me telefon me viktimën përpara se të ndodhte ngjarja dhe të dy bashkë janë takuar te varrezat e Stom Golemit për t'u sqaruar mes njëri- tjetrit.

I SHPETOI POLICISE NE 2018 Policia e Shkodrës në orët e mëngjesit të 15 tetorit 2018ës ka gjetur në fshatin Shtoj i Ri, në Njësinë Rrethina, në afërsi të shinave të trenit një fuoristrad­ë, e cila ishte gjuajtur me një breshëri plumbash dhe është lënë e braktisur. Brenda fuoristrad­ës forcat e Policisë kanë gjetur edhe njolla gjaku. Ajo që u dyshua fillimisht ishte se një person që ka qenë brenda makinës është plagosur. Në atë kohë nuk kishte asnjë lloj informacio­ni se ku ndodhej ai shtetas dhe se kush ishte plagosur, të paktën zyrtarisht nga Policia. Megjithatë, sipas burimeve nga vendngjarj­a, por edhe burime policore kishte një dyshim se bëhej fjalë për një person problemati­k, i cili dyshohet se ka qenë brenda fuoristrad­ës në momentin kur është qëlluar ndaj tij. Forcat e Policisë kanë shoqëruar shumë persona në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa po ashtu u morën në pyetje shumë të tjerë për të hedhur më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur. Një prej të dyshuarve kryesorë, por jo i vetëm, sipas burimeve nga vendngjarj­a dhe Policisë ishte shtetasi Artan Koçeku. Ky i fundit, person i shpallur në kërkim që në dhjetorin e 2017- ës si autor i dyshuar për vrasjen e shtetasit Angjelin Shkambi, ngjarje e ndodhur te varrezat e Stom Golemit. Kjo vrasje dyshohet nga Policia se erdhi pas një borxhi mes viktimës dhe autorit për pazare droge. Fuoristrad­a, e cila është qëlluar me breshëri plumbash natën e 14 tetorit të këtij viti rezulton se kishte targa të vjedhura dhe të mbivendosu­ra. Në Spitalin Rajonal të Shkodrës, sipas burimeve, natën e 14 tetorit 2018 nuk ka shkuar asnjë person i plagosur me armë. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një rrugë dytësore që nuk ka qarkullim të shpeshtë dhe larg vëmendjes së njerëzve, detaje këto që e vështirësu­an punën e efektivëve. Deri më tani, kjo ngjarje nuk u bë e ditur nga Policia e Shkodrës në njoftimet e saj, ndryshe nga rastet e tjera. Policia hetoi për të zbardhur të plotë këtë ngjarje mbi autorët që kanë qëlluar fuoristrad­ën dhe për të gjetur nëse personi i plagosur ka qenë i dyshuari Artan Koçeku apo ndonjë tjetër. Në vendngjarj­e ishin disa pjesë të shiritit të Policisë, që ka rrethuar zonën ku ka ndodhur ngjarja apo edhe dorezat e ekspertëve të grupit hetimor. Po ashtu është arritur që të sigurohet edhe një foto e fuoristrad­ës së qëlluar me breshëri plumbash. Bëhet fjalë për një mjet ngjyrë e kuqe, ndërsa nga pozicioni ku është bërë fotografia nuk dallohen targat e makinës tip fuoristrad­ë. Pas ekspertizë­s së bërë me gjurmët e gishtave rezultoi se në atë fouristrad­ë ka qenë pikërisht shtetasi Artan Koçeku.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania